Sqarim i Departamentit për Kufirin dhe Migracionit

Departamenti  i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit duke iu përgjigjur interesimit të meidas në lidhje me hyrjen  dhe daljen nga territori i Republikës së  Shqipërisë të shtetasit maqedonas N. G.,  ju informon se:Policia Kufitare.svg
 
Shtetasi maqedonas N. G. më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin  me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë. 
 
Në datën 11.11.2018 për shtetasin N. G., nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim. 
 
Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës  19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas.

Arkiva

Janar 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3