Ditën e hënë më 05 nëntor nis testimi fizik për pranimin në “Kolegjin e Policisë” për Patrullë të Përgjithshme.

Policia e ShtetitAkademia e Sigurisë.svg
 
Në vijim të zhvillimit të fazave të konkurimit, ditën e hënë më 05 nëntor  nis testimi fizik për pranimin në “Kolegjin e Policisë” për Patrullë të Përgjithshme.
 
Testimi fizik do të zhvillohet në ambientet e Komandës së Forcave Speciale, Zall-Herr, Tiranë, prej datës  05 - 14 Nëntor 2018.
 
Konkurentët duhet të jenë me uniformë sportive dhe të kenë me vete Fletën e Pranimit, Kartën e Identitetit ose Pasaportën Biometrike. 
 
Në testimin fizik marrin pjesë 100 kandidatë për çdo ditë. Të gjithë ata aplikantë që në testimin me shkrim kanë marrë 50 pikë e sipër, gëzojnë të drejtën për të vijuar fazën e dytë të konkurimit, atë të testimit fizik. Për datën e saktë, konkurrentët do të njoftohen nga Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe ku  dhe kenë aplikuar.
 
Konkurrentët sipas listës për çdo ditë konkurimi, duhet të paraqiten pranë Komandës së Forcave Speciale në  Zall-Herr, Tiranë, në orën 07:30 të mëngjesit.
 
Për çdo paqartësi, të telefononi dhe kontaktoni me Sektorin e Burimeve Njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2