Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 08 Nëntor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.D., vjeç 25, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Gj.R., vjeç 2o, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.M., vjeç 22, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., vjeç 35, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit e mitur A.K., dhe F.Sh., vjeç 16 e 17, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 06.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J.S., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, ka aksidentuar shtetasen A.P., vjeçe 60, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Prokop Mima”, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Honda” ka aksidentuar shtetasin F.S., vjeç 61, banues në Tiranë, të dy shtetasit (drejtuesi dhe këmbësori) ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen R.S., vjeçe 23, banuese në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen S.L., vjeçe 59, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.D., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Imer Ndregjoni”, te kryqëzimi i “Oxhakut”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin H.K., vjeç 56, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.P., vjeç 25, banues në Vorë, pasi në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, është përplasur me fadromën, me drejtues F.M., vjeç 47, banues në Tiranë, dhe për pasojë është vetëdëmtuar dhe pas mjekimit në spital u largua për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Gj., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, duke drejtuar motorin tip “Dayang”, ka aksidentuar shtetaset R.H., dhe R.P., vjeç 29 e 27, banues në Tiranë, të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen J.T., vjeçe 25, banuese në Tiranë, pasi në rrugën“Bardhyl”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur mjetin tip “Mazda”, me drejtues S.S., vjeç 46, banues në Tiranë, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin D.I., vjeç 47, banues në Dibër, pasi në aksin rrugor Tiranë- Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin me biçikletë,  shtetasin M.K., vjeç 55, banues në fshatin Arameras, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Korçë
Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, finalizon me sukses operacionin e koduar “Pritja”.
Shpërdorojnë detyrën, duke i shmangur masën administrative një subjekti tregtar, në këmbim të ryshfetit.
Arrestohen në flagrancë tre punonjës të Hetimit Tatimor- Tiranë.
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, kanë finalizuar operacionin e koduar “Pritja” si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• M. H., 30 vjeç, banues në Tiranë,
• A. K., 28 vjeç, banues në Durrës,
• I. V., 28 vjeç, banues në Durrës, të tre me detyrë punonjës të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.
Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 lekë, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative.
Hetimet po vijojnë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248/25 dhe 259/25 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 08.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin D.D., vjeç 25, banues në Vorë, Tiranë, pasi më datë 07.11.2018, në aksin rrugor Lushnjë Fier, në unazën e qytetit Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka dalë nga rruga, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja shtetasja V.S., vjeçe 27, banuese në Vorë Tiranë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2018, specialistët e Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:
•F.B., 26 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje, duke drejtuar mjetin tip "Audi" në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga por pa pësuar dëmtime.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin P.T., vjeç 56, banues në fshatin Rrilë, pasi në fshatin Tale, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin H.Zh., vjeç 50, banues në fshatin Guri i Zi. Nenet 180 e 288/a të Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin I.S., vjeç 37, banues në Vlorë, pasi në P K K Muriqan, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një kartë identiteti dhe një leje drejtimi Italiane, të dyshuara të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Dibër
Drejton motoçikletën pa u pajisur me leje drejtimi, dhe pa dokumentacion përkatës, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Policia Rrugore ka shtuar  kontrollet në akset urbane e dytësore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, ku si rezultat u arrestua shtetasi:
Y.A, 45 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, Dibër.
Ky shtetas, në qytetin e Peshkopisë u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar motoçikletën pa u pajisur me leje drejtimi, pa  targa dhe pa dokumentacion përkatës. Vepra penale "Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt".
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit D.M., dhe A.K., vjeç 48 dhe 51, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit B.D., dhe S.A., vjeç 33 e 37, banues në Tiranë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 07.11.2018, në banesë është gjetur pa shenja jete, shtetasi R.T., vjeç 53. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 08.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.M., dhe S.Q., vjeç 18 e 18, banues në Tiranë. Neni 274 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për dhuna në familje, më datë 07.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.D., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.D., vjeç 44 e 20, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Xh., vjeç 54, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, shtetësia Z.P., vjeçe 38, banuese në Tiranë, ka bërë kallëzim se, më datë 02.11.2018, është larguar nga banesa vajza e saj A.Gj., vjeçe 17, banuese në Tiranë, e cila u gjet e iu dorëzua familjarëve, dhe deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 07.11.2018, shtetasi K.H., vjeç 70, banues në Kodër Kamëz, kallëzon se, është larguar nga banesa, nipi i tij i mitur R.H., vjeç 13, banues në Kodër Kamëz. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 07.11.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, M.U., vjeç 28, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.B., vjeç 40, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u arrestua në flagrancë G.B., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Hysen Xhura”, ka goditur me grushte dhe i ka marrë telefonin shtetasit F.D., vjeç 18, banues në Tiranë. Neni 139 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 07.11.2018, në Bathore, ka rënë zjarr në banesat e shtetasve B.B., P.B., H.B., L.N., I.B., A.T., I.M., V.M., dhe A.J., ku ka patur dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i rënies së zjarrit është aksidental, nga një shkarkesë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.D., vjeç 63, banues në fshatin Dritaz, pasi pranë banesës, u konstatua duke kryer punime në tejkalim të lejes së dhënë nga Bashkia Kamëz. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prishja e qetësisë publike”, më datë 07.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.E., vjeç 35, banues në Babrru, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”. Nenet 130/a, 278/3 e 274 të Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.B., vjeç 34, banues në Bathore, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait Sh.B., vjeç 75, banues në Bathore. Po punohet për kapjen e S.B. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e mitur G.B., vjeç 15, banues në Kamëz. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit T.H., G.S., L.K., Ç.J., N.H., E.Y., M.V., dhe L.P., vjeç 66, 49, 51, 72, 32, 25, 58 e 51, banues në Tiranë. Nenet 262, 274, 293 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J.Z., vjeç 28, banues në Tiranë. Nenet 236 e 238 të Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, në rrugën “Thoma Goxhaj”, kanë vjedhur në banesën e shtetasit G.N., vjeç 39. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe punohet për kapjen e shtetasit A.D., vjeç 37, banues në Tiranë, për veprat penale bazuar në nenet 274 e 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 07.11.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 3, kanë vjedhur në banesën e shtetasit I.T., vjeç 64. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, si dhe punohet për shoqërimin e shtetases M.M., vjeçe 26, banuese në Rrogozhinë. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin M.Gj., vjeç 20, banues në Kavajë. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 07.11.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen E.R., vjeçe 60, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti M.O., vjeç 69, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M.K., vjeçe 31, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti, shtetasi V.A., vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.11.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 13, kanë vjedhur në ndërtesën në pronësi të shtetasit Nj.K., vjeç 67, banues në Durrës. Po punohet për  identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 13, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit I.Gj., vjeç 49, banues në Durrës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, në fshatin Fushë Draç, në pyll është gjetur i braktisur mjeti tip “Ford”, i ngarkuar me dru zjarri, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, shtetasi A.K., 46 vjeç, kallëzon se, në autostradën Durrës -Tiranë, ka konstatuar derën e biznesit të hapur ku dyshon se është kryer vjedhje. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Maetrialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme per nenin 134 të Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për shtetasin D.K., vjeç 49, banues në Shijak. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, në lagjen nr. 5, pranë banesës, shtetasit H.Gj., vjeç 56, banues në Durrës, i kanë vjedhur biçikletën. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u plotësua kërkesë-padia  për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D.S., vjeçe 45, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti D.S., vjeç 51, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat  ndaj  dhunë s në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin D.C., vjeç 38, banues në fshatin Gramzë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç., vjeç 42, banues në fshatin Arrameras Fushë Krujë, pasi në objektin në pronësi të tij, nga kontrolli i ushtruar nga OSHEE, është konstatuar se ka ndërhyre te matësi i energjisë elektrike. Neni 137/2 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 30.10.2018, më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin në kërkim A.M., vjeç 14, banues në fshatin Thumanë, Krujë. Nenet 78, 22, 278/2 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Krujë, për shtetasin H.P., vjeç 69, banues në Krujë, pasi është kapur duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 07.11.2018, në Fushë Krujë, është rrëzuar nga shkallët e mitura A.Gj, 7 vjeç, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekut. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në mëngjesin e datës 08.11.2018, në lagjen “Kastriot”, Fushë-Krujë, në oborrin e banesës të shtetasit Xh.Xh., 57 vjeç, pranë mjetit të tij tip “Benz” është gjetur e pa shpërthyer dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e dyshuar lëndë plasëse. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 152, 22 e 278/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Durrës, për shtetasit P.P., dhe K.M., vjeç 24 e 38, banues në Katund Sukth e Durrës. Nenet 134, 22 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B.I., vjeç 15, banues në Elbasan. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin K.K., vjeç 32, banues në Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin F.K., vjeç 61, banuese në fshatin Seferan. Nenet 200 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 07.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen V.F., vjeçe 34, banuese në fshatin Urakë, pasi në banesë, bashkëshorti P.F., vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.11.2018, në fshatin Rrajcë, tek “Sheshi i Dardhës”, ka rënë zjarr dhe është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe mbetje të drusore. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Neni 206/b i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin I.T., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 18, pranë banesës u kap duke ndërtuar një mur rrethues pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen N.M., vjeçe 64 , banuese në Korçë, pasi ish-bashkëshorti B.L., vjeç 60, banues në Korçë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet iu referuan Gjykatës së Shkallë së Parë Korçë . Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.11.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin E.H., vjeç 48, banues në Korçë. Neni 279 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin J.Z., vjeç 35, banues në fshatin Pocest. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 07.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Ll., vjeç 32, banues në Pogradec, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin M.H., vjeç 41, banues në Pogradec. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, seksjoni i të miturve, për shtetasin F.D. 17 vjeç, banuese në fshatin Rabiak, Berat. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.Ç., vjeç 50, banues në Fier. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Fier
Qarkullonte me armë të ftohta në makinë, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
•E.P., 21 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Sheq i Madh”, në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës” nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip “Ford” ju gjet dhe sekuestrua 1 dorezë metalike, 1 shkop bejsbolli dhe 1 mjet prerës (biçak).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga Neni 279/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 07.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen P.K., vjeçe 27, banuese në Lushnje, pasi ish-bashkëshorti M.B., vjeç 28, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Lushnje
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: S.B., 23 vjeç, banues në Lushnje.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit  Gjyqësor Lushnje, për vlerësim, për shtetasen e mitur K.K., vjeçe 13, pasi më datë 07.11.2018 në banesë, ka konsumuar ilaçe, ndodhet në spitalin rajonal, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnje, për shtetasin R.B., vjeç 37, banues në fshatin Golem i Madh. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 07.11.2018, në lagjen “28 Nëntori”, është djegur magazina e shtetasit A.C., vjeç 54, banues në Vlorë. Nga veprimet e kryera dyshohet ngjarje aksidentale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen N.Sh., vjeçe 58, banuese në Sarandë. Neni 112/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë

Më datë 07.11.2018, në fshatin Lukovë, në banesë është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi A.Sh., vjeç 70. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 07.11.2018, shtetasja N.S., vjeçe 75, banuese në Gjirokastër, ka kallëzuar se më datë 05.11.2018, në çantë, i kanë vjedhur një sasi lekësh, ku dyshohet se autor është shtetasi L.N., vjeç 38, banues në Gjirokastër. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, shtetasja P.K., vjeçe 76, banuese në Gjirokastër, ka kallëzuar se më datë 05.11.2018, në çantë i kanë vjedhur një sasi parash, ku dyshohet se autor është shtetasi L.N., vjeç 38, banues në Gjirokastër. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A.K., vjeç 29, banues në fshatin Mazhan, Gramsh. Nenet 84 e 275 të  Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit A.R., A.K., dhe B.K., vjeç 41, 42 e 31, banues në Shënkoll e Rrilë. Nenet 204 e 25 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 05.06.2018, që bën fjalë për vjedhjen me anë të mashtrimit, të mjet tip “Renault”, pronë e shtetasit E.M., më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin në kërkim G.D., vjeç 27, banues në Hajmel, Shkodër. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin M.P., vjeç 60, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE,  kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen L.P., vjeçe 59, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE,  kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 08.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin në kërkim Gj.L., vjeç 31, banues në Shkodër, pasi më datë 21.09.2018, i ka marrë me anë të mashtrimit mjetin tip “Benz”, shtetasit K.J., vjeç 38, banues në Shkodër. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës

Më datë 07.11.20218, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.V., vjeçe 34, banuese në fshatin Melgushë, pasi shtetësia V.T., vjeçe 49, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Tropojë

Informacion paraprak
Më datë 07.11.2018, rreth orës 20:00, në aksin rrugor Cerrnice-Bajram Curri, në dalje të qytetit, është gjetur i vdekur shtetasi Sh.B., vjeç 58, që dyshohet se është goditur nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Dibër

Në vijim të komunikatës datë 05.11.2018, që bën fjalë për veprat penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin I.Ç., vjeç 18., banues në Pilafe. Nenet 134, 22, 242 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin H.L., vjeç 45, banues në fshatin Ploshtan, pasi në Ploshtan, në pronën e tij, po ndërtonte një banesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin Z.K., vjeç 55, banues në Bulqizë. Neni 201 i Kodit Penal.

Bulqizë
Ushtron dhunë  fizike ndaj bashkëshortes së  tij  arrestohet në flagrancë nga Policia
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi:
•N.Ç,  26 vjeç, banues në Bulqizë (i dënuar më parë për vjedhje).
Arrestimi  u bë pasi  në banesën e tij,  ka ushtruar dhunë  fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M.Ç., 26  vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime në trup.
Vepra penale "Dhunë në familje", parashikuar nga neni130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetaset E.C., dhe J.Sh., vjeç 40 e 30, banues në Burrel. Neni 90 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 07.11.2018, u referuan materialet Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të depërtuarin nga Franca, shtetasin E.A., vjeç 31, banues në Dibër, pasi më datë 17.10.2017, nëpërmjet PKK Durrës, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 07.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga Gjermania, N.A., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi më datë 19.08.2018, në  PKK Morinë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2