Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 02 Nëntor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Policia e Shtetit
Falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Greke, goditet një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Operacioni mes Policisë Kufitare Sarandë, Policisë së Sarandës, Policisë Kufitare të Igumenicës dhe Antidrogës.
Arrestohet transportuesi i lëndës narkotike 71-vjeçari nga Athina.
Sekuestrohen 94 kilogramë e 720 gramë kilogramë Cannabis Sativa
Policia Kufitare e Igumenicës në bashkëpunim me Antidrogën, kanë marrë njoftim nga Policia Kufitare e Sarandës, se efektivët e Policisë Kufitare Sarandë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë janë vënë në ndjekje të disa personave që dyshohej se po transportonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil ku në tokën greke do i priste një automjet.
Rreth orës 08.00 në vendin e quajtur Sajadhe, Igumenicë, Policia Greke ka ndaluar për kontroll mjetin me drejtues shtetasin grek P.P., 71 vjeç, banues në Athinë, i cili u arrestua në flagrancë.
Nga kontroll i mjetit u konstatua se kishte ngarkuar lëndë narkotike Cannabis Sativa ku nga peshimi rezulton se lënda narkotike ishte paketuar në 57 pako me peshë 94 kilogramë e 720 gramë.
Vijojnë hetimet e përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut të lëndëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve shqiptarë që transportuan me krahë lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil.

Departamenti i Policisë Kriminale 

Policia e Shtetit
Arrestohet një shtetas për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.
20-vjeçari dyshohet se ka ndërhyrë në mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale etj., të cilat kanë qenë të shtetasve shqiptarë dhe të huaj.
Nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi:
A.B., 20 vjeç, lindur në Pajovë-Peqin dhe banues në Laprakë, Tiranë
Ky shtetas u arrestua në flagrancë pas një hetimi 6-mujor në kuadër të Procedimit Penal të vitit 2018 për “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” parashikuar nga neni 293/b i Kodit Penal.
Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pajisje kompjuterike dhe një telefon celular.
Këto pajisje pasi u këqyrën rezultoi të përmbanin të dhëna të rëndësishme me interes për hetimin dhe më saktësisht:
-U gjetën 11 profile të rrjetit social “Facebook” me të dhëna të rreme të cilat administroheshin dhe përdoreshin nga shtetasi A.B..
-Gjatë këqyrjes së profileve që administroheshin nga ky shtetas u gjetën foto intime të vajzave të ndryshme disa prej të cilave dyshohet se kanë qenë minorene në kohën kur këto foto janë realizuar si dhe dyshohet se këto foto janë marrë nëpërmjet marrjes së adresave të rrjeteve sociale të këtyre shtetaseve.
-Mbi 1200 (njëmijë e dyqind) adresa të ndryshme të postës elektronike, e-mail, hotmail, yahoo, live etj., të shtetasve të ndryshëm.
-Mbi 400 (katërqind) kode hyrjeje (password) për adresa të ndryshme të rrjeteve sociale të shtetasve të ndryshëm etj.
-Mbi 100 (njëqind) adresa (URL) të faqeve të ndryshme të rrjetit social “Facebook” të shtetasve të ndryshëm.
-Mbi 50 (pesëdhjetë) link-e (adresa) të ndryshme të cilat janë përdorur në periudha të ndryshme kohore për të marrë (phishing) kodet e hyrjes së adresave të ndryshme të postës elektronike, rrjeteve sociale etj.
Ky shtetas ushtronte aktivitetin e tij kriminal që nga viti 2010 dhe gjatë kësaj periudhe kohore dyshohet se ka ndërhyrë në mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale etj., të cilat kanë qenë të shtetasve shqiptarë dhe të huaj.
Gjithashtu nga bisedat e kryera në rrjetet sociale rezulton se kishte një shkëmbim adresash me qëllime të ndryshme si fitimi etj.
Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat të cilët mund të jenë të lidhur me këtë shtetas.
Materialet hetimore në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprimeve të mëtejshme për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” si dhe për veprat të cilat dolën gjatë hetimit “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”, parashikuar nga nenet 293/b, 186/a, dhe 192/b të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Tiranë - Tjetër goditje në kuadër të operacionit "Ndëshkimi i 'Të fortëve"
Në pranga tre shtetas, dy prej tyre vëllezër
Sekuestrohen 17 kallëpe tritol, dy armë zjarri automatikë dhe lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Në vijim të Forcës së Ligjit në Territor përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve në bashkëpunim dhe me Forcën e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit kanë ushtruar kontrolle në ambiente dhe në akset rrugore të kryeqytetit.
Gjatë kontrolleve u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- K.G., 26 vjeç, banues në Tiranë.
- S.G., 16 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër)
Arrestimi i tyre u bë pasi në Pezë Helmës gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, në mjetin tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin K.G., dhe pasagjer shtetasin S.G., u gjetën dhe sekuestruan 17 kallëpe tritoli, një armë zjarri automatikë dhe 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
- L.A., 45 vjeç, banues në Shtish.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 17 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol
- 2 armë zjarri automatikë
- 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Seksioni për narkotikët

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Ç., vjeç 23, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J.N., vjeç 20, banues në Shkodër. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.Q., vjeç 19, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H.L., vjeç 22, banues në Tiranë. Nenet 283/1 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.S., vjeç 29, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 01.11.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit B.B., D.Sh., R.M., dhe A.I., vjeç 24, 41, 40 e 21, banues në Tiranë. Nenet 114 e 113 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave“ dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit“, më datë 01.11.2018, u ndaluan shtetasit në kërkim, E.T., dhe Sh.D., vjeç 48 e 61, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për E.T., dhe “Arrest shtëpie”, për Sh.D. Po punohet për identifikimin e personave të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar në këtë aktivitet kriminal. Nenet 189/2 e 298/3 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen G.L., vjeçe 18, banuese në Tiranë, pasi në rrugën Fushë Krujë-Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues D.D., vjeç 31, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar G.L., dhe pasagjerja M.D., vjeçe 25, banuese në Tiranë, të cilat pas mjekimit në spital, janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H.M., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në në Bllok, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Sh., vjeç 58, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen L.K., vjeçe 52, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.D., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi më datë 31.10.2018, në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtuese E.N., vjeçe 24, banuese në Tiranë, për pasojë është dëmtuar E.N., dhe pasagjerja e mjetit tip “Benz” shtetësia K.T., vjeçe 21, banuese në Tiranë, të cilat pas mjekimit në spital, janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, në rrugën e “Kavajës”, një mjet tip “Benz”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, drejtuesin e biçikletës, shtetasin O.H., vjeç 58, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin P.Xh., vjeç 66, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar mjetin kamion tip “Volvo”, ka përplasur dhe është larguar nga vendi i aksidentit, motorin tip “Dayang”, me drejtues F.B., vjeç 34, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 01.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.Ç., vjeç 23, banues në fshatin Pekisht Peqin, pasi në rrugën Elbasan–Peqin, në fshatin Broshkë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
E.A., 67 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr. 1 në Korçë në dyqanin, si edhe në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale në total 64 steka cigare të llojeve të ndryshme si edhe 14 qese me duhan, pa pullën fiskale të Ministrisë së Financës.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga neni 178/2 të Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasen B.K., vjeçe 39, banuese në Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, në lokal ushtron aktivitet pa dokumentacion përkatës. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Pogradec
Drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt, arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
B.H., 48 vjeç, banues në fshatin Gurras-Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr 1 në Pogradec, u kap duke drejtuar një mjet ciklomotor tip “Lifan”, pa targa, pa leje drejtimi.
A.S., 46 vjeç, banues në fshatin Petrushë-Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Korçë-Petrushë, u kap duke drejtuar një mjet ciklomotor pa targa, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale bazuar në nenin 291 të Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin J.M., vjeç 71, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip  “Suzuki” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni për narkotikët

Lushnje
Policia godet 1 grup i cili shpërndante droga të forta në qytetin e Lushnjes.
Finalizohet operacioni i koduar "Louse".
Operacion me metoda proaktive nga Komisariati i Lushnjes, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Prokuroria Lushnje.
Sekuestrohen 30 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi me lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe 1 pistoletë me 8 fishekë.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Nga Komisariati i Policisë Lushnje, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Prokurorinë Lushnje, u finalizua me sukses operacioni i koduar "Louse".
Pas një hetimi 3 mujor të ndjekur me metodat proaktive nga efektivët e Komisariatit të Lushnjes, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve:
E.Ç, 34 vjeç. banues në Lushnje.
E.Ç, 39 vjeç, banues në Lushnje.
E.K, 38 vjeç, banues në Lushnje.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e frekuentuara nga personat e lartpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar:
•30 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë
•një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
•një armë zjarri e tipit pistoletë zastava
•një krehër me 8 copë fishekë.
Për të tre shtetasit e arrestuar, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.
Po vijohet me veprimet e mëtejshme hetimore me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Vlorë
Policia ka arrestuar një shtetas i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Arrestohet shtetasi, M.M., 30 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e tij në rrugën "Transballkanike" Vlorë pasi ky shtetas është kapur nga shërbimet e qarkullimit rrugorë duke drejtuar automjetin tip "KIA" nën efektin e pijeve alkoolike.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasit A.A., dhe A.S., vjeç 23 e 23, banues në fshatin Obok, pasi në fshatin Obok, A.A., duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga A.S., për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerë, M.N., dhe B.S., vjeç 59 e 58, banues në Obok, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë

Seksioni për trafiqet dhe narkotikët

Sarandë
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin, D.R., 26 vjeç, banues në Sarandë.
Policia ka bërë arrestimin e tij pasi gjatë kontrollit fizik që i është nënshtruar këtij shtetasi, shërbimet e Policisë Sarandë i kanë gjetur në xhep 4.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa në formë çokollate.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", neni 283 o Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin K.A., vjeç 44, banues në Sarandë. Neni 180 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 31.10.2018, në rrugën “Musafa Matohiti”, shtetases A.G., vjeçe 41, banuese në Tiranë, i kanë vjedhur mjetin tip “Land Rover”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin e mitur Q.Xh., pasi babai, shtetasi D.Xh., vjeç 40, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin O.Xh., vjeç 47, banues në Tiranë. Neni 274 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasit A.S., dhe O.S., vjeç 24 e 18, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 01.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.M., vjeçe 63, banuese në Tiranë, pasi shtetasia F.P., ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.11.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, K.H., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet burg për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim”. Nenet 88/1 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim, për shtetasen L.T., vjeçe 52, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Mark Prekperaj”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.U., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kajo Karafili”, në dyqan, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, shtetësia E.A., vjeçe 41, banuese në Tiranë, kallëzon se është ofenduar nga shtetasi E.S., vjeç 39. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 01.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.S., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mine Peza”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses, E.L., vjeçe 33, banuese në Tiranë. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, shtetësia L.S., vjeçe 64, banuese në Tiranë, kallëzon se, më datë 31.10.2018, i është larguar nga banesa bashkëshorti A.S., vjeç 77. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 01.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen B.A., vjeçe 66, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, shtetasi S.A., vjeç 73, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Kanosja”, më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim, A.H., vjeç 18, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja D.Sh., vjeçe 28, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetaset e mitura F.Sh., dhe O.Sh., vjeç 17 e 15 , banuese në Kamëz. Nenet 88 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe punohet për kapjen e shtetasit U.M., vjeç 20, banues në Paskuqan, pasi më datë 31.10.2018, në Paskuqan, dyshohet se ka vjedhur, në pronën e shtetasit Q.N., vjeç 57, banues në Paskuqan. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 01.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen B.V., vjeçe 37, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, shtetasi S.V., vjeç 46, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.M., vjeç 35, banues në fshatin Kashar. Nenet 84 e 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin K.B., vjeç 37, banues në Kavajë, pasi në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin G.K., vjeç 58, banues në Kavajë, pasi në fshatin Qerret, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen K.T., vjeçe 55, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin K.H., vjeç 46, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike . Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 17, para banesës, shtetasit M.Gj., vjeç 67, i kanë vjedhur mjetin tip “Ford”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1  i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 17, kanë vjedhur në një dyqan. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Durrës
Vihet në pranga një shtetas, i cili qarkullonte me armë në ambiente publike.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
• A.D., 27 vjeç, banues në Durrës.
Uniformat blu kanë marrë informacion për një konflikt në një lokal në lagjen nr.14 Durrës, ku kanë ndërhyrë menjëherë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se shtetasi A.D., ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.B., dhe dispononte një armë zjarri tip pistoletë pa leje, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit , në ambiente publike" në ngarkim të shtetasit A.D., parashikuar në nenin 278/5 të Kodit Penal dhe "Plagosja e lehtë me dashje" në ngarkim të shtetasit S.B., parashikuar në nenin 89 të Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.M., vjeç 50, banues në Durrës. Neni 203 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F.A., vjeç 60, banues në fshatin Arapaj, pasi në banesë nga punonjësit e OSHEE-s, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Sh.F., vjeç 31, banues në Durrës, pasi në banesë nga punonjësit e OSHEE-s, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.B., vjeç 24, banues në Elbasan, pasi në  fshatin Bradashesh, në tokën  e marrë qira, u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin F.M., vjeç 41, banues në Peqin. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit Y.K., dhe L.K., vjeç 45 e 43, banues në Përrenjas, pasi  në Përrenjas, kanë goditur me grusht njëri- tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin D.P., vjeç 28, banues në Korçë, pasi më datë 07.10.2018, në lagjen nr. 13, i ka vjedhur motorin tip “Piaggo” pa targë, shtetasit A.M., vjeç 57, banues në Korçë. Po punohet për kapjen e D.P. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 10, kanë vjedhur në magazinën e shtetasit P.J., vjeç 59, banues në Korçë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin Gj.Ç., vjeç 51, banues në Korçë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë,  për shtetasin P.Z., vjeç 70, banues në Korçë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin J.I., vjeç 45, banues në fshatin Pirg, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj djalit, shtetasit A.I., vjeç 17. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
R.R., 17 vjeç, banues në fshatin Podgorie.
Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Podgorie, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin M.H., 21 vjeç, banues në fshatin Podgorie, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale bazuar në nenin 88/1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 01.11.2018, gjatë natës, në fshatin Baban, pranë banesës, shtetasit E.B., vjeç 71, i kanë vjedhur një bagëti të trashë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin B.M., vjeç 34, banues në fshatin Qershizë, pasi më datë 30.10.2018, në këtë fshat, i ka vjedhur një kafshë ngarkese, shtetasit A.I., vjeç 32, banues në Qershizë. Po punohet për kapjen e B.M. Neni 134 i Kodit Penal.

Pogradec
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit:
F.J., 38 vjeç, banues në Pogradec.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Apelit Korçë, me vendim nr 108 datë 01.11.2018, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 01.11.2018, në fshatin Arrëz, në stallën e bagëtive, shtetasit I.P., vjeç 55, i kanë vjedhur disa bagëti të trasha. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin D.Q., vjeç 29, banues në fshatin Vodicë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 01.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen V.M., vjeçe 75, banuese në Divjakë, pasi djali, shtetasi A.M., vjeç 48, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 28.10.2018, gjatë natës, në lagjen “24 Maji”, shtetasit I.Xh., vjeç 49, i kanë dëmtuar derën e banesës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin F.Sh., vjeç 27, banues në Vlorë. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.

Më datë 30.10.2018, gjatë natës, në fshatin Gërnec, shtetasit Sh.K., vjeç 27, banues në fshatin Amonicë, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 

Më datë 31.10.2018, shtetasi D.H., vjeç 33, banues në Vlorë, kallëzon se e shqetësojnë në telefon. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 31.10.2018, në lagjen “Pavarësia”, shtetasit I.R., vjeç 61, banues në Vlorë, i kanë vjedhur biçikletën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë

Më datë 01.11.2018, gjatë natës, në fshatin Shënvasil, shtetases V.Ç., i kanë thyer disa ullinj. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, në fshatin Shënvasil, ka rënë nga pema shtetasi Sh.M., vjeç 34, banues në Librazhd, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Vlorë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 01.112018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Ll.B., vjeç 79, banues në fshatin Pilur, pasi më datë 31.10.2018, në Pilur, u kap, duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Delvinë

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin F.K., vjeç 41, banues në fshatin Vergo, pasi në lagjen nr. 4, ka goditur me grusht, shtetasin V.I., vjeç 60, banues Sarandë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin G.K., vjeç 41,  banues në Tiranë, pasi në Memaliaj, ka goditur me mjete të forta, shtetasin E.A., vjeç 36, banues në fshatin Çërilë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, si dhe punohet për kapjen e shtetasve G.D., dhe B.F., vjeç 27 e 29, banues në Shkodër. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin P.Sh., vjeç 50, banues në Laç. Nenet 150 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin D.Gj., vjeç 56, banues në Mamurras, pasi në Fushë Mamurras, u kap duke ndërtuar një tendë dielli me profil metalik, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 01.11.2018, në fshatin Gimaj, në banesë ka vdekur shtetasi P.P., vjeç 44. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Shkodër
Mbrëmjen e djeshme, në orën 19:40, në lagjen “Perash” , rruga “Daut Borici” , është vendosur një sasi lënde plasëse në pjesën e pasme të automjetit tip “Benz” të shtetasit N.Z., 35 vjeç, banues në lagjen “Perash”.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të cilët kanë formuar perimetrin e sigurisë si dhe ekspertët xhenier për të bërë veprimet standarde për raste të tilla, ku ka rezultuar një sasi prej 20 gr tritoli me një kapsollë me fitil.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Kanosjes” parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 01.11.2018, gjatë natës, në fshatin Kurbek, në kasollen e bagëtive, shtetasit M.Xh., vjeç 51, i kanë marrë një bagëti të trashë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, gjatë natës, në fshatin Pilafe kanë vjedhur në banesën e shtetasit A.M., vjeç 68. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.H., vjeç 33, banues në Pogradec, pasi më datë 15.07.2018, në P K K Qafë Thanë, ka kaluar kufirin shtetërorë në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, në P K K Rinas, nga Z Q K Interpol Tirana, u ekstradua për në Zvicër,  shtetasi në kërkim ndërkombëtar, N.M., vjeç 31, banues në Rahovec Kosovë, pasi autoritetet e Gjenevës kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale ”Marrëdhënie seksuale me të mitur‘’ dhe “Qëndrim i paligjshëm”. Nenet 187 e 115 të Kodit Penal Zvicerian.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2