Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 03 Nëntor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti një delegacion të Policisë greke.

Gjatë takimit përfaqësuesit e dy policive shkëmbyen informacion mbi operacionin ku mbeti i vrarë shtetasi K.K. Gjithashtu gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy policive në të ardhmen.

Departamenti i Policisë Kriminale

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Hollanda 39 vjeçari nga Fieri i dënuar me 23 vite burg për "Vrasje", me 8 vite burg për "Trafik të narkotikëve" dhe me 1 vit burg për "Armëmbajtje pa leje". Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Hollandë drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar B Q, 39 vjeç, lindur në Fier. Shtetasi B. Q. është arrestuar nga autoritetet policore hollandeze me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi: Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim penal nr. 18 datë 28.03.2006 e ka dënuar këtë shtetas me 23 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim” parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim penal nr.68, datë 20.11.2009 e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/a/2 të Kodit Penal. Gjithashtu Gjykata e Apelit Vlorë me vendim penal nr. 298 date 22.10.04 ka lënë në fuqi vendimin penal nr. 103 datë 27.05.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier,e cila ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 03.05.2004 në rrugën “Qemal Stafa”, Tiranë, shtetasi B. Q. ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. V. Në datën 25-26 gusht 2004 shtetasi B. Q. në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë ka arritur që të trafikojë nga Shqipëria drejt Italisë 15 kg lëndë narkotike e llojit (Heroinë). Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol The Hage/Hollandë, u bë i mundur arrestimi i tij në Amsterdam, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Tiranë

Operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë 47 vjeçari nga Italia, i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burg. Operacioni nga DVP Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Forca e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin italian: P. S., 47 vjeç, banues në Itali. Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Italiane e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe "Mashtrim kompjuterik". Shtetasi italian, i cili kishte ndryshuar dhe emrin nga P. në A., qëndronte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Seksioni për narkotikët

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin B.H, 20 vjeç, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin D.M, 20 vjeç, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin K.P, 18 vjeç, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen I.M, 27 vjeçe, banuese në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 02.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.J, 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, u kap duke drejtuar autoautomjetin në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.D, 41 vjeç, banues në Dibër, pasi në rrugën “29 Nëntori”, u kap duke drejtuar autoautomjetin në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.L, 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kastriotët”, duke drejtuar në gjendje të dehur autoautomjetin është përplasur me autoautomjetin që drejtohej nga shtetasi S.B, 63 vjeç, banues në Kamëz, ku ka patur dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin A.S, 26 vjeç, banues në Krujë, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, duke drejtuar autoautomjetin është përplasur me  motorin që drejtohej nga shtetasi F.Gj, 21 vjeç, banuese në  Bathore, Tiranë, dhe për pasojë është dëmtuar  pasagjerja P.Gj, 50 vjeçe, banuese në  Bathore, Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin F.K, 53 vjeç, banues në Bradashesh, Elbasan, pasi në fshatin Bradashesh, duke drejtuar motorin ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.B, 38 vjeç, banues në Korçë, pasi në Korçë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur autoautomjetin dhe për shkak të detyrës, nuk i është bindur të urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasit D.S, Xh.H dhe F.C, përkatësisht 46, 23 dhe 33 vjeç, pasi në ‘’Kthesa e Lapardhas’’, duke drejtuar automjetet e tyre janë përplasur dhe për pasojë janë dëmtuar D.S, Xh.H dhe pasagjeri E.B, 24 vjeç, banues në Moravë, Berat, të cilët ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.T, 19 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnjë, pasi në fshatin Kolonjë, është kapur duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 02.11.2018,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasen B.J, 42 vjeçe. Neni 278 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin K.K, 58 vjeç, banues në Memaliaj, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur  me një tjetër automjet me drejtues shtetasin Gj.L, 49 vjeç, ku ka pasuar dëmtime të lehta materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.11.2018, në superstradën Milot-Rrëshen, në “Fang”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin J.S, 63 vjeç, banues në Tiranë dhe automjeti me drejtues shtetasin M.K, 52 vjeç, banues në Has. Për pasojë janë aksidentuar me vdekje dy drejtuesit e mjeteve si dhe janë plagosur pasagjerët M.K, F.K, dhe L.D, banuese në Has të cilat ndodhen në spitalin në kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin E.B, 29 vjeç, banues në fshatin Laçes, pasi duke drejtuar ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët E.Sh dhe M.R banues në fshatin Sinë e Luzni, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

Komisariatet e Policisë

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Xh.Q, 52 vjeç, banues në Tiranë. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.Z, 45 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi e bija A.S, 28 vjeçe, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më 02.11.2018, shtetasi A.D, 40 vjeç, banues në Tiranë, kallëzon se rreth orës 19:00, në zonën e “Ali Demit”, për motive të dobëta është goditur me grushte nga shoferi dhe fatorinoja i autobusit të linjës “Institut Uzina Traktori”, ku ka qenë pasagjer. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, te “Liqeni i Thatë”, persona të paidentifikuar, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit M.D, 60 vjeç, banues në Tiranë. Punohet për identifikim dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.C, 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, në banesë, dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjike djalin e mitur, 15 vjeç. Neni 124/b/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Në vijim të Raportit Ditor që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 02.11.2018, shtetasja M.K, 33 vjeçe, banuese në Tiranë, deklaron se e ka gjetur automjetin tip “Benz” afër stadiumit “Dinamo”, ku e kishte parkuar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 02.11.2018, tek kryqëzimi i “Laprakës”, pasi i ka prerë një mjet rrugën, ka frenuar autobusi i Kamzës, me drejtues shtetasin H.T,56 vjeç, banues në Tiranë, ku për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët E.L dhe S.A, banues në Tiranë, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë larguar për në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale. 

Më 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.Xh, 45 vjeç. Nenet 238 dhe 318 të Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.Ll, 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”. Nenet 238 dhe 235/1 të Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, në rrugën “Gjike Kuqali”, janë konfliktuar verbalish shtetaset P.B, 54 vjeçe dhe E.Ç, 63 vjeçe, banuese në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Më 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin M.P, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në kryqëzimin e rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”,  për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin R.K, 25 vjeç, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Niko Avrami“, në banesë, dyshohet se ka ushtuar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses N.M, 37 vjeçe, të cilës i’u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 02.11.2018,u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen K.L, 31 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti G.L, 38 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin B.R, 49 vjeç, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 31.10.2018, në rrugën “Ramazan Bogdani”, ka vjedhur navigatorin dhe sende të tjera, në automjetin në pronësi të shtetasit L.J, 53 vjeç, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, 29 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë, për shtetasen L.B, 53 vjeçe, banuese në Tiranë, . Neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin S. A., vjeç 73, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes B. A., vjeçe 66, banuese në Tiranë. Neni 130/a të Kodit Penal

Më datë 02.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.T, 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Bardhyl”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar duke e goditur me grusht, punonjësin e policisë. Neni 236 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.H, 18 vjeç, pasi ka kanosur me fjalë shtetasen me iniciale F.Sh, 17 vjeçe. Neni 84  i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, shtetasi Sh.B, 37 vjeç, banues në Kamëz, kallëzon se është larguar në Itali në muajin Korrik 2017 dhe kur është kthyer më datë 22.09.2018, në Paskuqan 1, në banesë, ka konstatuar të thyer xhamin e parë të automjetit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 02.11.2018, në Fushë Mëzez është vjedhur automjeti i shtetasit J.Ll, 26 vjeç, banues në Tiranë. Punohet për gjetjen ne mjetit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.H, 33 vjeç, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.M, 23 vjeç, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin K.D, 25 vjeç, banues në Tiranë. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F.K, 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Mikel Maruli ”, ka vjedhur banesën e shtetases E.K, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 02.11.2018, gjatë natës, në lagjen nr.5, afër banesës, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur biçikletën shtetasit S.Gj, 62 vjeç, banues në Kavajë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, gjatë natës, në lagjen nr.2 Kavajë, persona të paidentifikuar, kanë vjedhur baxhon e qumështit të shtetasit N.S, 45 vjeç, banues në Kavajë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.M, 19 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë natës, u kap me një biçikletë dhe një sasi lekësh të vjedhura në lagjen Nr. 2, në lokalin e shtetasit B.K, ndërsa një biçikletë tjetër e ka vjedhur në lagjen Nr.3, pronë e shtetasit B.T banues në Kavajë,. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë dhe punohet për kapjen e shtetasit T.K, 24 vjeç, banues në Krujë, pasi duke lëvizur automjet nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u ndalua shtetasi  në kërkim A.E, 47 vjeç, banues në fshatin Larushk, Krujë,  pasi Gjykata e Shkallës së Parë  Krujë,  ka dhënë  masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale  “ Plagosje e rëndë”. Neni 88 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Në vijim të Raportit Ditor mbi largimin nga banesa të shtetases E.M, 40 vjeçe, banuese në Elbasan, më datë 01.11.2018, u bë gjetja dhe dorëzimi tek familjarët. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen M.B, 26 vjeçe, banuese në fshatin Lleshan. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 02.111.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.S, 23 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Kallëzimi i rremë”. Neni 305 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për  shtetasin G.Sh, 34 vjeç, banues në Cërrik. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B.S, 58 vjeç, banues në fshatin Pajovë, pasi në banesë, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 02.11.2018, gjatë natës,  në lagjen nr. 2, shtetasit S.T, 64 vjeç, banues në Librazhd, i kanë vjedhur  baterinë  e automjetit të cilën e kishte parkuar para banesës së tij . Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,për shtetasin F.M, 41 vjeç, banues në Peqin. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 02.11.2018,  u ndalua shtetasi në kërkim E.P,32 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen L.F,45 vjeçe, banuese në Korçë, pasi bashkëshorti A.F, 49 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i’u referuan Gjykatës së Shkallë së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.11.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M.M, 53 vjeçe, banuese në Korçë, pasi njerku i saj P.Z, 72 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i’u referuan Gjykatës së Shkallë  së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L,29 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe është larguar. Nenet 242 dhe  291 të Kodit Penal.

Më datë 02.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen K.T, 46 vjeçe, banuese në Biranj, pasi M.T, 48 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet iu referuan Gjykatës së Shkallë  së Parë Rrethit Gjyqësor. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.10.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.K, 42 vjeçe, banuese në Korçë, pasi bashkëshorti S.K, 41 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet iu referuan Gjykatës së Shkallë së Parë Rrethit Gjyqësor. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin O.Z, 43 vjeç, banues në Korçë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, në fshatin Mborje, është vjedhur banesa e shtetasit N.A, 49 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 02.11.2018, gjatë natës, në fshatin Pojan, pranë banesës, shtetasit G.Sh, 41 vjeç, i kanë vjedhur motorin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec,  për shtetasin B.Sh, 37 vjeç, banues në Pogradec. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.10.2018,  shtetasja L.S, 67 vjeçe, banuese në Pogradec, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vajza e saj M.S, 49 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Pogradec.

Komisariati i Policisë Ersekë

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë,  për shtetasen K.Sh, 49 vjeçe, banuese në Leskovik, Kolonjë. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 02.11.2018, u plotësua kërkesë  padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen K.F, 62 vjeçe, banuese në Berat, pasi nipi i saj S.K, 19 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘’Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin e mitur me iniciale S.S, 17 vjeç, banues në Berat. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen V.M, 41 vjeçe, banuese në Berat, pasi në banesë, bashkëshorti I.M, 43 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim për shtetasen K.B, 30 vjeçe, banuese në Kuçovë, pasi duke qënë në peocës gjyqësor për divorc, nuk lejon bashëshortin që të takoi vajzat 4 dhe 5 vjeçe.

Më 02.11.2018, gjatë natës, në lagjen “Llukan Prifti“, është vjedhur banesa e shtetasit  Dh.B, 67 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për shtetasin A.H, 17vjeç, banues në Fier. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin G.Gj, 22 vjeç, banues në Fier. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 02.11.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.S, 42 vjeçe, banuese në Divjakë, pasi bashkëshorti Ll.T, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë. Ligji Nr.9669, are 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.11.2017, gjatë natës, në fshatin Mizë, është vjedhur banesa e shtetasit  K.G, 74 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për shtetasin, A.Z, 26 vjeç, banues në Mallakastër. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet, për vlerësim, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin H,M, 61 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, pasi dyshohet se ka zaptuar tokën e shtetasit V.L, 61 vjeç, banues në Vlorë.

Më datë 02.11.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen M.S,34 vjeçe, banuese në  Vlorë,  pasi ndaj  saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ish kunata L.L,29 vjeçe, banuese në Vlorë. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë, Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetaset L.L, M.S dhe M.L, përkatësisht, 29, 34 dhe 64 vjeçe. Neni 130/a Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.L, 29 vjeçe, banuese në  Vlorë,  pasi ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ish vjehrra, M.L, 64 vjeçe. Materialet iu kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.  Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 02.11.2018, gjatë natës, në lagjen “Isa Boletini”, kanë vjedhur në punishten e përpunimit të drurit të shtetasit J.K, 35 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.I, 20 vjeç, dhe u referuam materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë për shtetasit S.I, 56 vjeç dhe L.S, 49 vjeç, pasi janë konfliktuar për motive pronësie dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit. Nenet 277, 150 e 236/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin M.E, 49 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol. Neni 108/a/1 Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin N.Sh, 60 vjeç, banues në Delvinë. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, shtetasja Dh.M, 67 vjeçe, 23.08.1951, banuese në Llazat, Sarandë, kallëzon se i kanë vjedhur banesën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 02.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.V, 41 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi bashkëshorti N.V,49 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj dhe  fëmijëve. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 02.11.2018,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasit  A.L dhe B.L, 36 dhe 34 vjeç, banues në Blinisht. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 02.11.2018,u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin N.P, 63 vjeç, banues në Lekunde Mirditë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Theth, Shkodër

Policia parandalohet përshkallëzimin e një konflikti brenda familjes. Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi kishte kërcënuar dhe kanosur bashkëshorten. Policia gjen në banesën e tij, 2 armë zjarri dhe municion luftarak. Gjithashtu po në Theth, Policia sekuestron dhe një tjetër armë zjarri kallashnikov, ku poseduesi u shpall në këkrim.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas një telefonate të marrë në sallën operative për një konflikt familjar, ku bashkëshorti kërcënonte bashkëshorten për ta vrarë, falë reagimit të shpejtë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: K. P., banues në Theth, Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte konfliktuar me bashkëshorten duke e kanosur atë për ta vrarë. Policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri (pushkë), dhe municion luftarak.

Gjithashtu po në Theth, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri , Policia është vënë menjëherë në ndjekje të tij. Shtetasi D. Z. 22 vjeç, banues ne fshatin Theth, porsa ka parë që ndiqej nga Policia ka hedhur armën kallashnikov dhe duke shfrytëzuar terrenin e thyer dhe errësiren ka mundur të largohet , i cili është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Arma e zjarrit është sekeustruar në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin S.K, 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi në banesë është konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin D.D, 27 vjeç, banues Shkodër, pasi në banesë është konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasen L.V, 59 vjeçe, banues në Shkodër, pasi në banesë është konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasit  B.G dhe H.G, 32 dhe 60 vjeç, banues ne Shkodër. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin N.M, 60 vjeç, banues në fshatin Sektor, pasi në banesë është konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin M.M, 64 vjeç, banues në fshatin Sektor pasi në banesë është konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin A.N, 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases B.N. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 02 .11.2018, u ndalua shtetasi J.T, 36 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, për veprën penale “Vjedhja”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin A.R, 54 vjeç, banues në fshatin Mustafaj, Kukës. Neni 262 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 02.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasin S.Ç, 67 vjeç, banues në fshatin Shoshan, pasi gjatë natës, në Shoshan, ka tentuar t’i vjedhë banesën, si dhe gjatë tentativës për të vjedhur i ka shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit A.P, 62 vjeç.  Nenet 139 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, në lagjen “28 Gushti”, në qytetin e Bajram Currit, në lokalin e tij, shtetasi S.L, 40 vjeç, duke punuar është aksidentuar me mjet prerës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Has

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së   Parë Kukës, për shtetasit M.D, A.D, Y.M, E.C, A.Sh, dhe V.B, përkatësisht 51, 32, 47, 23, 45 dhe 49 vjeç, banues në Golaj, Gajrep, Krumë, Vranisht dhe Gajrep, Has.Nenet 262 e 274 të  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, dhe punohet për kapjen e shtetasit A.M, 59 vjeç, banues në fshatin Baz, Mat. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Interpol Tirana
Ekstradohet nga Hollanda 39 vjeçari nga Fieri i dënuar  me 23 vite burg për "Vrasje", me  8 vite burg për  "Trafik të narkotikëve" dhe me 1 vit burg për "Armëmbajtje pa leje".
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Hollandë drejt vendit tonë të  shtetasit shqiptar B.Q, 39 vjeç, lindur në Fier.
Shtetasi B.Q është arrestuar nga autoritetet policore hollandeze me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi:
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim penal nr. 18 datë 28.03.2006 e ka dënuar këtë shtetas me 23 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim” parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim penal nr.68, datë 20.11.2009 e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/a/2 të Kodit Penal.
Gjithashtu Gjykata e Apelit Vlorë me vendim penal nr. 298 date 22.10.04 ka lënë në fuqi vendimin penal nr. 103 datë 27.05.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier,e cila ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 03.05.2004 në rrugën “Qemal Stafa”, Tiranë, shtetasi B.Q ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. V.
Në datën 25-26 gusht 2004 shtetasi B.Q në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë ka arritur që të trafikojë nga Shqipëria drejt Italisë 15 kg lëndë narkotike e llojit (Heroinë).
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol The Hage/Hollandë, u bë i mundur arrestimi i tij në Amsterdam, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin T.H, 30 vjeç, banues në Lezhë, pasi në afërsi të S.P.K. Vermosh, Tropojë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.S, 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në afërsi të S.P.K. Morinë, Kukës, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër

Më datë 02.11.2018, në S.P.K Kakavijë, në hyrje të RSH-së, u kap shtetasja A.Z, 44 vjeçe banuese në Sarandë, me pasaportë të dyshuar të falsifikuar, e cila u bllokua për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës

Më datë 02.11.2018, në hyrje të SPKM Morinë, u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar, J.T, 36 vjeç, banues në Prishtinë, pasi Gjykata Lokale Koblenz-Gjermani, ka lëshuar urdhër arresti për vepren penale të vjedhjes, parashikuar nga neni 242 i Kodit Penal Gjerman.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2