Rinas, arrestohet përkohësisht një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Francës

Rinaspolicia kufitare

Arrestohet përkohësisht një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Francës.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas bënë arrestimin provizor të shtetasit italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

- A.G., 41 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Parisi/Francë, pasi Gjykata De Dresse në Francë ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 313/1, 313-1 Al.2, 313-7, 323-8 të Kodit Penal Francez.

Ky shtetas po udhëtonte nga aeroporti i Romës në drejtim të aeroportit të Rinasit, ku dhe u bë arrestimi provizor i tij.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit në Tiranë.

Arkiva

Mars 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31