Lushnje - Policia godet 1 grup i cili shpërndante droga të forta në qytetin e Lushnjes. Finalizohet operacioni i koduar "Louse".

Lushnjelushnja droga dy

Policia godet 1 grup i cili shpërndante droga të forta në qytetin e Lushnjes.

Finalizohet operacioni i koduar "Louse".

Operacion me metoda proaktive nga Komisariati i Lushnjes, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Prokuroria Lushnje.

Sekuestrohen 30 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi me lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe 1 pistoletë me 8 fishekë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Nga Komisariati i Policisë Lushnje, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Prokurorinë Lushnje, u finalizua me sukses operacioni i koduar "Louse".

Pas një hetimi 3 mujor të ndjekur me metodat proaktive nga efektivët e Komisariatit të Lushnjes, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve:

E.Ç, 34 vjeç. banues në Lushnje.

E.Ç, 39 vjeç, banues në Lushnje.

E.K, 38 vjeç, banues në Lushnje.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e frekuentuara nga personat e lartpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar:

•30 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë

•një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

•një armë zjarri e tipit pistoletë zastava

•një krehër me 8 copë fishekë.

Për të tre shtetasit e arrestuar, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Po vijohet me veprimet e mëtejshme hetimore me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë.lushnja droga 1

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2