Tiranë: Operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë 47 vjeçari nga Italia, i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burg.

Tiranëd.p.tirane
 
Operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
 
Kapet dhe arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë 47 vjeçari  nga Italia, i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burg.
 
Operacioni nga DVP Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana.
 
Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin italian:
 
- P. S., 47 vjeç, banues në Itali.
 
Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe "Mashtrim kompjuterik".
 
Shtetasi italian, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga Pasquale në Andrea, qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”.
 
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2