Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 22 Tetor 2018


Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përgjatë orëve të fundit një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”.
Forcat policore, RENEA, FNSH, ato operacionale në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë kanë ushtruar kontrolle në qytetet Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë.
Gjatë këtij Mega Operacioni janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.
Procedimi për këtë operacion ka nisur pas një referimi të Policisë së Shtetit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Gjatë kësaj periudhe, veçanërisht me intensitet në muajt e fundit, për dokumentimin e kësaj dosjeje, janë përdorur metoda speciale të hetimit. Në këtë procedim penal janë me mijëra orë përgjime, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe me shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodencë me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit.
Goditja e kësaj veprimtarie kriminale është bërë në periudha të ndryshme, duke u finalizuar këtë fundjavë.
Në goditjen finale morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale.
Në datë 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit M. Sh., në fshatin Brenogë, Has, ku u gjetën prekursorë për prodhimin e lëndës narkotike.
Të arrestuar në flagrancë janë 5 shtetas për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Trafikim i narkotikëve”, "Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale:
1. V. B., 57 vjeç
2. F. Ç., 48 vjeç
3. Xh. Sh., 48 vjeç
4. M. Sh., 76 vjeç
5. A. Sh., 42 vjeç
U shpallën në kërkim 4 persona: 2 shtetas turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar.
Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, janë ekzekutuar vendime penale në disa qytete, si dhe janë ushtruar rreth 100 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera.
Të arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale janë 19 persona:
1. J. K., alias J. A., me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
2. Sh. A., me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
3. D. Ll., nga Shijaku;
4. F. Ll., nga Shijaku;
5. H. S., nga Shijaku;
6. P. K., alias A. K., nga Delvina;
7. I. P., nga Fieri;
8. E. Sh., nga Tirana;
9. A. S., nga Tirana;
10. A. B., alias A., S., me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
11. A. A., me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. S. Gj., nga Shijaku;
13. Gj. N., alias Xh., me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
14. E. M., me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
15. S. S., nga Fieri;
16. O. J., alias A. E., me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
17. E. B., nga Elbasani;
18. E. G., nga Shkodra.
19. A. B., nga Elbasani.
Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S.
Në kuadër të këtij Mega Operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:
1. A. Gj., nga Tirana;
2. J. A., nga Saranda;
3. B. K., nga Lushnja.
Ndërkohë në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më herët edhe 12 persona për vepra të ndryshme penale që lidhen me fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan:
• 3 pistoleta;
•3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;
• 1 shotgan;
• presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;
• peshore elektronike;
• sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;
• 13 mjete, njëri i blinduar;
• sasi e konsiderueshme parash;
• rreth 75 telefona celularë.
Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.
Ne i sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 21.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.H., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.H., dhe O.S., vjeç 25, 28, e 20, banues në Tiranë. Nenet 186/2 e 189 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 21.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.M., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Konferenca Pezës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 21.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.D., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ded Gjoluli”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 21.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Th.K., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 21.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetësia A.K., vjeçe 26, banuese në Tiranë, pasi rrugën “Endri Keko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”.

Më datë 21.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.N., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Endri Keko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Toyota”.

Më datë 21.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.H., vjeç 58, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi” u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yinxang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 21.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.A., vjeç 35, banues në fshatin Vishnje, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 21.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.C., vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në Kamëz, në “Bulevardin Blu”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me murin e një dyqani, për pasojë janë aksidentuar këmbësorët F.Gj., dhe H.Gj., vjeç 48 e 16, banues në Kamëz, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 21.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.B., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën e Elbasanit, tek “Ura e Farkës”, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me mjetin tip “Benz” të drejtuar nga shtetësia M.C., vjeçe 32, banuese në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe pasagjerët, D.B., M.S., H.C., E.C., dhe M.S., vjeç 30, 62, 52, 27 e 29, të cilët pas mjekimit në spital, janë larguar në banesa. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për narkotikët

Më datë 21.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.H., vjeç 22, banues në Durrës. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 21.10.2018, u ndalua shtetasi në kërkim M.N., vjeç 38, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Neni 297 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 21.10.2018, u arrestua  në flagrancë shtetasi A.A., vjeç 20, banues në Durrës, pasi në rrugën ”Mujo Ulqinaku”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip ”Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 21.10.2108, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Rr., vjeç 20, banues në  fshatin Zezë, Krujë, pasi në rrugën nacionale, tek “Kryqëzimi i Niklës”, duke drejtuar mjetin  “Benz”, është përplasur me motorin tip “Skuter”, me drejtues shtetasin G.K., vjeç 67, banues në Durrës, për pasojë është aksidentuar drejtuesi motorit  i cili ndodhet në spitalin nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 21.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës  së Parë Krujë, për  shtetasen B.D., vjeçe 41, banuese Mamurras, Kurbin, pasi në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar drejtuesin e biçikletës, shtetasin I.Gj., vjeç 65, banues  në Fushë Krujë, i cili ndodhet në  spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 21.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T., vjeç 27, banues në Shijak, pasi në rrugën Tapizë-Krujë, u kap duke drejtuar pa  leje drejtimi mjetin tip “Mazda”. Neni 291 i  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni për narkotikët

Gramsh
Nga Specialistët kundër trafiqeve të paligjshme dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:
D.S., 29 vjeç, banues në Gramsh.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Sporti” Gramsh, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e policisë iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 20.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar me të llojit Cannabis Sativa.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Librazhd
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan , u arrestua në flagrancë shtetasi:
E.Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Kostenjë Librazhd.
Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën e fshatin Lunik, Librazhd, ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 21.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.S., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin A.C., vjeç 32 e 29, banues në fshatin Pistë, Kukës e Tiranë, pasi në PKK Kapshticë, në dalje, R.S., u kap me pasaportë me një vulë të falsifikuar, kurse A.C, ka falsifikuar vulën në pasaportën e R.S. Punohet për kapjen e A.C. Nenet 190 e 25 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 21.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin S.Ç., vjeç 67, banues në fshatin Ura e Kuçit, Berat, pasi në lagjen “Kongresi Lushnjës”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen N.B., vjeçe 63, banuese në Lushnje, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekeve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 21.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasit D.M., dhe G.V., vjeç 22 e 40, banues në fshatin Peshtan e Baltëz, pasi në lagjen “Apolloni”, D.M., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motorin tip “Piaggio“ pa targë, të drejtuar pa leje drejtimi nga G.V., për pasojë është dëmtuar, shtetësia M.I., vjeçe 29, e cila  ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 21.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.Sh., vjeç 61, banues në fshatin Sektor Seman, pasi në fshatin Baltëz, duke drejtuar motorin tip “Dayang” pa targë, ka aksidentuar një fëmijë 2 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Gjirokastër
Vijon puna për parandalimin e trafikut të klandestinëve.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprën penale të dhënies ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.
 Nga shërbimet e Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë F.N.SH Fier, në bashkëpunim me Specialistët  për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- A.Q. , 26 vjeç , banues në Tiranë.
- A.Z., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar t’iu japin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit tre shtetasve të huaj nga vendet MENA.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se bashkëpunëtorë në këtë aktivitet ka qenë dhe shtetasi E.Ll., 26 vjeç, banues në Bilisht, Korçë, po punohet për kapjen e shtetasit E.Ll.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 298/3 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 21.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin I.M., vjeç 46, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër –Sarandë, në Qafë Muzinës, duke drejtuar mjetin tip “Opel” është përplasur me mjetin tip “Daimler Chrysler“të drejtuar nga shtetasi A.M., vjeç 47, banues në Gjirokastër, për pasojë është dëmtuar shtetësia A.M., vjeçe 41, banuese në Sarandë, e cila pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 21.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.Ç., vjeç 41, banues në Fushe Kuqe, Kurbin, pasi  në qytet, u kap duke drejtuar nën efektin e alkoolit, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 21.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin B.L., vjeç 27, banues në fshatin Zagorë, Malësi e Madhe, pasi në aksin rrugor Shkodër– Koplik, në fshatin Ktosh, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar shtetasin S.S., vjeç 52, banues në këtë fshat, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Mat

Seksioni për krimet e rënda

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, dhe po punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim: O.D., vjeç 28, banues në Burrel, pasi dje në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur kryqëzimi i Koliqit, gjatë një konflikti të çastit me shtetasin E.(D), L. vjeç 32, banues në Burrel, në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi O.D., ka qëlluar me armë ku për pasojë është plagosur aksidentalisht dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi M.M., 20 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin. Nenet 75, 22, 278, 274 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 21.10.2018, gjatë natës, në rrugën “Ali Visha”, shtetasit N.H., vjeç 58, i kanë vjedhur kasetofonin në mjetin tip “Benz”. Po punohet për identifikim dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 22.10.2018, rreth orës 02:00, në rrugën e “Tufajve” Lundër, në mjetin në pronësi të shtetasit A. T., (administrator i njësisë administrative Farkë) ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme shumë të vogla materiale në pjesën e pasme të mjetit.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 21.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e mitur K.Z., vjeç 17, banues në Tiranë, pasi, ka goditur me sende të forta, shtetasin D.P., vjeç 21, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 21.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.V., vjeç 35, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 21.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Sh., vjeç 45, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 21.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen K.Q., vjeçe 66, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit, N.Q., vjeç 36, të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 21.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.Q., vjeçe 37, banuese në Tiranë, pasi vjehrra, shtetësia K.Q. vjeçe 66, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 21.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.D., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.I., vjeç 29 e 26, banues në Paskuqan e Tiranë. Nenet 236/1 e 236/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 21.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.A., vjeç 67, banues në Tiranë, pasi në Unazë të Re, me vetëgjyqësi, ka penguar të hyjë në banesë, duke e kanosur shtetasin F.S., vjeç 57, banues në Tiranë. Nenet 277 e 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 22.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.T., vjeç 33, banues në Vorë, pasi më datë 21.10.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases Xh.K., vjeçe 24. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 21.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.C., vjeçe 24, banuese në Rrogozhinë, pasi bashkëshorti, D.C., vjeç 30, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 21.10.2018, në fshatin Rrakull, ka rënë zjarr në fidanishten e shtetasit I.S., vjeç 43, ku janë djegur disa pemë dekorative dhe disa vazo plastike. Nga veprimet e kryera dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 21.10.2018, në spital ka vdekur shtetasi F.M., vjeç 62, banues në fshatin Lekaj. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Durrës

Në vijim të informacionit, që bën fjalë për veprën penale “Plagosja”, më datë 21.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D., vjeç 14, banues në Durrës. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 21.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasen Sh.Ç., vjeçe 34, banuese në Fushë Krujë. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 21.10.2018, në Fushë Krujë, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetësia D.L., vjeçe 22, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 21.10.2018, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Q.H., vjeç 28, banues në Elbasan, pasi në lagjen “28 Nëntori”, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 21.10.2018, gjatë natës, në qytet, pranë banesës, shtetasit H.B., vjeç 63, në mjetin tip “Benz”, i kanë vjedhur targën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 21.10.2018, shtetasja O.L., vjeçe 35, banuese në Korçë, duke pastruar banesën, ka gjetur një fishek. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 21.10.2018, në fshatin Braçanj, duke punuar, aksidentalisht, është rrëzuar nga karroca shtetasi Nj.K., vjeç 46, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 21.10.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasen V.P., vjeçe 72, banuese në Pogradec.  Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 21.10.2018, në fshatin Alarup, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit P.H., vjeç 48, ku ka dëme materiale. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë

Më datë 21.10.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin O.A., vjeç 38, banues në fshatin Gostivisht, pasi më datë 20.10.2018, në këtë fshat, ka goditur me mjet të forta, shtetasin E.B., vjeç 36, banues në Gostivisht. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 21.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.K., vjeç 40, banues në fshatin Moravë, pasi tek Ura Vajgurore, u kap me mjetin tip “Ford”, duke transportuar dru zjarri, pa dokumentacion. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 21.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen E.Y., vjeçe 36, banuese në Fier, pasi  ish-bashkëshorti, shtetasi B.Y., vjeç 36, banues në Fier, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 21.10.2018, në autostradën Levan-Tepelenë, në fshatin Rroms, në ecje, ka rënë zjarr në mjetin tip “Suzuki”, që drejtohej nga shtetasi F.Gj., vjeç 36, banues në Vlorë, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije në paketën elektronike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 20.10.2018, shtetasi E.M., vjeç 25, banues në Vlorë, kallëzon se më datë 19.10.2018, në lagjen “1 Maji”, i kanë vjedhur në lokal. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Policia ka bërë ndalimin e shtetasit:
A.A., 47 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë ndalimin e tij pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me Vendimin nr. 353, datë 13.07.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 3 muaj burg për veprën penale "Kallëzimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore, parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal.

Më datë 20.10.2018, u ndalua shtetasi A.V., vjeç 26, banues në Vlorë, pasi më datë 19.10.2018, duke qenë me masë sigurie “Arrest shtëpie”, ka thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, duke u larguar nga banesa. Neni 223/1 i Kodit Penal.

Më datë 21.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin R.A., vjeç 53, banues në Vlorë, pasi më datë 20.10.2018, ka kanosur me fjalë, shtetasin G.M., vjeç 50, banuese në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:
R.M., 35 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi mëngjesin e datës 21.10.2018, dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij A.Sh., për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Dhunë në familje", neni 130/a i Kodit Penal.

Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:
L.K., 44 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 21.10.2018, dyshohet se ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësen e policisë së patrullës së përgjithshme duke e kanosur atë për shkak të detyrës.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Kanosja për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 236/2 dhe 238 të Kodit Penal.

Më datë 21.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin R.B., vjeç 53, banues në Vlorë, pasi bashkëshortja dhe djali, shtetësia R.B., dhe Xh.B., vjeç 47 e 22, kanë ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë, Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 21.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim, për shtetasin I.T., vjeç 13, banues në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 22.10.2018, në rrugën “Mustafa Bello”, ka rënë zjarr në mjetin tip “Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetases R.E., vjeçe 33, banuese në Vlorë. Po punohet për përcaktimin e rënies së zjarrit.

Komisariati i Policisë Himarë

Më datë 20.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin R.T., vjeç 57, banues në Tiranë, pasi në fshatin Lukovë, pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 21.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.K., vjeç 24, banues në Berat, pasi më datë 20.10.2018, në Himarë, shtetases C.M., vjeçe 56, i kanë vjedhur celularin. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 21.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin M.D., vjeç 63, banues në Vlorë. Neni 150 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 21.10.2018, gjatë natës, në fshatin Spiten, është vjedhur banesa e shtetasit A.Gj., vjeç 53. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 21.10.2018, në Ferr Shkopet, shtetasi L.B., vjeç 52, banues në Rubik, Mirditë, punonjës i OSHEE-së, Mirditë, ka qenë duke prerë disa degë pemësh, që kishin takuar përcjellësit e linjës elektrike, si pasojë ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 21.10.2018, u ndalua shtetasi në kërkim P.N., vjeç 38, banues në fshatin Gomsiqe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, e ka dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës

Më datë 21.10.2018, në fshatin Sumëz, është vjedhur banesa e shtetasit L.V., vjeç 31. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 21.10.2018, gjatë natës, në qytet kanë vjedhur lokalin e shtetasit E.C., vjeç 60. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 21.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.B., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në PKK Rinas, iu gjet një letërnjoftim italiane me fotografinë e tij dhe në emër të një tjetër shtetasi. Neni 189/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës

Port, Durrës
 Policia Kufitare në bashkëpunim me Doganën dhe Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës i bllokojnë një shtetasi nga Mati, 20300 paund britanik, i cili nuk i deklaroi në kufi gjatë hyrjes për në Shqipëri.
Kontrolli i imtësishëm në kuadër të bashkëpunimit me Policinë italiane në Bari nëpërmjet Zyrës së Oficerit të Kontaktit të Policisë së Shtetit në Itali, për një mjet që dyshohej se ishin fshehur vlera monetare.   
Më datën 21.10.2018 është përzgjedhur për kontroll të imtësishëm shtetasi B.D., 40 vjeç lindur në Mat dhe rezident prej 7 vitesh në Londër Angli, i cili kishte mbërritur  në Durrës me tragetin e linjës Bari- Durrës.
Nga kontrolli personal në prani të doganës, shtetasit B.D., iu gjetën 5300 paund si dhe gjatë kontrollit të imtësishëm të mjetit, Policia gjeti të fshehura në tavanin e mjetit dhe 3 pako me vlera monetare 15.000 paund britanik.
Policia Kufitare ka bërë bllokimin e sasisë prej 20300 paund britanik ndërsa veprimet e mëtejshme  po i kryen Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për veprat penale “Mosdeklarim të ardhurave në kufi” dhe "Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Më datë 21.10.2018, në PKK Durrës, u kap shtetasi S.Sh, vjeç 32, banues në Prizren, Kosovë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose vizave”.  Neni 183 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër

Më datë 21.10.2018, në SPK Kakavije, u kap shtetasi A.B., vjeç 39, banues në Berat, i shpallur në kërkim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Më datë 21.10.2018, në PKK Muriqan, u kap shtetasi G.Y., vjeç 26, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4