Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 06 Nëntor 2018


Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e mitur A.S., vjeç 17, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen G.C., vjeçe 34, banuese në Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit R.M., dhe A.P., vjeç 30 e 26, banues në Tiranë. Neni 113 i Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës

Tiranë
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë identifikojnë autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur më 14 Janar 2018 ku mbeti i vrarë E.B.
Identifikimi i autorit të dyshuar pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit nga Seksioni për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Kapet dhe vihet në pranga T. (H.) Xh., 30 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe të “Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake”.
30-vjeçari është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në datën 14 Janar 2018 në rrugën “Shefqet Musaraj”, ku mbeti i vrarë shtetasi E.B, si dhe autor i dyshuar i “Vrasjes së mbetur në Tentativë” të shtetasit M.D.
Për arsye hetimi në funksion të zbardhjes së plotë të kësaj ngjarje, nuk bëhen me dije detaje të tjera.
Për vitin 2018 Policia e Tiranës ka zbardhur të gjitha ngjarjet kriminale në fushën e vrasjes dhe të plagosjes.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 05.11.2018, shtetasi E.Sh., vjeç 19, banues në Tiranë, kallëzon se, në rrugën “5 Maji”, duke drejtuar motorin tip “Gumeni”, i ka prerë rrugën një mjet tip “Benz”, për pasojë është përplasur me një mjet tjetër të parkuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.A., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.H., vjeç 53, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz” dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësin e rendit publik. Nenet 291 e 236 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Durrës
Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Silent".
Duke falsifikuar dokumente ulnin vitin e prodhimit të mjeteve dhe më pas i zhdoganonin me vlerë shumë të ulët monetare.
Ndalohen 3 shtetas, ekzekutohen 5 masa sigurie në ngarkim të 5 personave fizikë dhe 1 masë sigurie në ngarkim të një personi juridik, si edhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët e Hetimit Doganor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Silent".
Janë ndaluar shtetasit:
• E.Ç., 29 vjeç, banues në Durrës, në rolin e sekserit;
• Q.K., 32 vjeç, banues në Durrës, në rolin e sekserit;
• G.S., 35 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit;
Janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, të cilët kanë vendosur masat e sigurisë si më poshtë në ngarkim të shtetasve:
• K.R., 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë "Arrest shtëpie";
•M.D., 44 vjeç, banues në Durrës, me detyrë agjent doganor është vendosur masa e sigurisë " Detyrim paraqitje pranë oficerit të Policisë Gjyqësore".
• N.B., 49 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik" ;
• E.P., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik" ;
• S.M., 51 vjeç, banues në Durrës, me detyrë doganier është vendosur masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyrë a shërbimi publik".
Në ngarkim të një shoqërie tregtare, e cila funksiononte si agjenci doganore është vendosur masa e sigurisë me karakter ndalues "Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale ose afariste".
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Xh.S.
Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë sjellë mjete nga jashtë shtetit në vendin tonë dhe duke falsifikuar dokumente kanë ulur vitin e prodhimit dhe i kanë zhdoganuar.
Në këtë mënyrë vlera e zhdoganimit të mjeteve ka qenë më e ulët në vlera monetare se vlera normale bazuar në vitin e saktë të prodhimit të tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale të “Kontrabandës me mallra të tjera” e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe “Falsifikim të dokumenteve e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë parashikuar në nenet 174/2 186/2 dhe 248 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë,  për shtetasin Sh.M., vjeç 75, banues në fshatin Larushk Krujë, pasi tek mbikalimi i Fushë Krujës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen F.B., vjeçe 58, banuese në fshatin Fushë Mamurras, e cila ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni për narkotikët

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E.K., vjeç 21, banues në Elbasan. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 05.11.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi V.D., vjeç 25, banues në Elbasan, pasi në unazën e qytetit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Golf 4“, të drejtuar nga shtetasi Sh.H., vjeç 51, banues në Librazhd, për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe pasagjerët e mjetit “Golf 4”, shtetasit F.R., F.R., vjeç 50 e 59, banues në fshatin Mirakë, Librazhd, të cilët pasi morën mjekim në spital, u larguan në banesë, kurse shtetësia K.H., vjeçe 49, banuese në fshatin Polis, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
S. Sh, 37 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr 7 në Korçë, ky shtetas u kap duke i shitur një sasi prej 360 litra naftë shtetasit P.O., sasi e cila dyshohet se është vjedhur në automjetet e një firme, e cila po kryen punime pranë gazsjellësit TAP, në zonën e Vithkuqit. Po punohet për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt, arrestohen në flagrancë dy shtetas në Pogradec dhe Devoll.
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
· S.B., 19 vjeç, banues në fshatin Çërravë-Pogradec. Arrestimi i tij u bë pasi, në fshatin Çërravë, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Yinxiang”, pa targa, pa leje drejtimi.
· E.M., 40 vjeç, banues në fshatin Baban-Devoll. Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën Baban-Devoll, ky shtetas duke drejtuar në gjendje të dehur, pa leje drejtimi një mjet tip traktor, pa  targë, ka dalë nga rruga, ku për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi si edhe pasagjeri shtetasi B.K., 28 vjeç, i cili pas mjekimit në Spital u largua në banesë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 05.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.D., vjeç 37, banues në Berat, pasi në rrugën Berat- Skrapar, në Uznovë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin kamion tip “Volvo”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 05.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.Ç., vjeç 34, banues në Lushnje, pasi në lagjen “Skënder Libohova”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për shtetasin E.A., vjeç 27, banues në Përmet,  pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 05.11.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasi M.G., vjeç 53, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, pasi në rrugën dytësore Bungaj- Rrëshen, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Muriqan, Shkodër
Kapet dhe ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi.
Nga shërbimet e policisë kufitare në P. K. K. Muriqan u ndalua shtetësia e shpallur në kërkim:
O.P., 42 vjeçe, banuese në Vranjë, Serbi.
Ndalimi i saj u bë në PKK, Muriqan, në dalje nga R.Sh, u kap nga shërbimet e DRKM, Shkodër, pasi kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 12.10.2018, nga Interpol Beogradi/Serbi, pasi Gjykata e Vranjës, Serbi, me vendimin nr K.Br.23/14, datë 25.05.2015, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Trafikim i qenieve njerëzore” parashikuar nga neni 388/1 i Kodit Penal Serb.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme me qëllim ekstradimi në shtetin e Serbisë.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen N.P., vjeçe 31, banuese në fshatin Bleran. Neni 190 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 04.11.2018, u arrestuan në flagrancë shtetaset Sh.D., dhe E.D., vjeçe 66 e 40, banuese në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 134/2 e 25 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.Ç., vjeç 71, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Shefqet Ndroqi”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprat penale “Dhuna në familje“ dhe “Dhunimi i banesës“, më datë 05.11.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, F.P., vjeç 22, banues në Tiranë. Nenet 130/a e 112/1 të Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.C., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, nga kontrolli në mjetin tip “BMW”, iu gjetën e bllokuan dy doreza metalike (mbrojtëse grushti). Neni 279/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 05.11.2018, në banesë, në gjendje të rënduar psikologjike, ka prerë damarët, shtetasja B.H., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.V., vjeçe 35, banuese në Tiranë, pasi ish-vjehrri, shtetasi A.V., vjeç 78, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës së dhënë më datë 04.11.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi A.D., vjeç 54, banues në Tiranë. Neni 139 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit F.L., dhe A.S., vjeç 34 e 49, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova”, kanë goditur me grusht shtetasin E.G., vjeç 26, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.A., vjeç 18, banues në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin Sh.S., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi vëllai, shtetasi S.S., vjeç 49, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.S., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi më datë 05.11.2018, ka kanosur (vëllanë) shtetasin Sh.S., vjeç 54, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.Q., vjeç 21, banues në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.T., vjeç 29, banues në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 05.11.2018, shtetasja F.Sh., vjeçe 44, banuese në Tiranë, kallëzon se persona të panjohur e shqetësojnë nëpërmjet telefonit. Po punohet për identifikimin e shoqërimin e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.G., vjeç 54, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Tiranë
Plagos me mjet prerës një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan në flagrancë shtetasin:
- M.K., 52 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Islam Alla” gjatë një konflikti për motive të dobëta (vend parkimi) ka plagosur me mjet prerës shtetasin A.M., 34 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 05.11.2018, shtetasi B.A., vjeç 63, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 16.09.2018, i është larguar nga banesa vëllai, shtetasi M.A., vjeç 48, banues në Tiranë. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 05.11.2018, u ndalua shtetasi Y.L., vjeç 46, banues në Tiranë, pasi në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, E.L., vjeçe 32. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.T., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi në Shish Tufinë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, M.B., vjeç 50, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë“Arrest me burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Përndjekja”. Nenet 323 e  121/a të Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.L., vjeçe 32, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, shtetasi Y.L., vjeç 46, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin N.K., vjeç 58, banues në Tiranë, pasi në fshatin Zallbastar, në pronën e tij, u konstatuan punime ndërtimi pa leje. Po punohet për shoqërimin e tij. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.Gj., vjeç 40, banues në fshatin Zallbastar, pasi në banesë, u konstatuan punime ndërtimi pa leje. Po punohet për shoqërimin e tij. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.F., vjeç 63, banues në fshatin Vilzë, pasi në këtë fshat, u konstatuan punime ndërtimi pa leje. Po punohet për shoqërimin e tij. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.O., vjeç 42, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 05.11.2018, shtetasi K.H., vjeç 35, banues në Paskuqan, kallëzon se më datë 04.11.2018, i është larguar nga banesa vëllai, shtetasi V.H., vjeç 32. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 05.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.I., vjeç 20, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, shtetasi A.N., vjeç 34, banues në Kamëz, kallëzon se një person i panjohur nuk i ka bërë likujdimin e shumës që i takonte për shërbimin e ofruar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.H., vjeç 31, banues në Kamëz, për veprën penale të parashikuar nga neni 108/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 05.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.Sh., vjeçe 24, banuese në Tiranë, pasi në banesë, bashkëshorti A.Sh., vjeç 32, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.A., vjeç 43, banues në Tiranë. Nenet 262, 274 dhe 293 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit D.M., dhe Y.K., vjeç 43 e 60, banues në Vorë, për veprat penale të parashikuara nga Nenet 90 dhe 277 Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen E.P., vjeçe 27, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 05.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen V.Sh., vjeçe 38, banuese në Rrogozhinë, pasi kunati, shtetasi I.Sh., vjeç 67, banues në Rrogozhinë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.11.2018, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia e mitur T.K., vjeçe 17, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 05.11.2018, shtetasi A.H., vjeç 20, banues në Katund Sukth, kallëzon se i është djegur mjeti tip “Dahitsu”. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, gjatë natës, në fshatin Shën Vlash, në kasollen e bagëtive, shtetasit A.G., vjeç 49, i kanë  vjedhur një bagëti të trashë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, gjatë natës, në fshatin Shën Vlash, në kasollen e bagëtive, shtetases G.B., vjeçe 50, i kanë  vjedhur një një bagëti të trashë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, L.B.,  vjeç 37, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/3  i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 11, është vjedhur kioska e shtetasit H.M., vjeç 64, banues në Durrës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Durrës, për shtetasin E.Z., vjeç 59, banues në Durrës, pasi në banesë, nga punonjësit e  OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Durrës, për shtetasen P.M., vjeçe 63, banuese në Durrës, pasi në banesë, nga punonjësit e  OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin R.M.,  vjeç 62, banues në fshatin Larushk, pasi në këtë fshat, është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, S.H., vjeç 30, banues në fshatin Bruzh, pasi  Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, e ka dënuar me 20 ditë burg, pë veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe ‘’Largimi nga vendi i aksidentit”. Nenet 291 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, shtetasi G.Ç., vjeç 61, banues në Krujë, kallëzon se i  është larguar nga banesa vajza C.Ç., vjeçe 23. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

Komisariati i Policisë Shijak

Në vijim  të komunikatës, që bën fjalë për vjedhje e mbetur në tentativë, më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.P., vjeç 15, banues në fshatin Shën Vlash. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës,  për shtetasin M.H., vjeç 61, banues në fshatin Karreç, pasi në këtë fshat, është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.G., vjeç 48, banues në fshatin Koxhas, Shijak, pasi në këtë fshat, është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 05.11.2018, gjatë natës, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, është vjedhur dyqani i shtetasit L.N., vjeç 38, banues në Tiranë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik

Cërrik
Informacion paraprak
Në fshatin Marinëz, Belsh, në magazinën pranë banesës,është gjetur i vetëvarur, shtetasi E.T., 27 vjeç.
Nga këqyrja e kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 05.11.2018, në fshatin Bërzeshtë, ka rënë zjarr dhe është djegur kasollja e bagëtive e shtetasit R.L., vjeç 72, ku ka dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, si ngjarje aksidentale.

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen D.Gj., vjeçe 26, banuese në fshatin Qukës. Neni 127 i Kodit Penal.

Librazhd
Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar i dyshuar si autor i dy vjedhjeve të banesave.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, me të marrë njoftimin për vjedhjen e dy banesave të shtetasve D. M., dhe Z. M., në fshatin Dorëz, Librazhd, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre vjedhjeve.
Në sajë të një pune të mirëorganizuar si dhe nga informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur ndalimi i automjetit tip "Mercedes-Benz" që drejtohej nga shtetasi E.M., 25 vjeç me banim Tiranë, i cili po transportonte me automjetin e mësipërm sendet e vjedhura konkretisht:
Dy TV “Samsung”, laptop, fshesë korrenti, si dhe një moto-korrëse bari etj. Sendet e mësipërme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.M., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 05.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen G.K., vjeçe 69, banuese në Korçë, pasi bashkëshorti, H.K., vjeç 70, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallë së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.11.2018, në lagjen nr. 9, në banesë,  është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja E.G., vjeçe 76. Nga veprimet e kryera hetimore, rezultoi se vdekja ka ardhur si pasojë e një  arresti  kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korç, për vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 05.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen S.M., vjeçe 30, banuese në fshatin Dobranj, pasi bashkëshorti, A.M., vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallë  së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin G.A., vjeç 54, banues në fshatin Vërdovë, pasi në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për  shtetasin A.L., vjeç 47, banues në Durrës, pasi në SPK Qafë Thanë, nga shërbimet e kufirit, u kap duke kaluar kufirin nga jashtë brenda në mënyrë  të paligjshëm. Neni 297  i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin E.U., vjeç 26, banues në fshatin Lekaj Kavajë, pasi në S P K Qafë Thanë, nga shërbimet e kufirit, u kap duke kaluar kufirin nga jashtë brenda në mënyrë  të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, në fshatin Homezh, në vendin e quajtur Bregu i Homezhit është djegur një sipërfaqe me shkurre. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë

Më datë 05.11.2018, në unazën e qytetit duke ecur është rrëzuar shtetasi  E.T., vjeç 59, banues në Ersekë, (i sëmurë epileptik), i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 05.11.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, A.M., vjeç 46, banues në fshatin Kraps, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, në fshatin Ferras, në breg të lumit Vjosë, u gjet e vdekur pa shenja dhune, shtetësia M.N., vjeçe 59, e cila është larguar nga banesa më datë 02.11.2018. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasen B.Z., vjeçe 38, banuese në fshatin Cukalat, Berat. Nenet 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, në aksin rrugor Fier-Darzezë, te “Ura e Hoxharës”, është gjetur i braktisur në kanal mjeti tip “Volkswagen”, i cili i përket shtetasit sllovak M.P., 38 vjeç. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Neni 273 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, në Patos, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B.B., vjeç 59. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, në fshatin Ferras, kanë vjedhur në banesën e shtetasit Sh.Xh., vjeç, 69. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin K.H., vjeç 42, banues në Divjakë, pasi në lokal, u kap duke bërë punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 04.11.2018, në fshatin  Aranitas, është rrëzuar shtetasi G.M., vjeç 62, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 05.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen F.V., vjeçe 65, banuese në  Vlorë, pasi shtetasi F.T., vjeç 76, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj  saj . Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin minoren I.T., vjeç 13, banues në Vlorë. Neni 134/22 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.H., vjeçe 64, banuese në Vlorë, pasi bashkëshorti, shtetasi R.H., vjeç 64, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 05.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen T.N., vjeçe 42, banuese në Vlorë, pasi bashkëshorti, shtetasi M.N., vjeç 55 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 05.11.2018, shtetasi K.Z., vjeç 33, banues në Vlorë, kallëzon se i kanë vjedhur banesën. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 05.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R.S., vjeçe 42, banuese në fshatin Çlirim, pasi bashkëshorti, shtetasi A.S., vjeç 49, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 05.11.2018, shtetasi V.F., vjeç 50, banues në fshatin Janjar, kallëzon se më datë 04.11.2018, gjatë natës, në këtë fshat, i kanë vjedhur në lokal. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u referuan  materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin A.S., vjeç 49, banues në fshatin Çlirim, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases R.S., vjeçe 42. Neni  130/a i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Në vijim të komunikatës datë 09.07.2017, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases O.R., më datë 03.11.2018, u kthye në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Më datë 05.11.2018, u ndalua shtetasi L.Ç., vjeç 40, banues në Gjirokastër. Nenet 130/a e 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin M.M., vjeç 55, banues në fshatin Pllan, pasi në këtë fshat, ka goditur me grusht shtetasin A.L., vjeç 47, banues në Pllan. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen L.Ll., vjeçe 41, banuese në fshatin Mabe, pasi djali, A.Ll., vjeç 30, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin G.M., vjeç 20, banues në fshatin Troshan, pasi më datë 04.11.2018, në aksin rrugor Ungrej-Lezhë, u kap me mjetin kamionçinë tip “Iveko”, duke transportuar dru zjarri pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 02.11.2018, që bën fjalë për dhunë në familje, më datë 05.11.2018, u ndalua shtetasi A.Ll., vjeç 20, banues në fshatin Mabe. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin B.Gj., vjeç 35, banues në Tarazh. Nenet 150 e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin S.P., vjeç 47, banues në fshatin Trush, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.P., vjeç 52, banues në Shkodër, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases Gj.P., vjeçe 45. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin B.B., vjeç 54, banues në Koplik, pasi në Koplik, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin H.B., vjeç 44, banues në Kosovë. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin I.Ç., vjeç 18, banues në fshatin Tomin. Nenet 134, 22, 242 dhe 273 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 05.11.2018, në fshatin Shupenzë, në banesë dyshohet se është vetëhelmuar, shtetasi H.C., vjeç 61, i cili vdiq në spital, si pasojë e arrestit kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.

Më datë 05.11.2018, në fshatin Vajkal, pranë banesës, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi gurësh, është dëmtuar shtetasi B.A., vjeç 42, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasit A.Ç., dhe Xh.Ç., vjeç 51 e 70, banues në fshatin Lis, pasi në këtë fshat, kanë goditur njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.11.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin H.R., vjeç 79, banues në Burrel. Neni 150 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 05.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga Gjermania, M.G., vjeç 24, banues në Vlorë, pasi në afërsi të P K K Qafë Thanë, ka kaluar kufirin shtetëror duke shmangur kontrollit kufitar. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi i kthyer ”Inad” nga Turqia, E.Ç., vjeç 23, banues në Shkodër, pasi më datë 05.11.2018, në P K K Rinas, nga kontrolli iu gjet e bllokua një kartë identiteti italiane e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Më datë 04.11.2018, në SPKM Kapshticë, shërbimet e kufirit kapën 9 shtetas të huaj, të cilët kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Këta shtetas në përfundim të procedurave përkatëse do të dërgohen në vendet e tyre të origjinës.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Më datë 05.11.2018, në P K K Muriqan, u kap shtetasi në kërkim D.K., vjeç 25, banues në fshatin Prezë, Tiranë, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, mbetur në tentativë. Nenet 283/a/2 e 22 të Kodit Penal. Veprimet do kryhen nga D P V Tiranë.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2