Mat, kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim

Mat DVP Diber

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim veprat penale “Kanosje për vrasje”, ‘”Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prishje e qetësisë publike”,”Shkatërrim i pronës”,”Plagosje e lehtë me dashje”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

A.U., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas më datë 07.02.2018, në bashkëpunim me vëllain e tij (shtetasin A.U., i cili është në kërkim), në fshatin Baz Mat, janë futur të maskuar dhe të armatosur në lokalin e shtetasit E.Ç., 25 vjeç, dhe gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik në ajër disa herë dhe më pas kanë goditur me qytën e pistoletës duke i shkaktuar dëmtime shtetasit E.Ç .

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat për këtë shtetas ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprat penale “Kanosje për vrasje”,”Mbajtje pa leje të armëve luftarake”,”Prishje e qetësisë publike”, ”Shkatërrim i pronës”, ”Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga nenet 84,278/1, 274, 150, 89 e 25 të Kodit Penal.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2