Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 12 Tetor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen I.D., vjeçe 68, banuese në fshatin Mnik. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.B., vjeç 18, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e mitur I.N., vjeç 15, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Tiranë - Operacion antidrogë i koduar “Argjinatura”.
Arrestohen në flagrancë tre shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim.
Sekuestrohet lëndë narkotike, armë zjarri, municion luftarak, automjet dhe aparate celularë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Argjinatura”, arrestuan në flagrancë shtetasit:
- Sh.J., 23 vjeç, banues në Tiranë.
- H.K., 18 vjeç, banues në Tiranë.
- B.H., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:
- E.M., 32 vjeç, banues në Tapizë.
Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se merreshin me aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike. Këta shtetas janë konstatuar në rrugën “Berisha”, ku shtetasit E.M., dhe Sh.J., ndodheshin brenda mjetit tip “Mercedez Benz”, ndërsa shtetasit H.K., dhe B.H., jashtë mjetit. Në momentin që këta shtetas kanë konstatuar shërbimet e Policisë shtetasi E.M., ka arritur të largohet me vrap, ndërsa tre të tjerët janë kapur në flagrancë ku dhe gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën e bagazhit të mjetit është gjetur një qese brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike, armë zjarri dhe municion luftarak.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- 1 kg e 36 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa
- armë zjarri automatik
- 3 krehra metalik arme zjarri
- 442 fishekë arme zjarri Model 56
- 129 fishekë arme zjarri Model 54
- automjet Mercedez Benz
- 3 aparate celularë
Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuara nga neni 283/2 d i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Tiranë
Ndihmon tre shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare, arrestohet 24 - vjeçari.
Procedohen në gjendje të lirë dhe tre shtetasit e huaj pakistanez për veprën penale “Kalim të paligjshëm të kufirit”.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasin :
- A.V., 24 vjeç, banues në Gjirokastër.
Ky shtetas në rrugën “Babë Rexha” u kap në flagrancë nga shërbimet e forcës “Shqiponja” duke transportuar 3 shtetas të huaj pakistanez (Z.K., S.Sh., dhe D.I.,) të cilët i kishte ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare.
Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit” shtetasit e huaj pakistanez:
- Z.K., 33 vjeç
- S.Sh., 22 vjeç
- D.I., 20 vjeç ( të tre banues në Pakistan).
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 11.10.2018, shtetasi R.D., vjeç 19, banues në Tiranë, kallëzon se një person i panjohur ka tërhequr dhe përvetësuar shumë montetare të cilën ia kishte dërguar i vëllai. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 143 e 186 të Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shakallës së Parë Tiranë, për shtetasin P.S., vjeç 48, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shakallës së Parë Tiranë, për shtetasin N.L., vjeç 29, banues në Tiranë. Nenet 135, 143 dhe 180 të Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, N.T., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M.Ç., vjeçe 50, banuese në Tiranë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.A., vjeç 04.03.1952, banues në Tiranë, pasi në Sauk, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Gj.Ll., vjeç 57, banues në Tiranë, pasi në rrugën”Mikel Maruli”, duke drejtuar motorin tip “Piaggo”, ka humbur kontrollin, për pasojë është rrëzuar, e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.H., vjeç 55, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Isuf Uka”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin motorkarro tip “Shifeng”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.M., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi në Rinas, duke drejtuar mjetin tip”Benz”, është përplasur me mjetin tip ”Volksvagen”, me drejtues P.H., vjeç 27, banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe pasagjerët, shtetasit M.F., K.H., U.D., dhe A.L., banues në Lezhë, Tiranë e Shkodër, të cilët pas mjekimit në spital u larguan në banesa. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Sektori për hetimin e krimeve të rënda

Durrës
Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen e personave në kërkim.
Policia lokale ndalon dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim.
Njëri prej shtetasve të ndaluar dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 23.09.2018 në fshatin Armath, Manëz.
Shtetasi tjetër dyshohet si një nga autorët për ngjarjen e ndodhur më datë 25.08.2018, i cili në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë (të arrestuar) kanë tentuar të vrasin një 20-vjeçar.
Efektivet për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat Operacionale, në zbatim të planit për kapjen e personave në kërkim kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasve:
• A.K., 32 vjeç, banues në Armatë, Manëz;
• J.D. 17 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi A.K., dyshohet se më datë 23.09.2018 në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A.K., ( i ndaluar) dhe më babin e tij, shtetasin M.K., (shpallur në kërkim) për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K.
Ndërkohë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Nr. 377 Dt.01.10.2018 ka vendosur në ngarkim të shtetasit J.D. masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale " Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim" mbetur në tentativë dhe " Prodhimi, mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta"parashikuar në nenet 78/1, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.
Shtetasi J.D. më datë 25.08.2018, në lagjen Nr.15, Durrës për motive të dobëta, në bashkëpunim me shtetasit N.P., dhe B.D., (babai i shtetasit J.D.), të dy të arrestuar kanë tentuar të vrasin duke e goditur disa herë me thikë në trup shtetasin D.D., 20 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.V., vjeç 51, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 6, Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dyang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.H., vjeç 52 e 20, banues në fshatin Armath e Shkallë, pasi në rrugën Gjiri Lalëzit-Manzë, A.M., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, para xhamisë, është përplasur me motorin tip “Lonçin” pa targë që drejtohej në gjendje të dehur nga E.H., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.B., vjeç, 44, banues në Durrës, pasi në rrugën “Egnatia” duke ecur me mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, ka goditur mjetin e parkuar tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 11.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H., vjeç 34, banues në Librazhd, pasi në fshatin Dopaj, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.A., vjeç 50, banues në fshatin Kotodesh, Librazhd, pasi në fshatin Rrajcë Fushë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin I.L., vjeç 42, banues në Poliçan. Nenet 186, 180 dhe 170/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni për narkotikët

Mallakastër
Operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Policia e Mallakastrës dhe DVP Fier të mbështetur nga FNSH, kanë bërë kontrolle të befasishme në lokale e akse rrugor për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Si rezultat i kontrolleve policia kap dhe ndalon dy të kërkuar.
Po si rezultat i kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim 8 shtetas me precedentë penalë në fushën e krimeve ndaj jetës e pronës.
Në vijim të zbatimit të planit të masave për "Kapjen e personave në kërkim dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale", policia e Mallakastrës e mbështetur nga FNSH kanë bërë të mundur kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.
Konkretisht u ndaluan shtetasit:
-F.M., 26 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier për veprën penale "Tentativë vrasje", për të cilën Gjykata e ka dënuar me 6 vite burgim.
Në datën 20.08.2016, në fshatin Kutë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasi me armë zjarri shtetasin T.A, 40 vjeç.

-M.S., 65 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas u ndalua për llogari të DVP Gjirokastër pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike", për të cilën Gjykata ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg".

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin E.B., vjeç 24, banues në Fier, pasi në lagjen “Mbrostar Ferko“, nga kontrolli në mjetin tip “Benz”, iu gjetën e bllokuan 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin H.Sh., vjeç 47, banues në Vlorë. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:
A.S., 47 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë aksin rrugor të Lungomares, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip "Ford" në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër tip "Ford" dhe si pasojë ka mbetur e dëmtuar pasagjerja që ndodhej në mjetin e fundit, M.M., 20 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Th.B., vjeç 67, banues në fshatin Qesarat. Neni 248 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni për narkotikët

Kurbin
Sekuestrohen drogë, lëndë plasëse, municione luftarake si edhe një sërë materialesh e vegla pune të ndryshme, si prova që dokumentojnë autorësinë e një sërë vjedhjesh të ndodhura.
Në pranga poseduesi i tyre
Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në lokale, akse rrugore dhe ambiente të ndryshme.
Kontrollet, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, si dhe zbardhjen e dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme.
Gjatë kontrolleve, janë shoqëruar në ambientet e policisë për verifikim 10 persona, kryesisht me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, në banesën dhe magazinën e lokalit në pronësi të shtetasit Z.M., 34 vjeç, banues në Fushë -Mamurras në Kurbin, i cili u arrestua në flagrancë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- 2 kallpë lëndë plasëse TNT
- 3 kapsolla elektrodetonatore
- 1 granatë difensive
- 310 fishekë model 56
- 130 gr. lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë
- 1 mjet me targa që i përkasin një mjeti tjetër
- 20 celularë dhe 3 numra telefoni
- 20 vegla pune të ndryshme (motosharra, pompa uji, saldatriçe, gur fresibël etj.)
- 13 pajisje elektronike (laptop, magnetofon, 6 aparate fotografike digitale etj)
- 6 pajisje elektroshtëpiake ( televizor, hekura, pajisje vakumi etj.)
- 3 kuti me aksesorë të ndryshëm (kaçavida, çelësa)
- pajisje makinash (3 çelësa automjetesh , aparate navigatore, aparate për karikim baterish) etj.
Këto materiale dyshohen të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale e vjedhjes së banesave, magazinave, serviseve etj, të ndodhura në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Kurbin, për të cilat po punohet për dokumentimin ligjor të tyre.
Kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Lezhës, me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë.
Policia e Lezhës, falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen, si dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të ligjit, duke u garantuar ruajtjen e anonimatit si dhe një reagim në kohë të Policisë.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 11.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H., vjeç 47, banues në Ishull Shëngjin, pasi në rrugën dytësore Ishull Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni për narkotikët

Më datë 11.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.M., vjeç 26, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Tom Kola”, duke udhëtuar si pasagjer me mjetin tip “Benz”, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 9 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasit V.U., dhe A.M., vjeç 17 e 18, banues në fshatin Maqellar, pasi më datë 10.10.2018, në fshatin Kllobçisht, në kufirin e gjelbër u kapën duke kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Dibër
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në D.V.P.Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:A.M.,dhe R.M., për veprën penale parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Komisariati Policisë Mat

Seksioni për krimet e rënda
Mat
Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Shëlli, ku humbën jetën 3 shtetas dhe u plagos një tjetër
Kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes.
Sekuestrohet arma e krimit automatik
Më datë 11.10.2018 rreth orës 14.00, Policia e Komisariati Mat ka marrë njoftim se në fshatin Shëlli , Njësia Administrative Macukull ka të shtëna me armë.
Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes ku në përfundim të hetimeve rezultoi se:
Shtetasi K. K, 54 vjeç, banues në fshatin Shëlli- Mat, në lokalin e shtetasit Q.K, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasit;
M.H, 36 vjeç, (shofer fadrome) banues në fshatin Burgajet Mat, si dhe ka plagosur rëndë e më pas kanë humbur jetën në spital në Tiranë shtetasit:
E.A , 49 vjeç, banues në Burrel (shofer kamionçine)
H. B, 43 vjeç, banues në fshatin Shëlli Mat . (banor fshati)
Dhe është plagosur rëndë shtetasi A.H, 40 vjeç, banues në fshatin Burgajet të rrethit Mat.
Në vendin e ngjarjes grupi hetimor sekuestroi armën e krimit tip automatik.
Nga veprimet proceduriale të kryera ka rezultuar se shtetasi K.K, ka qenë ne lokalin e fshatit Shëlli dhe në këtë kohë kanë ardhur punonjësit e Bashkisë të cilët po punonin në një rrugë fshati , ku janë ulur për të ngrenë drekë në lokalin e fshatit .
Në këtë moment shtetasi K.K., në gjendje të dehur ka debatuar me punonjësit dhe ju ka thënë se përse nuk vini dhe më shtroni rrugën afër shtëpisë time.
Më pas autori është larguar në drejtim të banesës së tij ku ka marrë armën e zjarrit dhe pasi është afruar tek lokali ka qëlluar punonjësit të cilët po konsumonin drekë.
Pas krimit të kryer autori është larguar drejt pyllit të fshatit Burgajet, ku falë një pune të mirëorganizuar nga Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P.Dibër, si rezultat i ndjekjeve të pandërprera, brenda 1 ore, kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar K.K.
Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë Mat për hetime të mëtejshme për nenet 97, 278/1 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 11.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.J., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi ka shkelur urdhrin e Gjykatës, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes O.J., vjeçe 34, banuese në Tiranë, me arsim 16 klasë, e punësuar, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojte. Nenet 130/a e 321 të Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, në rrugën “Selim Brahja”, shtetasit I.Xh., dhe R.B., vjeç 51 e 32, banues në Sauk, kanë goditur me grusht njëri-tjetrin, ku për pasojë është dëmtuar R.B., i cili nuk ka pranuar të bëjë kallëzim. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen B.N., vjeçe 48, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Bilal Xhaferri”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J.S., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi tek ish-fusha e Aviacionit, nga kontrolli në mjetin tip “Smart”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë). Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, në banesë, shtetasi M.J., vjeç 29, ka konsumuar medikamente mjekësore me shumicë, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.B., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Llazar Pulluqi”, në banesë, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.Z., vjeçe 43, banuese në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, më datë 10.10.2018, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shakallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.P., vjeç 25, banues në Paskuqan, i dënuar për veprën penale “Mashtrimi”, i cili ndodhet i arrestuar në IEVP Tiranë. Nenet 143/2 e 186/1 të Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, shtetasi F.D., vjeç 63, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Ibrahim Rrugova”, ka patur debat verbal, me shtetasin A.H., vjeç 47, banues në Tiranë. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.B., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, ka goditur me grusht shtetasin R.R., vjeç 27, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Punohet për shoqërimin e E.B. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.T., vjeç 48, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Siri Kodra”, ka vjedhur banesën e shtetasit M.W., vjeç 38. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shakallës së Parë Tiranë, për shtetasit P.F., dhe Xh.F., vjeç 46 e 51, banues në fshatin Zall Bastar. Neni 206/2 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, shtetësia E.U., vjeçe  35, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 10.08.2018, i është larguar nga banesa vajza e mitur A.U., vjeçe 15. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Tiranë
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme ku e mitura K.B., 13 vjeçe ndërroi jetë në spital.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor rezulton se e mitura K.B., dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e gjahut me të cilën e mitura dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e djeshme ku shtetasja K.B., 13 vjeçe është shoqëruar për ndihmë mjekësore në spital nga i ati i saj, shtetasi Xh.B., ku dhe më pas ndërroi jetë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale (këqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve), ka rezultuar se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xh.B., dispononte leje.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 11.10.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.Sh., vjeç 53, banues në Babrru, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka bërë revokimin e pezullimit të dënimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe ka lënë në fuqi vuajtjen e dënimit me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Dh.K., vjeçe 37, banues në fshatin Qerekë, pasi në banesë, vjehrri, A.K., vjeç 74, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.C., dhe E.Ç., vjeç 30 e 34, banues në Kamëz e Burrel. Nenet 277 e 275 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 11.10.2018, gjatë natës, në rrugën “Kasëm Shima”, shtetases E.O., vjeçe 34, i kanë vjedhur mjetin tip “Volksvagen”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe punohet për kapjen e shtetasit D.C., vjeç 64, banues në Tiranë. Neni 149/a i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, shtetasi A.H., vjeç 33, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Teodor Keko”, po kryheshin punime pa leje, ku këto punime ishin për sistemimin e kabujve elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.C., vjeç 40, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Tiranë
Dëmton me mjet prerës në trup 30-vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen.
Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.
Shërbimet e Policisë identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin:
- M.S., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin H.H., 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital.
Po punohet intensivisht për kapjen e tij.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 11.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.M., vjeçe 46, banuese në fshatin Lekaj, pasi bashkëshorti, R.M., vjeç 52, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën Shkallës së Parë Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 11.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.K., vjeçe 31, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti, shtetasi V.A., vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.10.2018, u kap shtetasi në kërkim A.S., vjeç 21,banues në Sukth, për veprën penale të vjedhjes dhe do të ndiqet në gjendje të lirë. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 11, pranë banesës, shtetasit A.M., vjeç 49, në mjetin tip “Benz”, i kanë thyer xhamin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Durrës, për shtetasin F.O., vjeç 34, banues në Fier, pasi më datë 10.10.2018, ka goditur me sende të forta shtetasin Y.N., vjeç 42, banues në Kukës. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Durrës,  për vlerësim, për shtetasin E.H., vjeç 38, banues në Durrës, pasi dyshohet se në ka shqetësuar shtetasen K.M., vjeçe 29, banuese në Durrës, e cila ka bërë kallëzim në polici.

Më datë 11.10.2018, gjatë natës në lagjen nr. 14, në rrugën “Lasgush Poradeci”, kanë vjedhur disa matës të ujit të pijshëm. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.10..2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Z.Ç., vjeç 45, banues në Durrës. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 15, shtetasit H.H., vjeç 51, i kanë vjedhur në banesë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, shtetases V.F., vjeçe 50, banues në fshatin Shënavlashs, i kanë vjedhur portofolin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më  datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, si dhe punohet për kapjen e shtetasit E.D., vjeç 16, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.10.2018, në Porto Romano, shtetasit A.K., vjeç 44, i kanë vjedhur disa litra naftë në kamionin tip “Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 11.10.2018, gjatë natës, në fshatin Arameras, para banesës, shtetasit N.T., vjeç 32, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Durrës, për shtetasit E.T., dhe I.K., vjeç 16 e 15, banues në fshatin Rreth Shijak. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit R.F., dhe L.Ç., vjeç 64 e 44, banues në fshatin Funar, pasi në fshatin Mollagjesh, kanë pushtuar tokën e shtetasit Xh.Ç., vjeç 63, banues në Elbasan. Neni 200 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Plagosja”, më datë 11.10.2018, u kap shtetasi në kërkim A.T., vjeç 40, banues në Elbasan. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik

Në vijim të komunikatave, që bëjnë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 11.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ll., vjeç 35, banues në fshatin Rrenas. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 10.10.2018, shtetasi G.L., vjeç 53, banues në Korçë, kallëzon se, në lagjen nr.10, i kanë vjedhur biçikletën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, shtetasi R.M., vjeç 39, banuese në Korçë, ka bërë kallëzim, në lagjen nr. 8, Korçë, i është vjedhur telefoni. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin L.K., vjeç 47, banues në Korçë, pasi i ka vjedhur një sasi lekësh, shtetasit E.Q., vjeç 25, banues në fshatin Lozhan. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases:
Sh.B., 48 vjeçe, banuese në fshatin Kamenicë-Korçë.
Arrestimi i saj u bë pasi, në Kamenicë, kjo shtetase për motive të dobëta, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit të saj, shtetases F.B., 23 vjeçe, si edhe ka dëmtuar derën e një dhome të banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 130/a dhe 150 të Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë,  për shtetasen A.K., vjeçe 54, banuese në Korçë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 10.10.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin A.D., vjeç 45, banues në fshatin Melçan, pasi më 07.10.2018, në këtë fshat, ka goditur me mjete të forta, shtetasin J.Z., vjeç 25, banues në fshatin Vloçisht. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 11.10.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasen H.K., vjeçe 57, banuese në fshatin Lin, pasi në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin Y.H., vjeç 53, banues në Uznovë, pasi në Uznovë, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 11.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen N.Xh., vjeçe 71, banuese në Fier, pasi nusja e djalit, S.Xh., vjeçe 37, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasen N.H., vjeçe 32, banuese në Fier. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen S.H., vjeçe 57, banues në fshatin Shënpjetër, pasi bashkëshorti, shtetasi S.H., vjeç 62, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.A., vjeç 51, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Kushtrimi”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua i dëmtuar matësi i energjisë elektrike. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, në Selenicë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit D.R., vjeç 42. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen S.M., vjeçe 36, banuese në  Vlorë,  pasi ish-bashkëshorti, shtetasi B.M., vjeç 39, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj  sajë  Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Komisariati i Policisë Himarë

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit E.B., R.H., dhe E.Z., vjeç 36, 32 e 27, banues në Himarë e Vlorë. Nenet 199/a e 248 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 11.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen G.B., vjeçe 69, banuese në fshatin Gjashtë, pasi djali, E.B., vjeç 36, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Memaliaj
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- K.S., 20 vjeç, banues në Memaliaj, pasi me armë të ftohtë, thikë ka kanosur, goditur e dëmtuar lehtë në trup shtetasin K.D., si dhe ka prishur rendin e qetësinë publike.
- K.D., 22 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka goditur me sende të forta  shtetasin K.S., si dhe i ka thyer xhamin e parë të automjetit në pronësi të këtij shtetasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nenet 84, 90, 274, 279, 89 dhe 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasit Gj.Xh. (Gj.), vjeç 50, banues në Mirditë, pasi u kap nga punonjësit e agjencisë pyjore Lezhë, me mjetin furgon duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacion, si dhe ka kundërshtuar duke i goditur me sende te forta punonjësit që e kanë kapur. Nenet 237, 88, 205 dhe 180 të Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin P.D., vjeç 40, banues në Lezhë, pasi në lagjen “Besëlidhja”, para lokalit në pronësi, është konstatuar një ndërtim i ri, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin A.Ll., vjeç 46, banues në fshatin Delbnisht, pasi në këtë fshat, në lokal, u kap duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit, pa licencë. Në cilësinë e provës materiale u bllokua 1 pajisje elektronike. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin E.H., vjeç 28, banues  Milot. Neni 280 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin E.(A.) P., vjeç 35, banues në fshatin Ndërfushas, pasi në këtë fshat, ka kanosur me fjalë, shtetasin R.Gj., vjeç 33, banues në Ndërfushas. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin A.Ll., vjeç 26, banues në Durrës. Neni 118 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin N.Q., vjeç 59, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Tre Heronjtë”, gjatë rikonstruksionit të banesës, ka hapur një derë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasit M.K., dhe M.M., vjeç 26 e 30, banues në Vau i Dejës e Shkodër, pasi kanë kundërshtuar për shkak të detyrës, punonjësit e policisë të rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.A., vjeç 54, banues në fshatin Trush, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin J.T., vjeç 79, banues në fshatin Trush Shkodër, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin I.P., vjeç 68, banues në fshatin Vukatanë, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin Sh.R., vjeç 49, banues në fshatin Melgushë, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin I.G., vjeç 49, banues në fshatin Barbullush, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin F.R., vjeç 75, banues në fshatin Melgushë, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasit E.L., dhe E.L., vjeç 32 e 25, banues në fshatin Mali Jushit, pasi në fshatin Rranxa, kanë fyer e goditur me sende të forta, shtetasin A.L., vjeç 33, banues në Lezhë. Nenet 90 e 119 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin Rr.D., vjeç 62, banues në Shkodër. Neni 324/a i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen K.B., vjeçe 32, banuese në fshatin Vermosh. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 11.10.2018, u referuan  materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për ngjarje aksidentale, pasi më datë 10.10.2018, në lagjen nr.4, e mitura E.T., vjeçe 8, banuese në Kukës, duke luajtur në banesë, është rrëzuar e dëmtuar e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Komisariati i Policisë Tropojë

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e arëve luftarake dhe municionit”, më datë 11.10.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, S.Rr., vjeç 24, banues në fshatin Rragam. Neni 278 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 12.10.2018, në lagjen “Dardania”, para banesës, është djegur pjesërisht mjeti tip “Benz”, i shtetasit R.Gj., vjeç 47. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 11.10.2018, shtetasi Sh.P., vjeç  55, banues  në fshatin Lashkizë, kallëzon se më datë 10.11.2018, në këtë fshat, në stan i kanë vjedhur armën e gjahut tip “Teke”. Po punohet për identifikimin  dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin L.L., vjeç 56, banues në fshatin Brest i Poshtëm, pasi pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin B.C., vjeç 51, banues në fshatin Brest i Poshtëm, pasi pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.10.2018, në fshatin Lashkizë, në banesë, shtetasit Sh.H., vjeç 92, i kanë vjedhur armën e gjahut tip “Teke”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë

Më datë 11.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga Suedia, M.A.,  vjeç 20, banues në Shkodër, pasi në Qershor 2018, në afërsi të PKK Muriqan, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjëshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 11.10.2018, në SPK Morinë, në dalje u kap shtetasi në kërkim, P.T., vjeç 47, banues në Kurcaj Krujë, për llogari të DVP Vlorë.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4