Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 01 Nëntor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 31.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.G., vjeç 19 e 19, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale ”Prodhim dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim",  më datë 31.10.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, A.H., vjeç 24, banues në Tiranë. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin S.H., vjeç 27, banues në Tiranë. Neni 141/a i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u ndalua shtetasi K.M., vjeç 50, banues në Tiranë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 333, 114, 139 dhe 278 të Kodit Penal.

Sektori për krimin ekonomik e financiar

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.I., vjeç 55, banues në Tiranë. Nenet 143 e 180 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 30.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.L., vjeç 28, banues në Tiranë. Nenet 143 e 186 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 31.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.B., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Keta”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.B., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën Tiranë -Ndroq, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Rr.H., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kont Leopold Bertold”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Citroen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 31.10.2018, rreth orës 21:00, në rrugën e “Kavajës”, tek ish-parku i autobusëve, një automjet ka përplasur një drejtues biçiklete dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ndodhjes së aksidentit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Informacion paraprak
Më datë 31.10.2018, rreth orës 21:15, në bulevardin “Bajram Curri”, shtetasi A.Sh., duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen L.K., 52 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ndodhjes së aksidentit.

Informacion paraprak
Më datë 30.10.2018, rreth orës 23:50, në rrugën “Sami Frasëhri”, shtetasja A.N., 24 vjeçe, duke drejtuar mjetin, është përplasur me një tjetër mjet, të drejtuar nga shtetasi F.D., për pasojë janë aksidentuar drejtuesja A.N., dhe pasagjerja R.V., 24 vjeçe, të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Sh.G., vjeç 24, banues Rahovec Kosovë, pasi në P K K Port, është paraqitur me një pasaportë shqiptare në emër të një shtetasi tjetër. Nenet 189 e 190 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Elbasan
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u ndalua shtetasja:
• Sh.T., 50 vjeçe, banuese në fshatin Bujaras, Elbasan.
Ndalimi i saj u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka urdhëruar ndalimin e saj për veprën penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin O.Z., vjeç 22, banues në Peshkopi. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 31.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.L., vjeç 34, banues në Korçë, pasi në rrugën Korçë-Ersekë, tek kryqëzimi i fshatit Drenovë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni për narkotikët

Fier
Shpallet në kërkim pronari i automjetit ku u gjet 3 Kg e 545 gramë Kokainë nga Policia Kufitare Kakavijë.
Gjenden dhe sekuestrohen në banesën e tij 10.3 Kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku një sasi ishte e presuar në formën e çokollatës si dhe 10 gramë Kokainë.
Në lidhje me operacionin e ditës së djeshme ku Policia Kufitare Kakavijë goditi një rast të trafikimit të lëndëve narkotike, ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve të përbashkëta me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokastër, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ushtruan kontroll në banesën e pronarit të automjetit në të cilën u gjet lënda narkotike e dyshuar Kokainë.
Si rezultat i kontrollit të ushtruar në fshatin Kreshpan në banesën e shtetasit D.Y., 46 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
•10.3 Kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku një sasi ishte e presuar në formën e çokollatës.
•10 gramë Kokainë, si dhe 1 peshore elektronike.
Në vijim të veprimeve të kryera u bë shpallja në kërkim e shtetasit D.Y., si edhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope" parashikuar nga Nenet 283 dhe 284/c të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Vlorë
Policia ka arrestuar dy drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetet e tyre në gjendje të dehur.
Arrestohet shtetasi A.B., 44 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në rrugën "Gjergj Arianiti" Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip "Ford" në gjendje të dehur ka goditur automjetin tip "Toyota" me drejtues shtetasin E.P., ku si pasojë ka shkaktuar dëme materiale të automjeteve.
Arrestohet shtetasi D.L., 32 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në lagjen "24 Maji" Vlorë, pasi ky shtetas është konstatuar duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip ‘Volkswagen’, ndërkohë që leja e drejtimit i është tërhequr më parë nga Policia Rrugore.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 31.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.D., vjeç 50, banues në Lushnje, pasi në rrugën Lezhë- Milot, tek kryqëzimi i Rrilës, duke drejtuar mjetin kamion tip “Volvo”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin (këmbësor) Z.M., vjeç 78, banues në fshatin Barbullojë, Lezhë. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin F.P., vjeç 32, banues në Laç, Kurbin, pasi në aksin rrugor Thumanë-Mamurras, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me shtyllat e ndriçimit të rrugës, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi K.I., vjeç 17, banues në Laç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290/1 dhe 161 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni për narkotikët

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin M.D., vjeç 19, banues në Shkodër. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për aksidentimin e shtetasit E.R., vjeç 11, banues në fshatin Bërdicë, më datë 31.10.2018, rreth orës 16:00, në Tiranë, në spital ka ndërruar jetë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Më datë 31.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.N., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në lagjen “Qemal Stafa”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”.  Neni 291 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë

Seksioni për krimet ekonomik e financiar

Më datë 31.10.2018, u ndaluan shtetasit N.L., D.K., A.K. dhe A.Xh., vjeç 56, 44, 27 dhe 54, banues në Kavajë, për veprat penale të parashikuara nga Nenet 248 e 186 të Kodit Penal.

Komisariati Policisë Pogradec

Seksioni për narkotikët

Më datë 31.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.Sh., vjeç 38, banues në Shkup, Maqedoni, pasi në P K K Qafë Thanë, nga kontrolli fizik, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 2.08 gr. lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati Policisë Sarandë

Seksioni për trafiqet

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin M.V., vjeç 38, banues në  Sarandë, pasi më  datë 30.10.2018, në P K K Qafë Botë, u depërtua nga policia greke, pasi kishte kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme.  Neni 297 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin T.M., vjeç 54, banues në Tiranë. Nenet 84 dhe 275 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 31.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.M., vjeçe 31, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, shtetasi T.M., vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.10.2018, në bulevardin ”Gjergj Fishta”, është rrëzuar dhe më pas ka ndërruar jetë në spital, shtetasi A.K., vjeç 48, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i vdekjes është natyral, pasi ka pësuar infarkt. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vdekje natyrale.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M.N., vjeçe 57, banuese në Tiranë. Neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, gjatë natës, në rrugën “Komuna e Parisit’, pranë banesës, shtetases M.K., vjeçe 33, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.C., vjeçe 47, banuese në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal..

Komisariati i Policisë Nr. 3

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Dhunë në familje”, më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim, A.B., vjeç 48, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J.K., vjeç 23, banues në Tiranë. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.K., vjeç 45, banues në Cërrik. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.S., vjeç 18, banues në Tiranë. Neni 279 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 31.10.2018, në banesë, ka vdekur shtetësia M.K., vjeçe 82, banuese në Tiranë. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 31.10.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, A.H., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 01.11.2018, në rrugën “Shefqet Kuka”, në derën e jashtme të rrethimit të oborrit të banesës së shtetasit B. Ç., vjeç 71, ka shpërthyer një sasi lënde piroteknike ku për pasojë është dëmtuar pjesërisht porta e jashtme. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Q.T., vjeç 67, banues në Tiranë, pasi në fshatin Vaqarr, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.Q., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në fshatin Yrshek, në një sipërfaqe toke, të marrë me qira, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen E.S., vjeçe 33, banuese në Tiranë, pasi vjehrra, shtetësia V.S., vjeçe 59, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M.I., vjeçe 55, banuese në Tiranë, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE- së, u konstatua dëmtim i vulës në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit P.S., vjeç 58, banues në Tiranë, pasi në Vaqarr, në lokal, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 01.11.2018, rreth orës 03:30, në rrugën "Ardeno" në Fushë Mëzez, në ballkonin e banesës së shtetasit Z. G., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale, ku janë thyer xhamat e ballkonit.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Komisariati i Policisë Durrës

Në vijim të komunikatës, të dhënë më datë 31.10.2018, u ndalua shtetasi në kërkim D.H., vjeç 19, banues në Durrës. Neni 139 i Kodit Penal.

Më datë  31.10.2018, rrugës për në spital ka vdekur, shtetasi A.P., vjeç 42, banues në fshatin Manëz. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i vdekjes  ka qenë natyral. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit  F.Ll., vjeç 24, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen  Xh.F., vjeçe 44, banuese në Durrës, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE- së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Rr.Gj., vjeç 53, banues në fshatin Rrushkull, pasi në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen  Dh.M., vjeçe 43, banuese në Durrës, pasi në banesë, nga punonjësit e  OSHEE- së, u konstatua lidhje e paligjshme energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 13, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit I.Gj., vjeç 49, banues në Tiranë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 30.10.2018, gjatë natës në lagjen nr. 17/1, kanë vjedhur banesën e shtetasit P.P., vjeç 59. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u plotësua kërkesë padia  për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin D.S., vjeç 21, banues në Durrës, pasi babai, shtetasi D.S., vjeç 54, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa  ndaj  dhunë s në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.10.2018, u plotësua kërkesë padia  për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.S., vjeçe 21, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti, shtetasi A.S., vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa  ndaj  dhunë s në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë

Fushë-Krujë
Bashkëpunimi me komunitetin vë në pranga një 22-vjeçar për “Armëmbajtje pa leje”
Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe 15 fishekë luftarakë.
Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë apo mbajnë armë në banesë pa leje, si dhe falë bashkëpunimit me komunitetin shërbimet e Policisë Krujë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
• E.A., 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.
Arrestimi i tij u bë pasi u mor informacion se, në lagjen “Magaze” ka të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së shtetasit E.A.
Menjëherë u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit E.A., ku në dhomën e gjumit të tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56, një krehër me 15 fishekë luftarakë.
Në përfundim të veprimeve të para, materialet në ngarkim të shtetasit E.A., iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi pa leje i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin R.M., vjeç 56, banues në Tiranë. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin R.Xh., banues në fshatin Halil, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE së, u konstatua lidhje e paligjëshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, shtetasi Sh.Xh., vjeç 53, banues në fshatin Larushk, kallëzon se shqetësohet në telefon. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 257 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, dhe punohet për kapjen e shtetasit S.Sh., vjeç 45, banues në fshatin Ardhisht, Shijak, pasi gjatë natës, ka vjedhur në shtëpinë e shtetases M.Ç., vjeçe 39, banuese në Ardhisht. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin T.H., vjeç 52, banues në fshatin Godolesh, pasi në banesë, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin F.K., vjeç 42, banues në fshatin Labinot Fushë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit, bashkëshortes dhe vajzës, shtetasve M.K., N.K., dhe K.K., vjeç 19, 42 e 20, të cilët janë të pajisur me urdhër mbrojtje lëshuar më datë 11.10.2018, nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan. Nenet 130/a e 321 të Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit L.T., vjeç 25, banues në fshatin Bujars. Nenet 90, 112 dhe 311 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik

Shtetasi Sh.K., vjeç 65, banues në Cërrik, kallëzon se, më datë 30.10.2018, në banesë i kanë vjedhur armën e gjahut teke, tip “Shotgun Çurçill”, kalibri 12 mm, me  leje, në emër të djalit, O.K., vjeç 40, banues në Angli. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin A.Zh., vjeç 44, banues në Ersekë, pasi ka fyer me telefon, shtetasin K.S., vjeç 32, banues në Ersekë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin O.L., vjeç 42, banues në fshatin Bulgarec. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases Xh.B., më datë 30.10.2018, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë.

Më datë 31.10.2018, në fshatin Pojan, shtetasi S.L., vjeç 44, banues në Pojan, duke drejtuar në gjendje të dehur biçikletën është rrëzuar, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 31.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasit L.M., dhe J.M., vjeç 35 e 44, banuese në fshatin Bitinckë, pasi (halla) shtetasja M.P., vjeçe 70, banuese në Bitinckë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tyre. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës  së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.10.2018 gjatë natës, në fshatin Vërrlen, kanë vjedhur në shkollën 9-vjeçare, ku kanë marrë një kompjuter. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 31.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin Q.Sh., vjeç 87, banues në fshatin Vërdovë, pasi djali, shtetasi F.Sh., vjeç, 51, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës  së Parë Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin L.Sh., banues në fshatin Lin, pasi në këtë fshat, ka prishur një mur rrethues në banesën e shtetasit L.Sh. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 15.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin G.K., vjeç 59, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, u kap duke kryer punime ndërtimi, në shkelje të lejes së ndërtimit. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin N.H., vjeç 60, banues në fshatin Tushemisht. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni i të Miturve, për shtetasit I.T., K.B., dhe R.L., vjeç 13, 13 e 14, banues në Vlorë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni i të Miturve, për shtetasin B.H., vjeç 12, banues në Berat. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar

Më datë 28.10.2018, rreth orës 17:20, në fshatin Rehovë, tek “Mulliri i vjetër”, ka rënë zjarr dhe është djegur një sipërfaqe pyll me pisha dhe livadh. Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim, për shtetasin B.O., vjeç 61, banues në Tiranë, pasi më datë 30.10.2018, ka kanosur me fjalë, shtetasin L.D., vjeç 57, banues në Tiranë.

Më datë 31.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen N.Ç., vjeçe 50, banuese në fshatin Ngurrëz, pasi bashkëshorti, shtetasi F.Ç., vjeç 47, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnje. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 30.10.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen L.L., vjeçe 48, banuese në fshatin Këmishtaj, pasi djali, shtetasi A.L., vjeç 25, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnje. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë

Në vijim të informacionit, që bën fjalë për vjedhjen e lokalit, në lagjen “Pavarësia”, pas komunikimit me prokurorin për të mitur, më datë 31.10.2018, u ndalua shtetasi R.L., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit I.T., dhe K.B., vjeç 14, 13 e 12, banues në Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Vlorë,  për shtetasin Q.M., vjeç 59, banues në fshatin Borsh, pasi në Borsh, ka kanosur me fjalë shtetasin A.L. vjeç 24, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin Xh.I., vjeç 68, banues në Sarandë. Nenet 150 e 277 të Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin G.I., vjeç 43, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë, pasi në  lagjen nr. 1, u kap duke ndërtuar një çati të një objekti pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit S.Gj., A.Gj., dhe Xh.B., vjeç 39, 40 e 22, banues në fshatin Çukë. Nenet 110/2 e 134 të Kodit Penal.

Më datë 01.10.2018, shtetasi L.Sh., vjeç 26, banues në Sarandë, kallëzon se, në orën 09:00, te porta e banesës, ka gjetur një zarf, brenda së cilës kishte një plumb dhe një letër kërcënuese. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet  84 e 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Gjirokastër
Më datë 31.10.2018, në banesë, në katin e parë të banesës, dyshohet se është vetëvarur me litar shtetasi M.Sh., 70 vjeç, banues në lagjen "Manalat i dytë". Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 31.10.2018, gjatë rrugës për në spital, ka vdekur shtetasja M.O., vjeçe 49, banuese në fshatin Izvor. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 31.10.2019, në qytet Lezhë, në lokalin e shtetasit L.T., vjeç 50, ka rënë zjarr, ku janë djegur disa pajisje. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i zjarrit ishte tek qarku elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.

Më datë 31.10.2018, shtetasi Sh.N., vjeç 60, banues në fshatin Manati, u kap në Shëngjin, tek “Rana e Hedhun”, duke kryer punime ndërtimi në tokën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për vlerësim.

Më datë 31.10.2018, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasja A.Gj., vjeçe 58, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin M.Sh., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi më datë 08.10.2018, i ka marrë me qira dhe nuk ja ka kthyer mjetin tip “Toyota”, shtetasit A.C., vjeç 31, banues në Shkodër. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 31.102018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin S.I., vjeç 42, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Perash”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin B.S., vjeç 19, banues në Kukës, pasi tek “Agjensia“, ka goditur me grusht, shtetasin A.S., vjeç 43, banues në Kukës. Neni 90 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.P., vjeç 24, banues në Kuçovë, pasi më datë 17.10.2017, në P K K Morinë Kukës, ka kaluar kufirin shtetërorë në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga Italia, R.S., vjeç 20, banues në Fier, pasi më datë 25.03.2018, në P K K Muriqan, ka kaluar kufirin me pasaportë biometrike e cila nuk rezulton në sistem. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga Italia, Q.H., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi më datë 10.08.2018, në P K K Morinë, me pasaportën biometrike ka kaluar kufirin, e cila nuk rezulton në sistem. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga Italia, E.Gj., vjeç 22, banues në Laç, pasi më datë 13.09.2018, në P K K Muriqan, me pasaportën biometrike ka kaluar kufirin, e cila nuk rezulton në sistem. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2