Fushë-Krujë, bashkëpunimi me komunitetin vë në pranga një 22-vjeçar për “Armëmbajtje pa leje”

Fushë-KrujëFoto 1 Nentor Fushe Kruje 270e12c7-50fb-4760-9de1-9e31812bbb42

Bashkëpunimi me komunitetin vë në pranga një 22-vjeçar për “Armëmbajtje pa leje”

Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe 15 fishekë luftarakë.

Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë apo mbajnë armë në banesë pa leje, si dhe falë bashkëpunimit me komunitetin shërbimet e Policisë Krujë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• E.A., 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.

Arrestimi i tij u bë pasi u mor informacion se, në lagjen “Magaze” ka të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së shtetasit E.A.

Menjëherë u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit E.A., ku në dhomën e tij të gjumit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56, një krehër me 15 fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve të para, materialet në ngarkim të shtetasit E.A., iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi pa leje i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Foto 1 Nentor Fushe Kruje 270e12c7-50fb-4760-9de1-9e31812bbb42

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2