Deklaratë e përbashkët e Prokurorisë dhe Policisë së Vlorës

Deklaratë e përbashkët e Prokurorisë dhe Policisë së Vlorësdrejtoria-e-policise-vlore
 
Nisur nga transmetimi në TV Top Channel i një reportazhi, ku flitet për rreth 80 persona të zhdukur në vitet e fundit, një numër i cituar edhe nga foltorja e PD-së ditën e djeshme, Prokuroria dhe Policia e Vlorës sqarojnë opinionin publik se:
 
Në 3 vitet e fundit rezulton se numri total i personave të larguar nga banesa është 23.
 
•  në 2016 - 4 shtetas të larguar
•  në 2017 - 6 shtetas të larguar
•  ne 2018 - 13 shtetas të larguar
 
Shumë prej këtyre personave janë larguar me dëshirë nga banesa, por dhe janë rikthyer.
 
Megjithëse të gjitha rastet janë referuar në Prokurori, vetëm për 4 raste në 3 vitet e fundit janë konstatuar elementë të veprës penale dhe janë regjistruar në Prokurori si çështje, e ndërkohë po vijojnë hetimet për gjetjen e tyre.
 
Gjithashtu, përsa i përket veprave penale kundër personit, bëjmë me dije se në krahasim me 1 vit më parë ka ulje të ndjeshme, konkretisht:
 
Nga 12 vrasje të evidentuara në vitin 2017, numri i tyre ka rënë me 50%, ose në 6 vrasje në 2018.
 
Nga 10 vrasje të mbetura në tentativë në 2017, është ulur me 50% numri në 2018, pra janë 5 tentativa të evidentuara.
 
Të gjitha strukturat e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e agjenci të tjera ligj zbatuese, vijojnë punën intensive për goditjen e paligjshmërive me qëllim ruajten e parametrave të rendit dhe të sigurisë e në shërbim të qytetarëve.

Arkiva

Janar 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3