Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 05 Nëntor 2018


Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.M., vjeç 21, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 04.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A., vjeç 46, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Llazi Miho”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip  “Renault. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.S., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sadik Petrela”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip  “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja M.H., vjeçe 25, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip  “Jeep”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O.P., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Land Rover”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.C., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën e Çekrezëz, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja Xh.T., vjeçe 21, banuese në Tiranë, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.P., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi më datë 04.11.2018, në rrugën “Xhanfize Keko”, M.P., duke drejtuar mjetin tip ”Dacia”, është përplasur me mjetin tip “Smart”, të drejtuar në gjendje të dehur nga Xh.T., e cila ka lënë mjetin në vendin e ngjarjes dhe është larguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290, 291 dhe 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për narkotikët

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Durrës, për shtetasin A.S., vjeç 32, banues në Durrës. Neni 283/1  i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin G.B., vjeç 43, banues në fshatin Shën Vlash, pasi në fshatin Fllakë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur mjetin tip “Benz”, me drejtues M.K., vjeç 28, banues në fshatin Fllakë, ku janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin A.D., vjeç 41, banues në Laç, pasi në Thumanë, Fushë-Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Fiat”, me drejtues A.Gj., vjeç 33, banues në Fier, për pasojë janë dëmtuar, pasagjerët e mjetit tip “Fiat”, T.Gj., dhe L.Gj., vjeç 63 e 64, banues në Fier, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E.B., vjeç 16, banues në fshatin Mollas, Cërrik, pasi në Mollas, duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, mjetin motoçikletën tip “Dalim”, pa  targë, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar vetë drejtuesi E.B., dhe pasagjeri L.B., vjeç 15.07.2008, banues në Mollas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rreziku për jetën.  Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni për narkotikët

Më datë 04.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.S., vjeç 23, banues në fshatin Sul, Devoll. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin K.M., vjeç 28, banues në Korçë. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin E.M., vjeç 33, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar shtetasin K.Q., vjeç 7, banues në Korçë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi T.K., vjeç 25, banues në Gështenjas, Pogradec,  pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yinxiang”, pa  targë . Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Q.C., vjeç 33, banues në Lushnje, pasi në rrugën “Jakov Xoxa”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin A.T., vjeç 20, banues në fshatin Barbullinjë, pasi në rrugën Lushnje-Berat, tek “Ura e Kuçit”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka dalë nga rruga, për pasojë, është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri E.T., vjeç 33, banues në Barbullinjë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Gjirokastër
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- V.S., 25 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është paraqitur në Hyrje të Republikës së Shqipërisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije me një dokument udhëtimi (kartë identiteti) të dyshuar të falsifikuar.
Pas verifikimeve që u kryen nga shërbimet e policisë ky dokument ka rezultuar i falsifikuar me të dhëna dhe gjeneralitete të një personi tjetër dhe fotografinë e shtetasit V.S.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të ”Falsifikimit të dokumenteve" neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni për narkotikët

Më datë 04.11.2018 në Kurbin, në vijim të Forcës së Ligjit në Territor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë finalizuar me sukses operacionin "Gjorm" ku si rezultat është sekuestruar 96 kg Cannabis dhe është prangosur poseduesi i saj, A.T., 46 vjeç.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.M., vjeç 19, banues Laç, Kurbin, pasi në Laç, ka furnizuar me karburant mjetin, duke përdorur një kartëmonedhë që dyshohet e falsifikuar, e cila u bllokua në cilësinë e provës materiale. Neni 183/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.M., vjeç 50, banues në fshatin Kodhel, pasi në rrugën dytësore Lezhë-Shkodër, në fshatin Gjadër, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor tip “Ferguson”, pa targë, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, të drejtuar nga shtetasi D.M., vjeç 31, banues në fshatin Torovicë, për pasojë janë dëmtuar shtetasit me M.M., M.M., dhe E.M., banues në Torovicë, pasagjerë në mjetin tip “Volkswagen”, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit

Kukës
Arrestohet një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja”.
Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij, në shtetin austriak.
Shërbimet e Stacionit të Policisë kufitare në Morinë, në dalje bënë ndalimin e shtetasit kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konrektisht;
- S.D., vjeç 61, banues në Istog-Kosovë.
Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoi në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena Austri, rishikuar më datë 22.08.2017 .
Gjykata e ST.POLTEN/Austri me Vendimin Nr.1/1, datë 27.07.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga neni 75 i Kodit Penal Austriak.
Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Austriak, si dhe u referuan materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin K.N., vjeç 31, banues në Elbasan, pasi  në lagjen ”Dobrovë”, Peshkopi, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Golf”. Neni 291 i Kodit Penal.


DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.H., vjeç 22, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.A., vjeç 49, banues në Tiranë. Nenet 112 dhe 274 të Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, në P K K Kakavijë, në dalje u kap shtetasi në kërkim A.H., vjeç 19, banues në Laç, për veprën penale bazuar në nenin 121/a të Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 04.11.2018, në banesë, shtetasi E.C., 43 vjeç, dyshohet të ketë konsumuar ilaçe me shumicë, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 03.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.A., vjeç 18, banues në Tiranë. Nenet 143/1 e 301 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.T., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, ka kanosur me fjalë, shtetasin F.B., banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit A.D., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi i ka marrë me forcë 14 mijë lekë shtetasit A.Ç., vjeç 17, banues në Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 04.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen R.V., vjeçe 46, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, shtetasi Xh.V., vjeç 48, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Mashtrimi”, më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim, F.L., vjeç 28, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 04.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.I., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi më datë 03.11.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes E.M., vjeçe 34. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases A.B., vjeçe 18, më datë 04.11.2018, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 04.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.K., vjeçe 27, banuese në Kamëz, pasi kunati, shtetasi Y.I., vjeç 43, banues në fshatin Marqinet, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R.M., vjeçe 34, banuese në Paskuqan, pasi bashkëshorti, shtetasi A.M., vjeç 40, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Y.I., vjeç 43, banues në fshatin Marqinet. Neni 130/a /1 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen R.K., vjeçe 26, banuese në Rilë, Lezhë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.H., vjeç  44, banues në Tiranë, pasi në Kombinat, ka kanosur me fjalë, shtetasit Q.Z., dhe H.Z., vjeç 44 e 14, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit F.P., E.F., I.F., D.P., H.Gj., dhe Sh.S., vjeç 59, 26, 48, 30, 42 e 45, banues në Tiranë. Nenet 262, 274 e 293 të Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, në rrugën “Azem Meshi”, është thyer xhami i pasmë i mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M.S., vjeç 29, banues në Tiranë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 05.11.2018, shtetasi H.R., (roje pranë një karburanti) njofton se persona të panjohur i kanë marrë forcërisht një shumë lekësh. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Informacion paraprak
Më datë 05.11.2018, në Ndroq në banesë, dyshohet të jetë vetëplagosur me mjet prerës shtetasi A.M., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen E.M., vjeçe 48, banuese në fshatin Marikaj. Neni 206 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 04.11.2018, gjatë natës, në lagjen nr.14/1, është vjedhur banesa e shtetasit G.K., vjeç 52. Po punohet për  identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 13, është vjedhur banesa e shtetasit A.E., vjeç 62. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen N.J., vjeçe 59, banues në Durrës, pasi bashkëshorti A.J., vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.11.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.P., vjeçe 36, banues në Shënavlash, pasi babai, Z.P., vjeç 63, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.11.2018, gjatë natës, në lagjen 4, është vjedhur dyqani në pronësi të shtetasit  S.Gj., vjeç 59, banues në Durrës. Po punohet për  identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018 u referuan materialet në Prokurorinë  pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.J., vjeç 53, banues në Durrës, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes N.J., vjeçe 59, e cila ka tentuar të vetëvaret. Neni130/a/1, 99 dhe 22 të Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, në spitalin Durrës, është sjellë i vdekur nga familjarët shtetasi A.K., vjeç 56, banues Durrës. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, infarkt. Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 04.11.2018, gjatë natës, në Bilaj, Krujë, në ambiente të jashtme, është vjedhur, një gjenerator elektrik, në pronësi të shtetasit Xh.K., vjeç 55, banues në Bilaj. Po punohet për  identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin F.K., vjeç 46, banues në Elbasan. Neni 199 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 04.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen N.M., vjeçe 30, banuese në fshatin Pishkash, pasi kunati, shtetasi A.M., vjeç 40, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Informacion paraprak
Më datë 04.11.2018, rreth orës 14:30, në fshatin Rrajc, bashkia Prrenjas, në vendin “Përroi i Peshkut”, ka rënë zjarr, në një masiv pyjor ku janë djegur shkurre dhe ahishte. Janë dërguar shërbimi zjarrfikës dhe  shërbimi i pyjores, ku është bërë e mundur fikja e zjarrit. U njoftuan dhe Emergjencat Civile pranë Prefekturës Elbasan.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit A.F., dhe D.F., vjeç 29 e 24, banues në fshatin Gribë, pasi më datë 03.11.2018, në këtë fshat, kanë goditur me grusht dhe i kanë dëmtuar pronën, shtetasit F.T., vjeç 44, banues në Gribë. Nenet 90 e 150  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 04.11.2018, është dërguar e dëmtuar  në spital nga familjarët shtetasja D.Xh., vjeçe 65, banuese në Korçë. Nga veprimet e kryera rezulton se shtetasja vuan nga tensioni dhe kur ka dalë nga banesa, është rrëzuar duke marrë dëmtime në kokë dhe trup dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin H.K., vjeç 70, banues në Korçë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes G.K., vjeçe 69. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 04.11.2018, në fshatin Bregas, ka rënë zjarr në magazinën e shtetasit Sh.R., vjeç 53, ku është djegur baza ushqimore, 1 bagëti e trashë si dhe disa shpendë. Nga veprimet e kryera dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 04.11.2018, është dërguar i dëmtuar në spital nga familjarët shtetasi E.D., vjeç 26, banues në fshatin Pojan. Nga veprimet e kryera rezulton se shtetasi është goditur nga një kafshë samari, e ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 04.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen B.J., vjeçe 42, banuese në Pogradec, pasi ish-bashkëshorti, shtetasi E.J., vjeç 44, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallë së Parë Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Ersekë

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin I.M., (me probleme mendore),  vjeç 42, banues në fshatin Kreshovë, pasi në fshatin Skorovot, në vendin  e quajtur “Brinja e Skorovotit”, ka djegur një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Neni 206/b i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin K.V., vjeç 20, banues në Berat. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 03.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A.M., vjeçe 24, banuese në Fier, pasi bashkëshorti, shtetasi Z.M., vjeç 32, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, si dhe punohet për kapjen e shtetasit B.N., vjeç 24, banues në fshatin Çetë Durrës. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Lushnje
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
•A.M., 24 vjeç, banues në Kamçisht, Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Kamçisht, tek prona e babait (serat) për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit F.M., 62 vjeç, si edhe ka dëmtuar plastmasin e serës.
Gjithashtu shtetasi A.M., ka goditur me mjete të forta djalin e xhaxhait të tij, shtetasin M.M., 24 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës" parashikuar nga nenet 130/a/2 dhe 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për shtetasin R.A., vjeç 23, banues në fshatin Grabian. Neni 280 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 04.1012018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin V.M., vjeç 42, banues në fshatin Greshicë, pasi në Greshicë, ka kanosur me fjalë shtetasin A.M., vjeç 34, banues në Greshicë. Neni 84  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin K.L., vjeç 37, banues në Vlorë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin E.I., vjeç 64, banues në Vlorë, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE- së, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrik, duke i prishur vulat e sigurisë. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, shtetasi Y.H., vjeç 35, banues në Vlorë, kallëzon se në lagjen “1 Maji”, në banesë, i kanë vjedhur disa sende. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin I.Gj., vjeç 48, banues në Orikum, pasi në Orikum, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, në lagjen “10 Korriku”, si pasojë e komplikacioneve shëndetësore të momentit, ka ndërruar jetë shtetasi B.Sh., vjeç 47, banues Vlorë,. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për vdekje natyrale.

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Xh.A., vjeç 18, banues në fshatin Bashaj. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 03.11.2018, shtetësia E.P., vjeçe 72, banuese në  fshatin Gjashtë, kallëzon se i kanë vjedhur në banesë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin S.P., vjeç 50, banues në Sarandë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 03.11.2018, në fshatin Leshnicë e Poshtme, është vjedhur banesa e shtetasit, Dh.K., vjeç 63, banues në fshatin Leshnicë e Poshtme. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 04.11.2018, ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, shtetasi F.R., vjeç 79, banues në Gjirokastër, i cili rreth orës 16:20 ndërroi jetë. Nga kryerja e veprimeve rezultoi se vdekja është shkaktuar nga një infarkt kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin R.H., vjeç 24, banues në Memaliaj bazuar në nenin 280 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin Gj.Sh., vjeç 65, banues në fshatin Shënkoll, pasi në banesë, u kap duke ndërtuar soletën e banesës pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit N.P., më datë 04.11.2018, është kthyer në banesë dhe deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin V.K., vjeç 53, banues në Milot, pasi më datë 03.11.2018, në Milot, ka kanosur me fjalë, shtetasin  Z.C., vjeç 68, banues Milot. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Kurbin dhe punohet  për kapjen e shtetasit V.K., vjeç 43, banues në Milot, Kurbin, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes A.K.,  vjeçe 41, banuese në Milot, si dhe iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 04.11.2018, gjatë natës, në lagjen “10 Korriku”, është vjedhur në një shkollë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për shtetasin A.B., vjeç 22, banues në Gojan i Madh, pasi në fshatin Gojan, ka dëmtuar me sende të forta, xhamin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Z.P., vjeç 57, banues në Gojan. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin A.Sh., vjeç 19, banues në Kukës, pasi në lagjen e Re, Kukës, ka goditur me mjete të forta duke e dëmtuar lehtë, shtetasin F.I.,  vjeç 44, banues në fshatin Mamëz, Kukës. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 04.11.2018, shtetasja L.Gj., vjeçe 59, banuese në fshatin Tërnovë, në banesë, është rrëzuar, dëmtuar e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Më datë 04.11.2018, në SPKM Kapshticë, u kap shtetasi në kërkim S.H., vjeç 30, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprat penale ''Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt'' dhe ''Largimi nga vendi i aksidentit''. Nenet 291 e 273 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2