Korçë - Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, finalizon operacionin e koduar “Pritja”.

KorçëDVP KORce New

Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, finalizon me sukses operacionin e koduar “Pritja”.

Shpërdorojnë detyrën, duke i shmangur masën administrative një subjekti tregtar, në këmbim të ryshfetit.

Arrestohen në flagrancë tre punonjës të Hetimit Tatimor- Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, kanë finalizuar operacionin e koduar “Pritja” si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• M. H., 30 vjeç, banues në Tiranë,

• A. K., 28 vjeç, banues në Durrës,

• I. V., 28 vjeç, banues në Durrës, të tre me detyrë punonjës të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 lekë, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative.

Hetimet po vijojnë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248/25 dhe 259/25 të Kodit Penal.

Arkiva

Janar 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3