Kukës Arrestohet një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja”

KukësDrejtoria Kukes 1M

Arrestohet një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja”.

Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij, në shtetin Austriak.

Shërbimet e Stacionit të Policisë kufitare në Morinë, në dalje bënë ndalimin e shtetasit kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konrektisht:

- S.D., vjeç 61, banues në Istog-Kosovë.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit, ky shtetas rezultoi në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena Austri, rishikuar më datë 22.08.2017.

Gjykata e ST.POLTEN/Austri me Vendimin Nr.1/1, datë 27.07.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasja”, parashikuar nga neni 75 i Kodit Penal Austriak.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Austriak, si dhe u referuan materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2