Lezhë - Tjetër goditje në kuadër të operacionit "Ndëshkimi i të fortëve", vihet në pranga një shtetas

Lezhë WhatsApp Image 2018-11-07 at 11.30.04

Tjetër goditje në kuadër të operacionit "Ndëshkimi i të fortëve"

Vihet në pranga një shtetas i cili qarkullonte në ambiente publike me armë zjarri me vete

I sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë me fishekë

Forcat policore në Komisariatin e Policisë Lezhë, në kuadër të operacionit "Ndëshkimi i të fortëve", kanë vijuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e krimeve, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin:

- M. J., 21 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip ‘Smith’ me 5 fishekë.

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2