Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 02 Nëntor 2018


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 30 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 6 drejtues mjetesh.

5 persona në kërkim

5 persona për narkotikët

4 persona për “Armëmbajtje pa leje”

2 persona për veprën penale "Dhuna në familje"

2 persona për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje"

1 person për veprën penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë"


1 person për veprën penale "Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike"

4 persona për veprën penale "Shfrytëzimi prostitucioni".

Gjithashtu është sekuestruar:
30 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë,
1.2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa,
4 armë zjarri, 8 fishekë, 17 kallëpe tritol, 20 gr tritol me 1 kapsollë me fitil.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 46 persona.

 
Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit është finalizuar operacionet e mëposhtëm:

1-Lushnje, finalizohet operacioni i koduar "Louse".
Policia godet 1 grup i cili shpërndante droga të forta në qytetin e Lushnjes.
Operacion me metoda proaktive nga Komisariati i Lushnjes, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Prokuroria Lushnje.
Sekuestrohen 30 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi me lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe 1 pistoletë me 8 fishekë.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2