Policia Rrugore e Tiranës masa për respektimin e Kodit Rrugor

TiranëSequence 01.00 34 58 04.Still013

Policia Rrugore e Tiranës, referuar ankesave që përcjellin këmbësorët por jo vetëm, për shkak të mosdhënies së përparësisë së ndërsjellët në raport mjet këmbësor dhe anasjelltas, organizoi disa pika kontrolli të ndryshme në rrugët e kryeqytetit, me qëllim monitorimin, sensibilizimin por edhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë një shqetësim dhe rrezik permanent në rrugët e kryeqytetit, ku mjafton të analizosh aksidentet rrugore me pasoja fatale, për të kuptuar rrezikun që u kanoset këmbësorëve, por edhe drejtuesve të mjeteve njëkohësisht.

Nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar dhe ndëshkuar:

• ndëshkuar 65 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

• ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve.

• ndëshkuar 42 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• ndëshkuar 27 drejtues mjetesh për shkelje të semaforit.

• janë këshilluar shumë këmbësorë në lidhje me detyrimet dhe normat e sjelljes gjatë përdorimit të rrugës.

Ndërkohë gjatë kontrolleve policore për shkeljet e lartpërmendura, është verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës një drejtues mjeti i cili rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.10 mg/l si dhe janë vendosur 478 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sequence 01.00 35 15 26.Still014

Sequence 01.00 35 20 22.Still015

Sequence 01.00 35 44 11.Still016

Sequence 01.00 35 20 22.Still015

Sequence 01.00 35 47 05.Still017

Sequence 01.00 36 02 07.Still018

 

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2