Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 06 Nëntor 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 34 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 8 drejtues mjetesh.

9 persona në kërkim

1 person për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”

3 persona për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”

5 persona për veprën penale “Vjedhja”

4 persona për veprën penale "Dhuna në familje"

1 person për veprën penale "Ngacmimi seksual”

1 person për veprën penale "Falsifikimi"

1 person për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta"

1 person për veprën penale "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale".

Gjithashtu janë sekuestruar:

2 armë të ftohta (2 doreza metalike).

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 53 persona.
 
Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:

1-Durrës, operacioni i koduar "Silent".

Duke falsifikuar dokumente ulnin vitin e prodhimit të mjeteve dhe më pas i zhdoganonin me vlerë shumë të ulët monetare.

Ndalohen 3 shtetas, ekzekutohen 5 masa sigurie në ngarkim të 5 personave fizikë dhe 1 masë sigurie në ngarkim të një personi juridik, si edhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2