Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 01 Nëntor 2018


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 24 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 8 drejtues mjetesh.

2 persona për Narkotikët

1 person për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”

3 persona në kërkim

1 person për veprën penale "Organizata kriminale”

1 person për veprën penale "Vjedhja"

1 person për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

4 persona për veprën penale "Shpërdorim detyre”

3 persona për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë".

Gjithashtu janë sekuestruar:

10.3 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, ku një sasi ishte e presuar në formën e çokollatës,
12.08 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.

një armë zjarri, një krehër me 15 fishekë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 52 persona.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2