Tiranë - Tjetër goditje në kuadër të operacionit "Ndëshkimi i 'Të fortëve"

Tiranë - Tjetër goditje në kuadër të operacionit "Ndëshkimi i 'Të fortëve"  foto web tiran.02.11.2018

Në pranga tre shtetas, dy prej tyre vëllezër

Sekuestrohen 17 kallëpe tritol, dy armë zjarri automatikë dhe lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Në vijim të Forcës së Ligjit në Territor përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve në bashkëpunim dhe me Forcën e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit kanë ushtruar kontrolle në ambiente dhe në akset rrugore të kryeqytetit.

Gjatë kontrolleve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- K.G., 26 vjeç, banues në Tiranë.

- S.G., 16 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër)

Arrestimi i tyre u bë pasi në Pezë Helmës gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, në mjetin tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin K.G., dhe pasagjer shtetasin S.G., u gjetën dhe sekuestruan 17 kallëpe tritoli, një armë zjarri automatikë dhe 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

- L.A., 45 vjeç, banues në Shtish.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 17 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol

- 2 armë zjarri automatikë

- 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim dhe

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2