Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 04 Nëntor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.Sh, 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale bazuar në nenin 283 të Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.D, 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale bazuar në nenin 283 të Kodit Penal.

Më datë 03.11.23018, u arrestua në flagrancë, shtetasi Sh.A, 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale bazuar në nenin 283 të Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.M, 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale bazuar në nenin 283 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 03.11.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi E.M, 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi A.A, 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi T.P, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi, H.M, 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Llazi Miho”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi M.N, 29 vjeç, banues në Fier, pasi në rrugën “Shefqet Ahmetpazari”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi D.B, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “George Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi M.H, 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Hoxha Tahsim”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, mjetin tip motor pa targë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.R, 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin S.P, 69 vjeç, banues në Tiranë, këmbësor në rrugë, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Spital, është larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.L, 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin M.T, 70 vjeç, banues në Tiranë, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Sektori për krimin ekonomik e financiar

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B.Z, 28 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, për veprat penale bazuar në nenet 189 e 297 të Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin K.Q, 17 vjeç, për veprat penale bazuar në nenet 189 e 186 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.Z, 36 vjeç, banues në Fier, pasi në rrugën “Pavarësia”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin F.M, 28 vjeç, banues në Kamzë, pasi në rrugën Fushë Krujë–Kamzë, duke drejtuar automjetin ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen B.G, 35 vjeçe, banuese në Prrenjas, pasi në rrugën Peqin–Elbasan, pranë fshatit Pajovë, duke drejtuar automjetin është përplasur me një karrocë  pune, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i karrocës shtetasi S.Sh, 52 vjeç, banues në fshatin Pajovë, i cili ndodhet në Spital, nën kujdesin e mjekëve.Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.Th, 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi në Kuçovë, në vendin e quajtur ‘’Tek Lapidari’’, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

   

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim, për shtetasin L.S, 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi tek kryqëzimi i “Grecallisë”, Fier, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin N.D, 74 vjeç, banues në fshatin Grecalli, për pasojë është dëmtuar N.D, i cili pas mjekimit në Spital, u largua për në banesë.

Fier

Informacion paraprak

Në datën 03.11.2018, rreth orës 18:10, në vendin e quajtur "Kraps", shtetasi Sh.K, 66 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Reno, është përplasur me një mjet të parkuar. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit, shtetasi Sh.K. Shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.11.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi F.A, 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Veledin Kollozi”, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen H.H, 79 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni për narkotikët

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin K.P, 22 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale bazuar në nenin 283 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin Xh.F, 39 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, për veprat penale bazuar në nenet 180 e 205 të Kodit Penal.

II. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 03.11.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen P.C, 34 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, E.C, 44 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V.V, 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale bazuar në nenin 277 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.M, 34 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në bulevardin “Zhan D’Ark”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.V, 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale bazuar në nenin 90 të Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim, për shtetasin I.R, banues në Tiranë.

Më datë 04.11.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.H, 56 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti B.H, 62 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen F.P, banuese në Tiranë, për veprën penale bazuar në nenin 130/a të Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi U.K, 38 vjeç, banues në Mat dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin I.K, 34 vjeç, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. A., 38 vjeç, banues në Mat. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në rrugën “Albanopoli”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në posedim nga shtetasi T.M, 41 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të tre vjedhjeve të tjera. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy mjete dhe disa sende të dyshuara si të vjedhura prej këtyre shtetasve. Nenet 134/2 dhe 287/b të Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.P, 29 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti B.P, 41 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.N, 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale bazuar në nenin 143 të Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, shtetasi D. Xh., 50 vjeç, banues në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa djali i mitur Q. Xh, 13 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 03.11.2018, në rrugën “Xhanfize Keko”, është hedhur nga shkallët e katit të katërt të pallatit dhe për pasojë ka gjetur vdekjen, shtetasia F.H, 78 vjeçe, e cila vuante nga depresioni. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.F, 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale bazuar në nenin 205 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 03.11.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit, M.I. dhe R.N., 40 dhe 39 vjeç, banues në Kamzë, pasi në Babrru, tek një lokal i kanë vjedhur celularin shtetasit E.L, 15 vjeç, banues në Kamzë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.P, 37 vjeçe, banuese në Kamëz, pasi bashkëshorti F.P, 46 vjeç, banues në Kamëz, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si edhe po punohet për kapjen e shtetasit M.M, 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale bazuar në nenin 134 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.K, 35 vjeç, banues në Tiranë,për veprën penale bazuar në nenin 90 të Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe po punohet për shoqërimin e shtetasve G.S., F.A., dhe L.P., 49, 43, 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale bazuar në nenet 262/25 e 293 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 03.11.2018, gjatë natës, në fshatin Sinaballaj, kanë vjedhur në pronën e shtetasit H.I, 55 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasen V.H, 71 vjeçe, për vlerësim.

Më datë 03.11.2018, në fshatin Kryevidh, Rrogozhinë, ka rënë zjarr ku është djegur 1 hektar me shkurre. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkak i zjarrit kanë qenë disa tela të energjisë elektrike, të cilat janë shkëputur nga era. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 02.11.2018, në lagjen nr.8, është vjedhur banesa e shtetasit D.Ç, 70 vjeç, banues në Durrës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, për vlerësim, pasi më datë 01.11.2018, në banesë, në lagjen nr 15, shtetasi I.N, 1 vjeç, dyshohet se është djegur aksidentalisht me vaj, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 03.11.2018, në fshatin Rrushbull, është vjedhur banesa e shtetasit H.L, 55 vjeç, Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Durrës

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetaseve: N.D. 48 vjeçe, banuese në Durrës; A.D. 21 vjeçe, banuese në Durrës. Shtetaset e mësipërme (ëmë e bijë), në fshatin Fushë- Bizë, Ishëm, kanë  kanosur me fjalë për shkak të detyrës shtetasin A H. 48 vjeç,  banues në Durrës, me detyrë K/ Inspektor në IMT Durrës.  Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës " parashikuar në nenin 238 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 03.11.2018, në lagjen “Kastriot”, është djegur pjesërisht, në pjesën e përparme, automjeti në pronësi të shtetasit A.Ç. 24 vjeç. Materialet  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Krujë, për vlerësim.

Më datë 04.11.2018, në Thumanë, në magazinat e pjesëve të këmbimit, të mjeteve të përdorura në pronësi të shtetasit A.K, ka rënë zjarr, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. (Informacion paraprak).

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 03.11.2018, gjatë natës, në lagjen “5 Maji”, në automjetin në pronësi të shtetases S.L, 42 vjeçe, kanë vjedhur një pasqyrë.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,për shtetasin H.M, 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, duke drejtuar automjetin, ky shtetas nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 03.11.2018, gjatë natës, në fshatin Dëshiran, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit Xh.P, 64 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134/22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 03.11.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen V.H, 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti, B.H, 33 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Ndaj shtetases V.H, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale bazuar në nenin 127 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Në vijim të informacionit datë 30.10.2018, u bë kapja e shtetasit në kërkim E.B, 25 vjeç, banues në Korçë, i cili do të ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale bazuar në nenin 143 të Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin K.K, 25 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale bazuar në nenin 89 të Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, në lagjen nr 9 Korçë, shtetasja M.C, 7 vjeçe, duke luajtur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi dhe për pasojë është dëmtuar në kokë. Aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Maliq

     Më datë 02.11.2018, në aksin rrugor që lidh fshatin Bregas me fshatin Podgorie, është gjetur i dalë nga rruga, një automjet tip “Benz” i dëmtuar në pjesën e përparme, i cili nga verifikimet rezultoi së është vjedhur në Lushnjë, më datë 18.08.2018. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018,  në fshatin Pirg, ka rënë zjarr dhe për pasojë është djegur një pjesë e kullotës në pronësi të shtetasit D.M, 61 vjeç. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, në fshatin Bregas, Maliq, ka rënë zjarr, në një ambjent ku mbahej baza ushqimore për bagëtitë, në pronësi të shtetasit Sh.R. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. (Informacion paraprak).

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin J.Xh, 32 vjeç, banues në Pogradec, pasi në fshatin Vërdovë, në pronën e tij, u kap duke ndërtuar një mur rrethues, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin F.M, 59 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale bazuar në nenin 321 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë

Kolonjë

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Ll. J, 45 vjeç, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj bashkëshortes së tij shtetases T.M, 47 vjeçe, banues në Leskovik. Dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, për motive të dobëta, dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së Ll. J, shtetases K.Sh, 39 vjeçe, si edhe ndaj vajzës së tij shtetases A.J, 20 vjeçe, banuese në Leskovik. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale bazuar në nenin 130/a/1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasen N.T, 61 vjeçe, banuese në fshatin Hinkë, Ura Vajgurore, për veprën penale bazuar në nenin 84 të Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin K.F, 50 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij shtetases Sh.F, 25 vjeçe. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin F.T, 41 vjeç, banues në fshatin Havaleas, për veprën penale bazuar në nenin 161 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar

Më datë 03.11.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi A.H, 52 vjeç, banues në fshatin Leshnje, pasi në banesë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij shtetasit M.H, banues në Leshnje. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 03.11.2018, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në banesën e dhëndrrit të tij, shtetasi R.F, 93 vjeç, dyshohet se ka goditur veten me thikë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë

Më datë 03.11.2018, në fshatin Ngurës, shtetasi A.B, 27 vjeç, banues në këtë fshat, ka rënë nga një pemë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 03.11.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin K.Sh, 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi vëllai shtetasi G.Sh, 56 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin K.R, 61 vjeç, për veprën penale bazuar në nenin 199/a të Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, ka bërë kallëzim shtetasi M.M, 57 vjeç, i cili ka deklaruar se në fshatin Dhërmi, i kanë vjedhur dy goma të mjetit furgon. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Vlorë

Shpëtohen 4 shtetas të cilët rrezikuan të mbyteshin në det me një anije peshkimi.

Më datë 04.11.2018, në orën 02:08, jemi njoftuar për ndihmë se një mjet lundrues peshkimi, po rrezikon të mbytet në det pranë ishullit të Sazanit.

Menjëherë u njoftuan shërbimet përkatëse të cilët dolën me mjete lundruese të Rojes Bregdetare dhe të Delta Force, nën orientimin e QNOD Durrës me qëllim për t'ju ardhur në ndihmë këtyre shtetasve por pas kontrolleve dhe kërkimeve të tyre në zonën detare përreth nuk u bë e mundur gjetja e tyre. Por sot në mëngjes rreth orës 06:04, njofton Kapiteneria e Portit Vlorë se trageti i linjës Brindizi-Vlorë, në distancë rreth 6 milje nga Sazani ka gjetur në det 4 shtetas dhe i kanë marrë në tragetin e tyre (K.K, 65 vjeç, M.N, 54 vjeç, E.N, 20 vjeç, M.J, 19 vjeç). Këta shtetas janë personat e ekuipazhit të anijes së lartpërmendur, për të cilët bëjmë me dije se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Vlorë 

Informacion paraprak

Më datë 04.11.2018, në orën 04:05, në lagjen "Lef Sallata" në parkim në anë të rrugës ka marrë flakë automjeti tip "Volksëagen" në pronësi të një kompanie transporti por nën përdorimin e një shtetaseje, i cili është djegur plotësisht. Si rezultat i flakëve është djegur edhe një mjet tjetër ngjitur me të tip "Renault" në pronësi të shtetasit V.M, i cili është dëmtuar pjesërisht. Po kryhen hetimet për përcaktimim e shkakut të rënies së zjarrit.

Komisariati i Policisë Sarandë

Sarandë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: V.K, 37 vjeç, banues në Kalcat, Finiq.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Ford" të drejtuar nga shtetasi E.B, u gjet një armë gjahu (Teke) pa leje si dhe 19 fishekë në pronësi të shtetasit V.K.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij iu gjet 7 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva. Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes së ndodhur në datën 01.11.2018, ku në lagjen Llazat, Sarandë, në dyqanin në pronësi të shtetases Dh.M, janë vjedhur sipas saj paketa cigaresh dhe 10.000 lekë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", "Vjedhja", parashikuar nga nenet 283/1, 280, 134 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet

Më datë 03.11.2018, ka bërë kallëzim shtetasi A.B, 65 vjeç, banues në fshatin Beqaraj, i cili deklaron se më datë 30.10.2018, i është larguar nga banesa djali i tij shtetasi L.B, 17 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin M.M, 46 vjeç, banues në fshatin Troshan, për veprën penale bazuar në nenin 199 të Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, shtetasi P.M, 57 vjeç, banues në fshatin Zajmen, është rrëzuar në banesën e tij dhe për pasojë është dëmtuar në kokë. Pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Lezhë, ky shtetas u largua për në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin M.D, 59 vjeç, banues në Laç, për veprën penale bazuar në nenin 199 të Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasin M.A, 72 vjeç, banues në Laç, pasi nusja e djalit, E.A, 41 vjeçe, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kurbin. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të informacionit datë 21.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasen E.B, 27 vjeçe, banuese në Laç, për veprën penale bazuar në nenin 124 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen M.P, banuese në fshatin Gomsiqe, pasi më datë 02.11.2018, në banesën e saj, punonjësit e kompanisë së OSHEE-së,  kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin E.A, 37 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, për veprën penale bazuar në nenin 150 të Kodit Penal


Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin F.P, 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi në banesën e tij, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin P.I, 24 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale bazuar në nenin 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 03.11.2018,lagjen “28 Gushti”, Tropojë, në lokalin në pronësi të shtetasit S.Gj,  në pjesën e jashtme të verandës së lokalit ka shpërthyer një sasi lënde plasëse duke shkatuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen shërbimet policore. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. (Informacion paraprak).

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 03.11.2018, gjatë natës, në fshatin Bllacë, është vjedhur në pronën e shtetasit N.J, 58 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Në vijim të informacionit datë 20.10.2018, i cili bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 03.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, 59 vjeç, banues në fshatin Baz, për veprën penale bazuar në nenin 130/a/4 të Kodit Penal.

III. DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Më datë 02.11.2018, në fshatin Kapshticë dhe Vishocicë, nga  shërbimet e SPKM Kapshticë, janë konstatuar 8 shtetas të huaj ku vijojnë proceduart për kthimin e tyre.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë

Më datë 03.11.2018, në SPK Qafë Botë, u kap shtetasi D.K, 22 vjeç, banues në Lezhë, i shpallur në kërkim për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2