Durrës, finalizohet operacioni i koduar "Silent".

Durrës Policia-durres

Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Silent".

Duke falsifikuar dokumente ulnin vitin e prodhimit të mjeteve dhe më pas i zhdoganonin me vlerë shumë të ulët monetare.

Ndalohen 3 shtetas, ekzekutohen 5 masa sigurie në ngarkim të 5 personave fizikë dhe 1 masë sigurie në ngarkim të një personi juridik, si edhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët e Hetimit Doganor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Silent".

Janë ndaluar shtetasit:

• E.Ç., 29 vjeç, banues në Durrës, në rolin e sekserit;
• Q.K., 32 vjeç, banues në Durrës, në rolin e sekserit;
• G.S., 35 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.

Janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, të cilët kanë vendosur masat e sigurisë si më poshtë në ngarkim të shtetasve:

• K.R., 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë "Arrest shtëpie";
•M.D., 44 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë " Detyrim paraqitje pranë oficerit të Policisë Gjyqësore".
• N.B., 49 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik" ;
• E.P., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik" ;
• S.M., 51 vjeç, banues në Durrës, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik".

Në ngarkim të një shoqërie tregtare, e cila funksiononte si agjenci doganore është vendosur masa e sigurisë me karakter ndalues "Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale ose afariste".

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Xh.S.
Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë sjellë mjete nga jashtë shtetit në vendin tonë dhe duke falsifikuar dokumente kanë ulur vitin e prodhimit dhe i kanë zhdoganuar.

Në këtë mënyrë vlera e zhdoganimit të mjeteve ka qenë më e ulët në vlera monetare se vlera normale bazuar në vitin e saktë të prodhimit të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale të “Kontrabandës me mallra të tjera” e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe “Falsifikim të dokumenteve e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë parashikuar në nenet 174/2 186/2 dhe 248 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2