Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 08 Nëntor 2018


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafiqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 16 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 4 drejtues mjetesh.

1 person për Narkotikët

1 person për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta"

2 persona në kërkim

3 persona për veprën penale "Shpërdorim detyre”

1 person për veprën penale "Vjedhja"

3 persona për veprën penale "Dhuna në familje"

1 person për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike".
 

Gjithashtu janë sekuestruar:

3 armë të ftohta (1 dorezë metalike, 1 shkop bejsbolli, 1 mjet prerës (biçak).

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 71 persona.

 
Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:

1-Korçë
Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, finalizon me sukses operacionin e koduar “Pritja”.
Shpërdorojnë detyrën, duke i shmangur masën administrative një subjekti tregtar, në këmbim të ryshfetit. Arrestohen në flagrancë tre punonjës të Hetimit Tatimor- Tiranë.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2