Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 12 Tetor 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 29 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 7 drejtues mjetesh.

4 persona për Narkotikët


1 person për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"

10 persona në kërkim

2 persona për veprën penale "Krime ndaj personit"

1 person për veprën penale "Kanosja"


1 person për veprën penale "Vjedhja"

2 persona për veprën penale "Dhunë në familje"

1 person për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".
 

Gjithashtu janë sekuestruar:
disa doza si dhe 1 kg e 36 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa,
2 armë zjarri, 3 krehra, 881 fishekë, 2 kallëpe lëndë plasëse TNT, 3 kapsolla elektrodetonatore, 1 granatë difensive, 
1 armë e ftohtë ( 1 thikë).

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 74 persona.
 
Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:

1- Tiranë - Operacion antidrogë i koduar “Argjinatura”.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim.
Sekuestrohet lëndë narkotike, armë zjarri, municion luftarak, automjet dhe aparate celularë.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6