Tiranë: Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Tiranëdrejtoria-e-policise-tirane

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3 në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

- B. Z., 29 vjeç, banues ne Tiranë.

Gjykata e Genovës/Itali e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja me armë e organizuar në grup kriminal” parashikuar nga nenet 61, 110, 624 dhe 625 të Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Arkiva

Janar 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3