Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 07 Nëntor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.R., vjeç 29, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen G.Q., vjeçe 44. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.H., vjeç 48, banues në Elbasan, pasi në rrugën Tiranë-Rinas, u kap duke drejtuar mjetin tip “Ford Fokus”, me leje drejtimi e dyshuar si e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.B., vjeç 39, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, Sauk i Sipërm, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësoren F.Sh., vjeçe 65, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në fshatin Mustafa Koç, duke qarkulluar me mjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin H.Ç., vjeç 55, banues në Baldushk, i cili për pasojë, ka vdekur në spital. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.H., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi  me datë 06.11.2018, në rrugën “Pavarësia”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 0711.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.Q., vjeç 30, banues në Elbasan, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, tek rruga e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për shtetasin J.M., vjeç 33, banues në fshatin Pilafaj, Dibër, pasi në PKK Blladë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Seksioni kundër korrupsionit

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për shtetasin A.V., vjeç 44, banues në fshatin Rrashbull, pasi u kap duke drejtuar mjetin tip ”Benz”, me certifikatë transporti të falsifikuar. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, më datë 06.11.2018, u arrestuan shtetasit në kërkim G.S., dhe Xh.S., vjeç 33 e 25, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Nenet 174/2 dhe 186/2 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 06.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.N., vjeç 26, banues në Barbulloj, Lezhë, pasi në Bushnesh, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin, shtetasin M.Z., vjeç 70, banues në Bushnesh. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 06.11.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi G.Z., vjeç 42, banues në fshatin Cingar, Gramsh, pasi në fshatin Cerunjë, Gramsh, duke drejtuar autobusin tip “Man”, ka aksidentuar shtetasen e mitur R.D., vjeçe 16, banuese në fshatin Cerunjë, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal, është dërguar në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin M.O., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në rrugën Librazhd–Qafë Thanë, në Qafë–Thanë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen ”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i cili pasi u mjekua në spital, u largua për në banesë, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin R.K., vjeç 59, banues në Prishtinë, Kosovë. Neni 141/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.Sh., vjeç 57, banues në fshatin Kuqar, Patos. Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin I.M., vjeç 29, banues në Frakull e Madhe Fier, pasi më datë 06.11.2018, nga punonjësit e PKK Porti Vlorë,  është konstatuar në ardhje nga Porti i Brindizit, Itali, ku është i regjistruar në rubrikën “hyrje” për në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk ka “dalje”. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin e depërtuar nga Greqia, E.L., vjeç 28, banues në Gramsh, pasi më datë 03.11.2018, në Konispol, ka kaluar në mënyrë të paligjshëm kufirin nga Shqipëria në Greqi. Neni 297 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen A.D., vjeçe 27, banuese në Lushnje. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 06.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja R.B., vjeçe 34, banuese në Vlorë,  pasi në lagjen “24 Maji”, në rrugën Trans-Ballkanike, te “Rrotondo”, është  kapur duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Land Rover”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A., vjeç 53, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor Kotë-Vlorë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Toyota”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 06.11.2018, u ndalua shtetasi në kërkim F.C., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Neni 298/3 i Kodit Penal.


DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 06.11.2018, në banesë, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, shtetasi R.A., vjeç 60, banues në Tiranë, është vetëdëmtuar me mjet prerës. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 06.11.2018, u ndalua shtetasi në kërkim M.B., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën  e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”. Neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.L., vjeç 52, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dervish Hima”, për motive të dobëta, ka goditur me grusht duke dëmtuar lehtë, shtetasin B.M., vjeç 33, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, e cila bënë fjalë për veprën penale “Mashtrimi”, më datë 06.11.2018, u kap shtetasi në kërkim E.M., vjeç 23, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 06.11.2018, në rrugën “Vëllezërit Manastirliu”, kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit K.R., vjeç 29, banues në Tiranë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.R., vjeç 40, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ndre Mjeda”, ka goditur me grusht shtetasin B.H., vjeç 62, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.H., vjeçe 76, banuese në Tiranë, pasi nusja e djalit, M.H., vjeçe 53, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës, e cila bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 07.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi në kërkim A.N., vjeç 48, banues në Fushë-Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, e cila bënë fjalë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, më datë 06.11.2018, u kap shtetasi në kërkim E.D., vjeç 41, banues në Tiranë. Nent 130/a e 89 të Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, shtetasit M.K., dhe R.M., vjeç 25 e 21, banues në Tiranë, kallëzojnë se në rrugën e “Kavajës”, persona të paidentifikuar iu kanë marrë me forcë telefonin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 139 i Kodit Penal.

Tiranë
Në lidhje me incidentin e djeshëm të ndodhur në stadiumin “Selman Stërmasi” pas përfundimit të ndeshjes midis ekipeve “Tirana- Kukësi”, ju bëjmë me dije se:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në përgjigjen e kthyer Klubit Sportiv “Tirana” e ka bërë me dije që nuk do të garantonte rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe në përfundim të këtij aktiviteti sportiv, pasi nuk plotësonte kërkesat në bazë të ligjit nr. 79/2017 “Për Sportet” dhe ligjit nr.19/2016, “Për masat shtesë të Sigurisë publike”.
Lidhur me situatën e krijuar ditën e djeshme pas mbarimit të ndeshjes Policia mori këto masa:
Me marrjen e informacionit ndërhyri në kohë për parandalimin dhe agravimin e mëtejshëm të situatës duke larguar tifozat nga fusha drejt vendqëndrimit fillestar.
Menjëherë bëri kapjen dhe shoqërimin pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 të 12 tifozëve prishës të rendit dhe të sigurisë, si më poshtë:
• A. Gj. 18 vjeç, banues në Tiranë
• D. B. 37 vjeç, banues në Tiranë
• B. K. 18 vjeç, banues në Tiranë
• I. K. 18 vjeç, banues në Tiranë
• A. V. 31 vjeç, banues në Tiranë
• L. P. 20 vjeç, banues në Tiranë
• D. D. 18 vjeç, banues në Tiranë
• K. Sh. 18 vjeç, banues në Tiranë
• H. H. 21 vjeç, banues në Tiranë
• O. H. 18 vjeç, banues në Tiranë
• K. M. 18 vjeç, banues në Tiranë
• L. Zh. 22 vjeç, banues në Tiranë.
Personat e sipërpërmendur janë proceduar penalisht për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.
Nëpërmjet pamjeve filmike dhe informacioneve po vazhdon puna për identifikimin, shoqërimin dhe procedimin penal dhe administrativ të personave të tjerë të përfshirë në prishjen e rendit dhe qetësisë në këtë aktivitet sportiv.
Gjithashtu ndaj subjektit privat “Octapus 1 Security” i pajisur me licencë të kategorisë 1-3A, e kontraktuar nga Klubi Sportiv “Tirana” për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe në përfundimit të aktivitetit sportiv për mospërmbushje të detyrimeve ligjore u morën këto masa:
• gjobë drejtuesit teknik, bazuar në ligjit 75/2014 “Për Sh.P.S.F-t” neni 26 germa “d” dhe “dh”.
• gjobë për 5 punonjës të subjektit SH.P.S.F “Oktapus 1 Security”, bazuar në ligjin 75/2014 “Për Sh.P.S.F-t” neni 27.
Ju bëjmë me dije se subjekti privat “Octapus 1 Security”i pajisur me licencë të kategorisë 1-3A është gjobitur për mospërmbushje të detyrimeve ligjore dhe për problemet e ndodhura edhe në ndeshjen K.F Tirana – K.F Partizani në datë 28.09.2018.
Vazhdojnë procedurat për procedimin administrativ të Klubi Sportiv “Tirana” për mosbzatimin dhe marrjen e masave bazuar në ligjin Nr. 19/2016, datë 22.09.2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”.
Sqarojmë se për drejtuesit e K.F “Tirana” dhe drejtuesit e stadiumit “Selman Stërmasi” ka filluar procedimi penal për mos përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga ligji nr. 79/2017 “Për Sportet” dhe ligjit nr.19/2016, ” Për masat shtesë të Sigurisë publike” të evidentuara në ndeshjen e datës 28.09.2018. midis K.F Tirana – K.F Partizani.
Policia e Tiranës është e vendosur të zbatoj me përpikëri detyrimet dhe përgjegjësit e përcaktuara në aktet e mësipërme për marrjen e masave gjatë zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.Ç., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Nuri Kella”, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin F.T., vjeç 26, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.E., vjeç 40, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.D., vjeçe 37, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti G.D., vjeç 30, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.11.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R.K., banuese në Tiranë, pasi babai E.K., vjeç 36, banues në Lushnje, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J.L., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin S.M., vjeç 34, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe punohet për kapjen e shtetasit M.D., vjeç 35, banues në Kamëz. Neni 312/a i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit Xh.K., dhe D.D., vjeç 24 e 25, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Gjegj Fishta”, kanë goditur me grusht shtetasit D.K., dhe K.P., vjeç 34 e 29, banues në Tiranë. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 06.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Z.B., vjeçe 33, banuese në Tiranë, pasi vjehrra, N.B., vjeçe 62, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Gj.T., vjeçe 53, banuese në Tiranë, pasi dhëndri, A.O., vjeç 42, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.T., vjeçe 21., banuese në Tiranë, pasi bashkëjetuesi, G.M., vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.11.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.N., vjeçe 39, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, J.N., vjeç 47, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen S.N., vjeçe 37, banues në Kamëz. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe punohet për kapjen e shtetasit N.E., vjeç 35, banues në Babrru, për veprat penale bazuar në nenet 130/a, 278/3 e 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr.6

Më datë 07.11.2018, në fshatin Yrshek, në një mjedis të hapur, policia mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale  dy armë zjarri. Po punohet për identifikimn dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.K, vjeç 15, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, në lagjen nr. 6, në banesë, është gjetur i vdekur shtetasi Th.I., vjeç 62. Nga veprimet e para rezulton se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vdekje natyrale.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen Gj.B., vjeçe 59, banuese në Durrës, pasi më datë 05.11.2018, gjatë kontrollit të grupit të OSHEE-së, është kapur duke vjedhur energji elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, në Shkallnur, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit H.Sh., vjeç 35. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/22 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 13, Durrës, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri tip automatik në drejtim të automjetit tip” Audi”, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi E.H., 39 vjeç, banues në Vlorë dhe është plagosur shtetasi G.C., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gëzhoja dhe automjeti tip “Audi”.
Rreth orës 23:13, në fshatin Shën Vlash, Durrës, në afërsi të varrezave është gjetur duke u djegur një automjet tip “Benz”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.
Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona dhe grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nenet 79/dh dhe 278/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 06.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin H.K., vjeç 81, banues në Fushë Krujë, pasi djali, F.K., vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Ligji nr 9669 datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases C.Ç., vjeçe 23, banues në Krujë, më datë 06.11.2018, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 06.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin F.R., vjeç 23, banues në Maminas, pasi babai, A.R., vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan

Elbasan /Librazhd
Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti brenda familjes.
Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi kishte ushtruar dhunë dhe kanosur bashkëshorten.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjet prerës (thikë).
Gjithashtu u arrestua në flagrancë edhe një shtetas pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit të tij.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Librazhd, pas një telefonate të marrë në Sallën Operative për një konflikt familjar, ku bashkëshorti ka kanosur me mjet prerës thikë bashkëshorten, falë reagimit të shpejtë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• H.D. , 68 vjeç, banues në Librazhd.
Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, si dhe gjatë konfliktit ka nxjerrë mjet prerës (thikë) dhe e ka kanosur se do ta godiste bashkëshorten e tij, shtetasen M.D., 46 vjeçe.
Gjithashtu Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin, A.P., 51 vjeç, banues në fshatin Shelcan, Elbasan, arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit P. P., 76 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Elbasan
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Policia e Elbasanit ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për plagosje të lehtë, Vjedhje, Shkatërrimi i pronës dhe mosbindjen ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
• Th.B., 32 vjeç, banues në lagjen "Shënkoll", Elbasan.
Pas informacioneve të marra nga Seksioni i Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas një pune të mirëorganizuar u bë e mundur kapja e këtij shtetasi në Tiranë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë " Arrest me Burg" për veprat penale të lartpërmendura.
Po kështu nga veprimet hetimore dhe operative rezulton se ky shtetas është i dyshuar edhe për disa vjedhje dhe konkretisht:
• Më datë 07.02.2018, në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases S. Z.,
• Më datë 02.05.2018, në lagjen "Brigada 17 Sulmuese", Elbasan ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases M. S.,
• Më datë 30.10.2018, në lagjen " Shënkoll", Elbasan, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases L. N.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.N., vjeç 24, banues në Elbasan. Neni 274 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.G., vjeç 36, banues në fshatin Bardhas, pasi në banesë, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen Q.K., vjeçe 61, banuese në fshatin Funarës. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 06.11.2018,  në fshatin Mborje, në banesë, është gjetur e vdekur shtetasja L.B., vjeçe 67, banues në Mborje. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga sëmundje kronike kardio-vaskulare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Më datë 06.11.2018,  në fshatin Belorta, ka rënë zjarr në kasollen në afërsi të banesës  së shtetasit L.M., vjeç 44, banues në Belorta, ku është djegur baza ushqimore si dhe një dritare e banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin A.M., vjeç 20, banues në fshatin Bulgarec. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 06.11.2018, në fshatin Burimas, ka rënë zjarr në garazhin e shtetasit A.P., vjeç 62, ku është djegur mjeti tip “Benz”. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një mase në sistemin elektrik. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.

Maliq
Informacion paraprak.
Më datë 07.11.2018, rreth orës 01:00, jemi njoftuar se në fshatin Velitërnë, ka rënë zjarr në një pikë karburanti, aktualisht jashtë funksionit.
Nga veprimet e para, rezulton se zjarri ka rënë në një mjet tip kamion në pronësi të shtetasit V.B., 50 vjeç, banues në Tiranë, si edhe në një autoveturë, të cilat kanë qenë të parkuara dhe për pasojë janë djegur plotësisht.
Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Devoll

Shtetasi S.M., vjeç 60, banues në Mençurisht, ka bërë kallëzim, se i kanë vjedhur në banesë një sasi lekësh. Janë kryer veprimet dhe rreth orës 14:00, është paraqitur në polici dhe ka deklaruar se i ka gjetur lekët, por kishte harruar vendin ku i kishte siguruar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 06.11.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 1, është vjedhur dyqani i shtetasit S.M., vjeç 52, banues në Pogradec. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë dhe punohet për kapjen e shtetasit T.L., vjeç 19, banues në fshatin Hoshteçe. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin Dh.H., vjeç 18 dhe V.H., vjeç 57, banues në Pogradec. Nenet 283 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Q., vjeç 23, banues në fshatin Buçimas. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin F.Sh., vjeç 50, banues në fshatin Malas Breg, Ura Vajgurore. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.Q., vjeç 46, banues në Berat, pasi u kap duke ndërtuar pa leje, soletën e banesës së tij. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.S., vjeç 52, banues në Berat. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, në fshatin Trebel, është gjetur i vetëvarur në një pemë, shtetasi K.A., vjeç 62, banues në fshatin Trebel. Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Berat, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 06.11.2018, shtetasi Gj.M, vjeç 59, banues në Kuçovë, kallëzon se në mënyrë të vazhdueshme është fyer e ofenduar nga shtetësia K.Ç, vjeçe 56. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim juridik.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 06.11.2018, në afërsi të bregut të lumit Seman, në vendin e quajtur “Lamuri”, u gjet pa jetë shtetasi A.M., vjeç 60, banues në Fier. Nga veprimet e kryera, në trupin e tij nuk u konstatuan shenja dhune. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.

Më datë 06.11.2018, në vendin e quajtur “Gjashtëkatëshi”, Patos, u  gjet pa jetë në trotuar, shtetasja I.G., vjeçe 80, banuese në Patos. Nga veprimet e kryera, në trupin e saj nuk u konstatuan shenja dhune. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 06.11.2018, në banesë është gjetur i pa jetë, i varur me litar, shtetasi F.Ç., vjeç 51, banues në fshatin Dushk Fshat. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për vlerësim.

Më datë 06.11.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A.V., vjeçe 36, banuese në Lushnje, pasi bashkëjetuesi, shtetasi I.K., vjeç 41, banues në Lushnje, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë

Në vijim të komunikatës datë 28.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin B.R., vjeç 40, banues në Vlorë, pasi dyshohet të jetë autor i kësaj ngjarje. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pasi më datë 05.11.2018, ka bërë kallëzim shtetasi H.G., vjeç 64, banues në Vlorë, se më datë 03.11.2018, i kanë vjedhur kabullin që furnizonte me energji elektrike banesën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë,për vlerësim.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pasi më datë 05.11.2018, në  lagjen “Lef Sallata” është vjedhur banesa e  shtetasit Ç.Y., banues në Vlorë, vjeç 32. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pasi më datë 05.11.2018, gjatë natës, në lagjen “Pavarësia” është vjedhur dyqani i shtetasit R.N., vjeç 32, banues në Vlorë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.R., vjeç 47, banues në Vlorë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M.Xh., vjeç 30, banues në Durrës. Neni 238 i Kodit Penal.

Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 06.11.2018, në orën 19:45, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar një person i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri. Policia ka filluar menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen dhe nga veprimet paraprake ka zbuluar se në zonën e Skelës në lulishten pas universitetit është plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri shtetasi B.B., 18 vjeç, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta midis dy të rinjve.
Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Vlorë
Më datë 07.11.2018, rreth orës 03:35, në rrugën "Gjergj Kastrioti" është djegur automjeti tip "BMV-X5" në pronësi të shtetasit E.P., 31 vjeç, banues në lagjen "28 Nëntori".
Si pasojë mjeti është dëmtuar plotësisht.
Grupi hetimor po kryen hetimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Komisariati i Policisë Himarë

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin L.P., vjeç 78, banues në Himarë, pasi më datë 04.11.2018, në Himarë, ka goditur me sende të forta shtetasin S.Dh., vjeç 77, banues në Himarë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 06.11.2018, shtetasja V.M., banuese në fshatin Krane, ka kallëzuar se i kanë vjedhjur në banesë. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin L.N., vjeç 38, banues në Gjirokastër, pasi ka tentuar të vjedhë dyqanin e shtetases M.Zh., vjeçe 54, banuese në Gjirokastër. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A.Xh., vjeç 59, banues në fshatin Labovë e Vogël, pasi më datë 05.11.2018, në fshatin Labovë e Vogël, për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasit F.Xh., dhe G.Xh., banues në fshatin Labovë e Vogël. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetasit L.B., vjeç 18, banues në fshatin Beqaraj, Këlcyrë, më datë 06.11.2018, u bë gjetja e tij dhe vënia në dijeni e familjarëve. Ky shtetas ka deklaruar se, është larguar me dëshirën e tij, nga banesa.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin F.Ll., vjeç 61, banues në Lezhë. Neni 201 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin G.M., vjeç 35, banues në fshatin Ungrej, pasi më datë 04.11.2018, në fshatin Ungrej, ka prerë lëndë drusore pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

Lezhë
Tjetër goditje në kuadër të operacionit "Ndëshkimi i të fortëve"
Vihet në pranga një shtetas i cili qarkullonte në ambiente publike me armë zjarri me vete
I sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë me fishekë
Forcat policore në Komisariatin e Policisë Lezhë, në kuadër të operacionit " Ndëshkimi i të fortëve" , kanë vijuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e krimeve, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin :
- M.J., 21 vjeç, banues në Lezhë
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip ‘Smith’ me 5 fishekë.
Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 06.11.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit K.N., dhe M.N., vjeç 23 e 24, banues në Shkodër, pasi tek sheshi “Prek Cali”, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër. Neni 236/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.Gj., vjeç 45, banues në fshatin Sukaxhi, Lezhë, pasi më datë 05.11.2018, në rrugën e fshatit Hajmel, u kap duke transportuar lëndë drusore, me mjetin kamion  tip “Ifa”, pa dokumentacionin përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin K.M., vjeç 25, banues në Vau i Dejës, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar ndërhyrje tek matësi i energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasen D.B., vjeçe 41, banuese në Peshkopi. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Mat
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim veprat penale “Kanosje për vrasje”,”Mbajtje pa leje të armëve luftarake”,”Prishje e qetësisë publike”,”Shkatërrim i pronës”,”Plagosje e lehtë me dashje”
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
A.U., 27 vjeç, banues në Tiranë
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas më datë 07.02.2018, në bashkëpunim me vëllain e tij (shtetasin A.U., i cili është në kërkim), në fshatin Baz Mat, janë futur të maskuar dhe të armatosur në lokalin e shtetasit E.Ç., 25 vjeç, dhe gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik në ajër disa herë dhe më pas kanë goditur me qytën e pistoletës duke i shkaktuar dëmtime shtetasit E.Ç .
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat për këtë shtetas ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprat penale “Kanosje për vrasje”,”Mbajtje pa leje të armëve luftarake”,”Prishje e qetësisë publike”, ”Shkatërrim i pronës”, ”Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga nenet 84, 278/1, 274, 150, 89 e 25 të Kodit Penal.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 06.11.2018, në K K M, Rinas, u ekstradua nga Shqipëria për në Itali, nëpërmjet Z.Q.K. Interpol Tirana, shtetasi A.C., vjeç 33, banues në Vlorë, pasi Autoritetet Gjyqësore Rimini, Itali, kanë lëshuar Urdhër Arrestin për veprën penale “Vrasje e mbetur në Tentativë”. Nenet 56, 61 e 575 të Kodit Penal Italian.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.H., vjeç 34, banues në Tiranë, kthyer deportiv nga Franca, pasi më datë 25.08.2018, në afërsi të SPK Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.K., vjeç 24, banues në Mat, kthyer deportiv nga Anglia, pasi më datë 09.09.2017, në afërsi të SPK Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.T., vjeç 24, banues në Mat, kthyer deportiv nga Anglia, pasi më datë 06.03.2018, në afërsi të SPK Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Rinas
Arrestohet përkohësisht një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Francës.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas bënë arrestimin provizor të shtetasit italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
- A.G., 41 vjeç, banues në Itali.
Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Parisi/Francë, pasi Gjykata De Dresse në Francë ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 313/1, 313-1 Al.2, 313-7, 323-8 të Kodit Penal Francez.
Ky shtetas po udhëtonte nga aeroporti i Romës në drejtim të aeroportit të Rinasit, ku dhe u bë arrestimi provizor i tij.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit në Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës

Më datë 06.11.2018, në SPK Port Durrës, u kap shtetasi në kërkim D.A., vjeç 36, banues në Likmataj, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 8, muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Neni 278/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Më datë 06.11.2018, shërbimet e kufirit, në Bilisht, kanë kapur 8 shtetas të huaj, të cilët kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Këta shtetas në përfundim të procedurave përkatëse do të dërgohen në vendet e tyre të origjinës.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë

Më datë 06.11.2018, në S.P.K Qafë-Botë, u kap shtetasi në kërkim M.U., vjeç 28, banues në Fushë-Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Më datë 06.11.2018, në SPK Morinë, u kap shtetasi në kërkim G.D., vjeç 27, banues në Shkodër,  për veprën penale  “Mashtrim”.  Neni 143 i Kodit Penal. E ndjek Seksioni Kundër Krimeve Lezhë.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2