Tiranë - Operacion antidrogë i koduar “Argjinatura”.

Tiranë - Operacion antidrogë i koduar “Argjinatura”.WhatsApp Image 2018-10-12 at 09.14.32

Arrestohen në flagrancë tre shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohet lëndë narkotike, armë zjarri, municion luftarak, automjet dhe aparate celular.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Argjinatura”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

- Sh.J., 23 vjeç, banues në Tiranë.

- H.K., 18 vjeç, banues në Tiranë.

- B.H., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:

- E.M., 32 vjeç, banues në Tapizë.

Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se merreshin me aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike. Këta shtetas janë konstatuar në rrugën “Berisha”, ku shtetasit E.M., dhe Sh.J., ndodheshin brenda mjetit tip “Mercedez Benz”, ndërsa shtetasit H.K., dhe B.H., jashtë mjetit. Në momentin që këta shtetas kanë konstatuar shërbimet e Policisë shtetasi E.M., ka arritur të largohet me vrap, ndërsa tre të tjerët janë kapur në flagrancë ku dhe gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën e bagazhit të mjetit është gjetur një qese brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike, armë zjarri dhe municion luftarak.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- 1 kg e 36 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa

- armë zjarri automatik

- 3 krehra metalik arme zjarri

- 442 fishekë arme zjarri Model 56

- 129 fishekë arme zjarri Model 54

- automjet Mercedez Benz

- 3 aparat celularë

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuara nga neni 283/2 d i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4