Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 01 Dhjetor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new 
 
Departamenti i Policisë Kriminale
 
Drejtoritë Vendore të Policisë
 
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
 
Seksioni për narkotikët
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin N.K. vjeç 27,  banues në Tiranë. Vepra penale parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.12.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit E.Zh. dhe E.Zh.,vjeç 26 dhe 19,  banues në Yzberisht. Vepra penale parashikuar nga  neni 283/2 i Kodit Penal.  
 
 
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
 
Më datë 28.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin M.K. vjeç 24, banues në Laç. Neni 273 i Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.S. vjeç 54,  banues në Bathore, sepse në  Kamzë, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetasen e mitur A.M. 5 vjeçare, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin D.H. vjeç 27, banues në Paskuqan 2. Neni 290 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.B. vjeç 32, banues në Tiranë, sepse në rrugën e “Kavajës” u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja E.P. vjeçe 24,  banuese në Tiranë, sepse tek sheshi “Shtraus”, u kap duke drejtuar mjetin e saj në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
 
Seksioni për trafikun e paligjshëm
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për shtetasen italiane G.M. vjeçe 39,  banuese në Itali, për veprën penale parashikuar nga neni 141/a Kodit Penal. 
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për shtetasin Ll.N. vjeç 60, banues në Durrës,  sepse në lagjen 17,  duke drejtuar mjetin e tij ka  përplasur biçikletën me drejtues shtetasin K.I. vjeç 36, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, sepse në autostradën Tiranë – Durrës, shtetasi A.Sh. vjeç 53, banues në Sukth, duke lëvizuar me  biçikletën e tij,  është përplasur nga një mjet motorçikletë. Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motorçikletës, ndërsa i lënduari, pas ndihmës mjekësore së marrë në spitalin e Durrësit, u largua për në banesë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal. 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 30.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K. vjeç 31, banues në Peqin, sepse duke drejtuar mjetin tip "Ford"  në fshatin Pekisht, është përplasur me mjetin kamion  me drejtues shtetasin D.M. vjeç 52, banues në Dibër. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ndodhet në gjëndje të rëndë drejtuesi i mjetit Ford, si dhe ka ndëruar jetë pasagjeri që ndodhej në mjetin Ford, shtetasi  L.Ç. vjeç 46 , banues në Peqin. Neni 290 i Kodit Penal. 
 
Më datë 01.12.2018,  u  arrestua në flagrancë shtetasi E.M. vjeç 34, banues në Elbasan, sepse në lagjen “Viserion Xhuvani”, u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.
 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë 
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Kapshticë.
Arrestohet një doganier për "Shpërdorim detyre" pasi lejoi kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë, pa ushtruar kontrollin përkatës.
Arrestohen dhe 3 shtetas të tjerë si dhe 1 shpallet në kërkim, për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera".
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: L. K, 59 vjeç, banues në Sovjan Maliq, me detyrë doganier pranë Doganës së Kapshticës, R.Sh, 29 vjeç, K. M 23 vjeç,P. V, 45 vjeç.
Si edhe u shpall në kërkim shtetasi G.M, 29 vjeç, banues në Bilisht Devoll.
Shtetasit e mësipërm, janë kapur në Bilisht, me mjetet e tyre respektive në të cilat iu gjetën të ngarkuara mallra të dyshuara kontrabandë (fruta të thata) të cilat kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës ku shtetasi L.K, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos zbatuar procedurat e kontrollit të këtyre mjeteve. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248 e 174 të Kodit Penal.
 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 30.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Gj. vjeç 20,  banues në Kuçovë, sepse në lagjen ‘’11 Janari”Kuçovë, duke drejtuar automjetin e tij,  ka aksidentuar fëmijën e mitur  F.P. 3 vjeçare, banuese në Kuçovë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal. 
 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
 
Seksioni për narkotikët
 
Më datë 30.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.P. vjeç 21,  banues në Fier për veprat penale parashikuar nga nenet 283 dhe 286/1 të Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Seksioni për të mitur, për shtetasin Gj.Sh. vjeç 16, banues në Fier, për veprën penale parashikuar nga neni 283/1 Kodit Penal. 
 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
 
 
Deklaratë e përbashkët e Prokurorisë dhe Policisë së Vlorës
Nisur nga transmetimi në TV Top Channel i një reportazhi, ku flitet për rreth 80 persona të zhdukur në vitet e fundit, një numër i cituar edhe nga foltorja e PD-së ditën e djeshme, Prokuroria dhe Policia e Vlorës sqarojnë opinionin publik se:
Në 3 vitet e fundit rezulton se numri total i personave të larguar nga banesa është 23.
•  në 2016 - 4 shtetas të larguar
•  në 2017 - 6 shtetas të larguar
•  ne 2018 - 13 shtetas të larguar
Shumë prej këtyre personave janë larguar me dëshirë nga banesa, por dhe janë rikthyer.
Megjithëse të gjitha rastet janë referuar në Prokurori, vetëm për 4 raste në 3 vitet e fundit janë konstatuar elementë të veprës penale dhe janë regjistruar në Prokurori si çështje, e ndërkohë po vijojnë hetimet për gjetjen e tyre.
Gjithashtu, përsa i përket veprave penale kundër personit, bëjmë me dije se në krahasim me 1 vit më parë ka ulje të ndjeshme, konkretisht:
Nga 12 vrasje të evidentuara në vitin 2017, numri i tyre ka rënë me 50%, ose në 6 vrasje në 2018.
Nga 10 vrasje të mbetura në tentativë në 2017, është ulur me 50% numri në 2018, pra janë 5 tentativa të evidentuara.
Të gjitha strukturat e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e agjenci të tjera ligj zbatuese, vijojnë punën intensive për goditjen e paligjshmërive me qëllim ruajten e parametrave të rendit dhe të sigurisë e në shërbim të qytetarëve.
 
 
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin L.B. vjeç 31,  banues në Mallakastër. Neni 179 i Kodit Penal. 
 
Seksioni për hetimin e Narkotikëve
 
Në orë e para të mëngjezit të datës 01.12.2018, poshtë rrugës që të dërgon në fshatin Risili, është konstatuar një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e cila ishte drejt kalbëzimit. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Informacion paraprak.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për shtetasin A.H. vjeç 44,  banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin e tij,  në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë, është përplasur me mjetin kamion që drejtohej nga shtetasi M.B. vjeç 61, banues në Fushë-Krujë. Si pasojë është lënduar shtetasi A.H. i cili ndodhet në spitalin Lezhë, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018,u arrestua në flagrancë shtetasi G.T. vjeç 35,  banues në Tiranë, sepse u kap në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit Shënkollit, duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal. 
 
 
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
 
Më datë 30.11.2018, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj.N. vjeç 47,  banues në fshatin Hoti Ri, sepse  në rrugën e fshatit Bardhaj, u kap duke drejtuar mjetin e tij  pa leje drejtimi dhe nën efektin e pijeve alkoolike.  Neni 291 i Kodit Penal. 
 
 
 
III. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
 
KOMISARIATET E POLICISË
 
Komisariati i Policisë Nr. 1
 
Më datë 30.11.2018, shtetasi O.M. vjeç 22, banues në Tiranë, ka kallëzuar se i është larguar nga banesa motra U.M.vjeçe 27,  banuese në Tiranë. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. 
 

Me datë 30.11.2018, në rrugën “ Dalip Ndreu”, në dyqanin e shtetases D.H., nga kontrolli i ushtruar iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e proves materiale 48 pako lëndë plasëse fishekzjarre pa leje të organeve kompetente dhe pa faturë tatimore. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale parashikuar nga nenei 178 i Kodit Penal. 

 
Komisariati i Policisë Nr. 2
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit J.N.vjeç 22, banues në Tiranë, sepse në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij shtetases M.Sh. vjeçe 52, banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit J.N. Gjithashtu u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të Mbrojtjes së Menjëhershëm për shtetasen M.Sh., materialet e së  cilës  i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bazuar në Ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin K.M. vjeç 48,  banues në Krujë, për veprën penale parashikuar nga  neni 199/a Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet për vlerësim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit e mitur me iniciale A.B. dhe A.GJ. vjeç 15 dhe 13, pasi u kapën duke vjedhur në një dyqan. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin Y.L.vjeç 36,  banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, u arrestua në  flagrancë shtetasi J.D. vjeç 18,  banues në Tiranë. Nenet 150 dhe 236/2 të Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë  për shtetasin F.K. vjeç 31,  banues në Tiranë,  sepse ka nxjerr në rrugë për të lypur fëmijët e tij të mitur 10 e 12 vjeçarë.  Neni 124/b/2 i Kodit Penal.

Me datë 30.11.2018, në rrugën “ Babë Rexha”, në dyqanin e shtetasit E.P., nga kontrolli i ushtruar iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e proves materiale 74 fishekzjarre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për vlerësim.

 
Komisariati i Policisë Nr. 3
 
Më datë 30.10.2018,  në Institut Bujqësor, në rrugën “Ali Ibra”, është vjedhur supermarketi me menaxhere shtetasen A.Sh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/2 i Kodit Penal.
 
Më datë 30.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen B.J. vjeçe 24, banuese në Tiranë, sepse bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë bazuar në Ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Më datë 30.11.2018,  shtetasia S.H.vjeçe 26, banuese në Kamëz, ka bërë kallëzim se tek sheshi “Skënderbej”,  i kanë vjedhur portofolin.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018,  shtetasia M.L.vjeçe 40,  banuese në Kodër Kamëz,  ka bërë kallëzim se tek sheshi “Skënderbej”, i kanë vjedhur portofolin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, shtetasi R.I., vjeç 22,  banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se tek rruga “Asim Vokshi”, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për vlerësim, për shtetasin K.Y. vjeç 30,  banues në Tiranë,  sepse është konstatuar duke kryer punime në banesë, i cili kishte marrë një leje paraprake për të punuar. 
 
 
Komisariati i Policisë Nr. 4
 
Më datë 30.11.2018, në rrugën “Qemal Stafa”, ka rënë zjarr dhe eshte djeguar banesa së bashku me orenditë në pronësi të shtetasve A.P. ,B.P. dhe Sh.P. banues në Tiranë. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme. 
 
Më datë 30.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.I. vjeçe 29, banuese në Tiranë, sepse kunati i  saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë bazuar në Ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  
 
 
Komisariati i Policisë Nr. 5
 
 
Në vijim të komunikatës datë 12.10.2018, më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen A.K. vjeçe 46,  banuese në Kamëz.  Neni 275 i Kodit Penal. 
 

Me datë 30.11.2018, Paskuqan, në dyqanin e shtetasit M.Sh., nga kontrolli i ushtruar iu gjetën dhe bllokuan në cilësinë e proves materiale 27 copë fishekzjarre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për vlerësim.

 
Komisariati i Policisë Nr. 6
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit K.B., A.V., E.B., F.P., L.P., A.D., G.S., Sh.S., F.A., E.F., L.K., M.F., A.Ç., E.R. dhe B.Ç. sepse më datë 29.11.2018, në rrugën “Teodor Keko”, kanë organizuar një grumbullim të paligjshme duke bllokuar qarkullimin e automjeteve si dhe kanë prishur qetësinë publike. Nenet 262, 293, 274 dhe 25 të Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për deputetët e subjekteve politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, L.B., E.S., K.B., A.B., E.P., L.B., G.S., N.M., K.M. dhe shtetasit L.P., A.M. dhe G.S. banues në Tiranë, sepse në rrugën “Teodor Keko”, kanë organizuar një grumbullim të paligjshëm, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve si dhe kanë prishur qetësinë publike. Nenet 262, 274 dhe 293 të Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, gjatë orëve të natës në rrugën “Sabaudin Gabrani”,në ambientet e një firme me administrator shtetasin A.J., janë vjedhur disa vegla pune. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, shtetasia Xh.M. vjeçe 35, banuese në Tiranë, ka bërë kallëzim  se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga shtetasia F.D. vjeçe 59,  banuese në Tiranë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.
 
 
Komisariati i Policisë Vorë
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.V. vjeç 32,  banues në fshatin Muçaj, sepse ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases Sh.V. vjeçe 30, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë bazuar në Ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” për shtetasen Sh.V., ndërsa në ngarkim të shtetasit B.V., vepra penale parashikuar nga neni 130/a/1 Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Durrës
 
Më datë 30.11.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 11, është vjedhur kioska  në pronësi të shtetasit V.R.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 6, është vjedhur mjeti tip “Benz” me targë DR3914C, në pronësi të shtetasit A.X.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për shtetasin F.Rr.vjeç 25,  banues në Durrës, për veprat penale parashikuar nga  nenet 134 e 22  të Kodit Penal. 
 
Më datë 29.11.2018, në Durrës, është vjedhur banesa e shtetasit A.Ç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për shtetasin L.N. vjeç 39,  banues në Durrës, për veprat penale parashikuar nga  nenet 242 e 274 të Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen me iniciale E.A., vjeçe 15,  banuese në Durrës, sepse dyshohet që ka vjedhur në një dyqan.  Neni 134 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Krujë 
 
Më datë 30.11.2011, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për shtetasin P.K. vjeç 65, banues në Thumanë, për veprën penale parashikuar nga  neni 199/a Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Shijak 
 
 
Shijak 
Finalizohet me suksese operacioni i koduar "Alfa".
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar një shtetas dhe shpallur në kërkim një tjetër, të cilët kanë ushtruar aktivitetin kriminal të vjedhjes me  thyerje të banesave kryesisht në qytetin e Shijakut dhe gjithashtu kanë kanosur me  armë një shtetas të mitur.
Dokumentohen 12 vjedhje banesash.
Sekuestrohen një automjet, vlera monetare si dhe mjetet e kryerjes së veprimtarisë kriminale si: doreza, kaçavida dhe pinca.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Forcat Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës , pas informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar operacionin e koduar " Alfa".
Është arrestuar në flagrancë shtetasi: F.Sh.20 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale" Vjedhja e kryer në bashkëpunim " dhe" Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik".
Shtetasi i mësipërm ishte edhe person i shapllur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e  sigurisë  "Arrest  me burg" për veprën penale "Vjedhje  me dhunë e kryer në bashkëpunim" parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit  Z.N. 26 vjeç, banues në Shkodër.
Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri - tjetrin  dyshohen si autorë të 12 vjedhje banesash me thyerje në territorin e Komisariatit të Policisë Shijak, konkretisht:
Më datë 02.10.2018 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me  thyerje banesën e shtetasit S.M.
Më datë 02.10.2018 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me  thyerje banesën e shtetasit H.B.
Më datë 11.10.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit K.D. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.
Më datë 10.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me  thyerje banesën e shtetasit M.M. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.
Më datë 14.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh.T. ku kanë marrë vlera monetare.
Më datë 17.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit P.Ll. ku kanë marrë vlera monetare.
Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me  thyerje banesën e shtetasit B.Ll. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.
Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me  thyerje banesën e shtetasit M.S. ku kanë marrë vlera monetare dhe oriendi shtëpiake.
Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me  thyerje banesën e shtetasit Sh.D.  ku kanë marrë vlera monetare dhe Laptop.
Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me  thyerje banesën e shtetasit Z.D.  ku kanë marrë vlera monetare.
Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me  thyerje banesën e shtetasit M.J. ku kanë marrë oriendi shtëpiake.
Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me  thyerje banesën e shtetasit Sh.T. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.
Gjithashtu, po më datë 30.11.2018 kanë kanosur me armë pranë banesës një shtetas të mitur Xh.Sh. 17 vjeç.
Shtetasit e mësipërm nuk i janë bindur urdhërit të  punonjësve të policisë për të ndaluar mjetin.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• një automjet tip Alfa -Romeo;
• vlera monetare në Euro dhe Lekë;
• mjetet që përdorin për hapjen e bravave të banesave dhe thyerjen e tyre si: doreza, kaçavida, pinca.
Nga ana e Efektiveve të Komisariatit të Policisë Shijak  në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve  pasi dyshohet se janë autorë edhe të disa ngjarjeve të tjera
" Vjedhje me dhunë "të kryera në rrethe të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
 
 
Më datë 30.11.2018, në qytet, shtetasi M.V. vjeç 84,  banues në fshatin Xhavzotaj, duke ecur me biçikletë është rrëzuar, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. 
 
 
Më datë 29.11.2018,  tek “Katër Rrugët e Shijakut”, ka ardhur një telefonatë se një person ka qëlluar me armë zjarri  në ajër. Punohet për saktësimin e informacionit, identifikimin dhe kapjen e autorit 
 
      
Komisariati i Policisë Elbasan 
 
Më datë 29.11.2018,  në lagjen “Çlirimi”, në banesën e pabanuar nga askush në pronësi te shtetases M.T., vjeçe 68,banuese në Tiranë, ka rënë zjarr. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale. 
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shtetasin T.Q. vjeç 21,  banues në Elbasan, për veprën penale parashikuar nga neni 108/a Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shtetasin D.Xh., vjeç 53,  banues në Elbasan. Neni 134 Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018,  shtetasi R.B.vjeç 36, banues në Elbasan, është rrëzuar duke marrë dëmtime në trup e kokë dhe ndodhet në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve.  Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale. 
 
Më datë 01.12.2018, ora 03:10, në lagjen “Partizani” Elbasan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A.Q.vjeç 55, ku  ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.
 
  
Komisariati i Policisë Peqin
 
Më datë 30.11.2018, në fshatin Pajovë në Peqin, në lokalin e shtetasit S.T. ka shpërthyer bombula e gazit ku si pasojë është lënduar lehtë pronari, i cili  pasi mori ndihmën e parë mjeksore në spitalin e Elbasanit, u largua për në banesë pa probleme për shëndetin. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.
 
 
Komisariati i Policisë Korçë
 
Korçë
Në vijim të informacionit datë 30.11.2018, i cili bën fjalë për vetëplagosjen me armë zjarri të shtetasit E.M, 39 vjeç, bëjmë me dije se:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen e  rrethanave të kësaj ngjarje, bënë arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, (i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë) pasi u vetëplagos aksidentalisht, me një armë zjarri tip pistoletë të markës “CLOCK”, të cilën e posedonte pa lejen e organeve kompetente.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi T.B, 44 vjeç, banues në Korçë (nenet 278 dhe 300/1 të Kodit Penal)
Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve N.M, dhe J.B, 47 dhe 38 vjeç (neni 300/1 të Kodit Penal).
Shtetasit e mësipërm, kanë qenë në banesën e T.B, në lagjen nr 1 Korçë, ku ka ndodhur ngjarja dhe ku u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma tip pistoletë, me 15 fishekë luftarakë.
T.B., N.M., dhe J.B., edhe pse kanë patur dijeni, nuk kanë kallëzuar krimin pranë organeve të rendit.
Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore
 
Më datë 30.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.M. vjeçe 35,  banuese në Korçë, sepse bashkëjetuesi ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë bazuar në Ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
Në vijim të komunikatës me datë 30.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M. vjeç 38, banues në Korçë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 278 i Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, në lagjen nr.4 Korçë, ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit E.Th., vjeç 31,  banues në Korçë. Nga veprimet e kryera dyshohet, se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik të mjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë si ngjarje aksidentale.
 
Më datë 30.11.2018,  shtetasi I.Gj.  banues në Korçë, ka bërë kallëzim se  i është vjedhur biçikleta në hyrjen e pallatit ku banon. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 
 
 
Komisariati i Policisë Ersekë
 
Më datë 30.11.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasit B.Zh. dhe E.C. vjeç 66 e 45,  banues në Kolonjë, sepse u kapën duke gjuajtur në mënyrë të paligjshme. Neni 207 i Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, në fshatin Novoselë - Kolonjë, shtetasi A.T. vjeç 45,  banues në Pogradec, duke rregulluar çatinë e banesës në pronësi të tij, nga pakujdesia, është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar në kokë dhe në trup. Ndodhet në Spitalin Rajonal Korçë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.
 
 
Komisariati i Policisë Berat
 
Më datë 30.11.2018, në lagjen “30 Vjetori”, poshtë pallatit, u gjetën të vdekur shtetasit (bashkëshortët) K.I. dhe K.I. vjeç 78 dhe 74,  banues në këtë lagje. Nga veprimet e kryera dhe këqyrja e kufomave, rezultoi se kanë rënë nga kati i 7-të i pallatit ku banonin. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për hetime të mëtejshme. 
 
Më datë 30.11.2018, në lagjen “30 Vjetori”, ka rënë zjarr në katin e parë të një pallati, ku është djegur pjesërisht kabina elektrike. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për ngjarje aksidentale. 
 
Më datë 30.11.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen F.A.vjeçe 34,  banuese në Berat, sepse ish bashkëshorti ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat, bazuar në Ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 30.11.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.D.vjeçe 27, banuese në Berat, sepse vjehrra e saj ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat, bazuar në Ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 01.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Y.H. vjeç 49, banues në fshatin Donofrosë - Ura Vajgurore, sepse u kap duke tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal. 
 
 
Komisariati i Policisë Fier 
 
Më datë 30.11.2018, ora 11:40, në Urgjencën e Spitalit Fier, është sjellë i dëmtuar shtetasi Gj.D. 37 vjeç, banues në fshatin Seman - Fier. Nga verifikimet e para dyshohet që të ketë rënë nga një lartësi në lagjen “11 Janari” Fier, duke punuar.  Punohet për sqarimin e plot të rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.
 
 
Komisariati i Policisë Lushnjë  
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për shtetasin G.T. vjeç 34,  banues në Lushnjë, për veprën penale parashikuar nga  neni 275 i Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen E.R. vjeçe 24, banues në Lushnjë, sepse ish i fejuari, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, bazuar në Ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Lushnjë
 
Furnizon makinën me karburant dhe largohet pa paguar, policia identifikon autorin.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor B.N. 24 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas , në dy karburante të ndryshëm në fshatin Gramsh, ka furnizuar mjetin “ Renault” me karburant dhe ka mashtruar punonjësin e njërit karburant duke i dhënë 200 dinar serb duke pretenduar se janë 200 paund anglezë, si dhe në karburantin tjetër ka furnizuar mjetin me 120 mijë lekë karburant, dhe ka ikur pa paguar. 
Pas marrjes së kallëzimeve nga punonjësit e karburanteve, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar. 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lushnjë për veprën penale “ Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Vlorë 
 
Më datë 30.11.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin A.M. vjeç 29,  banues në Vlorë, sepse ka goditur me sende të forta shtetasin A.M.Neni 89 i Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, në lagjen “Pavarësia”, në një kabinë elektrike, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua dëmtimi i disa matësave elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 150 i Kodit Penal. 
 
Më datë 29.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin A.M. vjeç 43,  banues në Vlorë, për veprën penale parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D., vjeç 25, banues në Peqin sepse ka kundërshtuar fizikisht punonjësit e policisë.  Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. 
 
Me datë 30.12.2018,u arrestua në flagrancë shtetasi R.D.vjeç 38,  banues në Vlorë, sepse ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë. Neni 130/a/3 Kodit Penal. 
 
 
Komisariati i Policisë Himarë 
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin M.P. vjeç 43,  banues në Himarë. Nenet 84 dhe 121/a të Kodit Penal. 
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin L.L. vjeç 46, banues në Lukovë. Neni 150 i Kodit Penal. 
 
 
Komisariati i Policisë Sarandë
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për shtetasin Q.Q.,vjeç 25,  banues në Sarandë,për veprën penale parashikuar nga  neni 237 i Kodit Penal. 
 
Më datë 29.11.2018, në Sarandë, është vjedhur banesa e shtetasit D.H.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 
 

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, sepse  në datë  27.11.2018,  është vjedhur magazina e shtetasit  S.B.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve Neni 134/1  i Kodit Penal.

 
Komisariati i Policisë Gjirokastër
 
Më datë 30.11.2018 , u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin A.B. vjeç 67,  banues në Dropull, sepse në  segmentin rrugor Kakavie-Gjirokastër,  duke drejtuar mjetin e tij, ka shtypur 13 bagëti (dele),  në pronësi të shtetasit H.A. Neni 161 i Kodit Penal. 
 
 
Komisariati i Policisë Përmet
 
Më datë 30.11.2018,  u ndalua shtetasi në kërkim A.Z. vjeç 42,  banues në Durrës,  sepse  Gjykata e  Shkallës së Parë Përmet  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale parashikuar nga  neni 134/2 i Kodit Penal.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet. 
 
 
Komisariati i Policisë Lezhë 
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për shtetasin P.N., vjeç 49,  banues në Lezhë, për veprat penale parashikuar nga nenet 199 e 203 të Kodit Penal. 
 
Komisariati i Policisë Kurbin
 
Më datë 30.11.2018, shtetasi  F.P. vjeç 62, banues në Kurbin, ka bërë kallëzim se më datë 28.11.2018, i është larguar nga banesa vëllai i tij shtetasi F.P. vjeç 65,  banues në Kurbin. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për largim nga banesa.
 
Komisariati i Policisë Mirditë 
 
Më datë 29.11.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen A.M. vjeçe 29, banuese në Rrethi i Epër, sepse bashkëshorti ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, bazuar në Ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 30.11.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasen E.M. vjeçe 35, banuese në Rrëshen, sepse bashkëshorti ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë bazuar në Ligjin Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 
 
 
Komisariati i Policisë Shkodër
 
Më datë 30.11.2018, në lagjen “Vojo Kushi” Shkodër, në parkingun e pallatit, është djegur plotësisht mjeti  në pronësi të shtetases A.Sh. vjeçe 32, banuese në Shkodër, si dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit D.B. vjeç 27,  banues në Shkodër, i parkuar në afërsi të mjetit të djegur. Punohet për percaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër. Neni 151 i Kodit Penal. 
 
 
Komisariati i Policisë Dibër
 
Më datë 30.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër  për shtetasen M.S. vjeçe 30, banuese në Peshkopi, sepse ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës së mitur 14 vjeçare. Neni 130/a Kodit Penal. 
 
 
 
IV. DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
 
Më datë 30.11.2018, në KPK Kapshticë, në hyrje, u kap shtetasi E.Ç. vjeç 37, banues në Elbasan,  sepse gjatë kontrollit i’u gjet një dokument identifikimi i dyshuar i fallsifikuar. Neni 190 i Kodit Penal. 
 

Arkiva

Janar 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3