Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 02 Dhjetor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Policia e Shtetit/Plan masash për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën e qytetarëve.


Nisur nga ngjarja e fundit ku gjatë një proteste para Parlamentit, mbeti e plagosur nga një kapsollë  një punonjëse policie, nga shqetësimet e shumta të qytetarëve që kanë denoncuar në numrin 112 dhe në aplikacionin "Komisariati Dixhital", si dhe duke parë rrezikshmërinë e lartë për jetën që kanë këto mjete shpërthyese, Policia e Shtetit prej disa ditësh vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për kontrollin e tregjeve dhe bizneseve që kryejnë aktivitet në tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve.


Në këtë kuadër, bazuar  dhe në Ligjin Nr.9126, datë 29.07.2003 “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse, lëndëve piroteknike e fishekzjarreve në Republikën e Shqipërisë”  si dhe Urdhërit të MB nr. 229, datë 08.05.2015 “Për miratimin e rregullores për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarreve”, gjatë ditëve të fundit në të gjithë vendin nga strukturat e policisë është ushtruar kontroll në subjekte (dyqane dhe tregje), "Për mënyrën kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve pritoteknike e fishekzjarreve".
Janë kontrolluar 1136 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete) si dhe tregje të shumicës.


Si rezultat i kontrolleve  janë sekuestruar 643  kapsolla, si dhe 487 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.
Janë dërguar materialet për vlerësim në Prokurori për 3 subjekte ku janë gjetur dhe sekuestruar kapsolla.

Kontrollet janë përqëndruar edhe në verifikimin e plotësimit të masave shtesë të sigurisë, si kamera dhe fikse zjarri.


Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjitha bizneseve që të mos tregëtojnë kapsolla apo lëndë piroteknike si dhe të  plotësojnë kushtet dhe kriteret për magazinimin dhe tregtimin e lëndëvë piroteknike dhe fishekzjarreve, konform ligjit.


Policia e Shtetit iu bën thirrje prindërve që mos të lejojnë fëmijët të përdorin të tilla mjete shpërthyese pasi janë rrezik potencial për jetën e tyre dhe të të tjerëve, si  dhe fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregëtimit të lëndëvë të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin "Komisariati Dixhital".

Departamenti i Policisë Kriminale

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin A.P. vjeç 45, banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin D.K. vjeç 19,  banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin

Tiranë
Policia Rrugore godet një tjetër rast të mitëdhënies.
Arrestohet në flagrancë 47-vjeçari i cili i ofroi rryshfet punonjësit të policisë rrugore me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll.
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A.Gj. 47 vjeç, banues në Kamëz.
Ky shtetas në rrugën “Lord Bajron”, i ka ofruar punonjësit të policisë rrugore një kartmonedhë të prerjes 5000 lekë me qëllim mosdhënien e dokumentacionit të mjetit për kontroll.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 01.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.U. vjeç 25, banues në Tiranë, sepse në rrugën “George Ë Bush” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.L. vjeç 29, banues në Tiranë, sepse tek “Sheshi Shtraus”, u kap duke drejtur mjetin në gjendje të dehur . Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.A., vjeç 53, banues në Tiranë, sepse në Kashar u kap duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi italian A.M. vjeç 36, banues në Tiranë, sepse në rrugën e “Dajtit”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P. vjeç 40, banues në Tiranë, sepse në rrugën e “Kavajës”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.H. vjeç 51, banues në Tiranë, sepse në rrugën  “Xhanfize Keko” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 01.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.K. vjeç 26, banues në Tiranë, sepse në rrugën Maminas-Manëz, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetasen këmbësore F.S., vjeçe 71, banuese në fshatin Radë, e cila ndodhet në spital,  nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M. vjeç 30, banues në Cërrik, sepse në fshatin Bradashesh - Elbasan, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Sektori i Sh Ç B A, D V P Fier  

Më datë 01.12.2018, u arrestua shtetasi Sh.Sh., vjeç 57, banues në Durrës, me detyrë punonjës policie në Stacionin e Policisë Kufitare Divjakë, sepse në aksin rrugor Plazh-Divjakë, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin A.A., vjeç 32, banues  në Berat, sepse ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin B.H. vjeç 49, banues në Vlorë, sepse ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin E.M. vjeç 36, banues  në Vlorë, sepse ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin A.M. vjeç 43, banues në Vlorë, sepse iu konstatua një dokument i dyshuar i fallsifikur. Neni 190 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni për narkotikët

Më datë 01.12.2018, u arrestuan shtetasit G.M. dhe J.M., si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhëpër shtetasin A.Sh. vjeç 22, 20 dhe 16, banues në Kurbin, për veprën penale parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 01.12.2018, , u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodërpër shtetasin B.M. vjeç 42, banues në Shkodër, sepse  në kryqëzimin e fshatit Grud e Re, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.H., vjeç 30, banues në Malsi e Madhe, sepse në lagjen “Vasil Shanto” u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.

Departamenti  për Sigurinë Publike

Komisariatet e Policisë

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin K.B. vjeç 58, banues në Bathore, sepse në një oborr banese po digjte mbeturinat e grumbulluara. Neni 201 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3 në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar B.Z., 29 vjeç, banues ne Tiranë.

Gjykata e Genovës/Itali e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja me armë e organizuar në grup kriminal” parashikuar nga nenet 61, 110, 624 dhe 625 të Kodit Penal Italian.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Më datë 01.12.2018, në rrugën “ Sejdini” është vjedhur mjeti tip Benz në pronësi të shtetasit E.Ç. banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim, në lidhje me punimet e rikonstruksionit të dyqanit në rrugën “ Gjergj Legisi” , nga shtetasi Sh.S. vjeç 39, banues në Tiranë.

Më datë 01.12.2018, shtetasi i mitur 14 vjeçar XH.Z., banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se në rrugën “Don Bosko”, një person i paidentifikuar, ka tentuar t’i vjedhë telefonin celular . Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për vlerësim për shtetasin e mitur 14 vjeçar A.P. banues në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për vlerësim për shtetasit e mitur 11 vjeçar  E.G. dhe F.M., banues në Tiranë, për veprat penale parashikuar nga nenet 134, 22 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasit A.I. dhe G.M. vjeç 29 dhe 53, banues në Tiranë, sepse kanë kanosur me fjalë njëri-tjetrin. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin B.K. vjeç 59, banues në Tiranë, sepse nga punonjësit e OSHEE-së, iu konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 01.12.2018, është dërguar nga familjarët i vdekur pa shenja dhune në QSUT “Nënë Tereza”, shtetasi P.M. vjeç 61, banues në Tiranë, dyshohet vdekje natyrale. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 01.12.2018, në rrugën “Hazbi Serani”, në banesë, ka vdekur shtetasi Q.M. vjeç 39, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 01.12.2018, gjatë natës, në fshatin Pezë-Helmës, janë vjedhur 2 bateri të një mjeti kamion në përdorim nga shtetasi A.L., në pronësi të një firme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit E.A., E.S., K.B., K.M., A.V., E.B., G.S., L.K., Sh.S., L.P., A.M., G.Gj., D.Ç., A.Ç. dhe A.Ç., banues në Tiranë, sepse në rrugën “Teodor Keko”, kanë organizuar një grumbullim të paligjshëm duke bllokuar qarkullimin e automjeteve si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë në detyrë dhe prishur qetësinë publike.Shtetasit e shoqëruar D.Ç., G.Gj. Sh.S., A.Ç. dhe A.Ç., ishin shpallur në kërkim policor për tubimin e paligjshëm dhe shkatërrimin e pronës, më datë 28.11.2018. Nenet 262, 274, 293 dhe 236 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Goditet një tjetër grup që kryenin vjedhje në Qarkun e Durrësit.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Dokumentohen me prova shkencore 3 vjedhje të dyshuara të kryera prej tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës më vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve në fushën e veprave penale kundër pasurisë kanë bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve, Xh.Y.30 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale" Vjedhja” dhe E.B. 27 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasit e mësipërm ditën e sotme , në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur zyrën ku paguhen gjobat ku kanë marrë 200 000 lekë (të vjetra).
Gjithashtu,  nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me  prova shkencore se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri - tjetrin janë autorë edhe të  ngjarjeve si më poshtë vijojnë:
Më datë 27.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dhomën e Imazherisë në Spitalin  Pediatrik Durrës.
Më datë 30.11.2018 , në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur banesën e  shtetases A.Ç. ku kanë marrë dritare dhe dyer duralumin dhe i kanë shitur në një pikë grumbullimi hekurash.
U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një pjesë e pajisjeve të vjedhura në zyrën e Imazherisë;
•dyert dhe dritaret duralumin të vjedhura në banesën e  shtetases A.Ç.
• doreza,  pinca dhe kaçavida.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja në bashkëpunim " parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Më datë 01.12.2018, u arrestua në flagrance shtetasi Xh.A. vjeç 20, banues në Shën Vlash, sepse në një butik rrobash u kap duke vjedhur. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit e mitur A.Ç dhe O.N., vjeç 17 dhe 14, banues në Durrës, sepse i kanë marrë nga krahu çantën shtetases A.M. si dhe rezultojnë autorë të vjedhjeve ndodhur me datë 23.11.2018 dhe 25.11.2018. Neni 134/2  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për shtetasin G.Gj. vjeç 58, banues në fshatin Gjepale, për veprën penale parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për shtetasin A.S. vjeç 32, banues në Elbasan, për veprën penale parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.12.2018, në lagjen “Partizani”, në banesën e shtetasit  L.Q. vjeç 83, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht banesa e tij private, si dhe është dëmtuar pjesërisht banesa e shtetasit A.Q. vjeç 68. Nga veprimet e kryera rezultoi se, zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shtetasin B.B. vjeç 39, banues në Elbasan, sepse ka goditur fizikisht shtetasin T.P. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shtetasin S.B. vjeç 32, banues në Elbasan, për veprën penale parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 01.12.2018, në Cërrik, pranë banesës, shtetasit A.D. i është vjedhur mjeti  tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për shtetasin L.B. vjeç 59, banues në Cërrik, për veprën penale parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Me date 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shtetasin K.U. vjeç 43, banues në Belsh për veprën penale parashikuar nga neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 01.12.2018, në fshatin Grekan – Belsh, është vjedhur mjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.Ç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2018, në urgjencën e spitalit Belsh,është dërguar nga të afërmit i vdekur,pa shenja dhuneshtetasi Y.U.vjeç 60, banues në fshatin Shkëndi Belsh.Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Peqin

Më datë 01.12.2018, në Peqin, duke drejtuar trenin e mallrave, ka gjetur vdekjen, shtetasi K.Dh. vjeç 63, banues në Durrës. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasanpër shtetasin A.G. vjeç 50, banues në Përrenjas, sepse ka kanosur shtetasin Xh.F. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shtetasin A.Ç. vjeç 26, banues në Prrenjas, për veprën penale parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 01.12.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.D. vjeçe 20, banuese në Pogradec, sepse ish bashkëjetuesi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec , bazuar në Ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës datë 16.11.2018, u ndalua shtetasi në kërkim E.D., si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për shtetasen L.Ç. vjeç 24 dhe 20, banues në Pogradec. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar

Më datë 01.12.2018, në lagjen ”Çlirim”, në shtratin e lumit Guak Skrapar, është gjetur pa shenja dhune kufoma e shtetasit M.Xh. vjeç 44, banues në Tiranë. Nga veprimet rezultoi se ky shtetas në gjendje të dehur ka rënë në lumë ku dhe është mbytur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 01.12.2018, gjatë natës, në fshatin Peshtan Bregas, shtetasit A.H. i kanë marrë një bagëti të trashë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës paraprake datë 30.11.2018, më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për shtetasin D.A., vjeç 20, banues në Fier, sepse në biznesin e tij, gjatë orarit të punës, ka rënë nga një lartësi prej 5-6 metrash shtetasi Gj.D. vjeç 34, banues në fshatin Sheq Marinas. Neni 289/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për shtetasin A.G. vjeç 17, banues në Lushnjë, sepse ka goditur fizikisht shtetasin A.A. cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Informacion paraprak

Më datë 01.12.2018, rreth orës 13:55, në fshatin Belishovë në Mallakastër, në banesë dyshohet se është vetvrarë me armën e tij të gjahut shtetasi N.A. 72 vjeç.

Arma me të cilën viktima ka vrarë veten ishte me leje në emër të viktimës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 02.12.2018, shtetasi Sh.P., vjeç 71, banues në Vlorë, kallëzon se prej disa ditësh, i është larguar nga banesa vajza, Sh.P., vjeçe 22. Nga kontakti nëpërmjet telefonit kjo shtetase tregon se ndodhet në Memaliaj dhe ka shkuar në banesën e bashkëshortit, shtetasit Xh.M. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së  Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin K.P. vjeç 56, banues Sarandë, për veprën penale parashikuar nga neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për  shtetasin K.Xh. vjeç 64, banues ne fshatin Gjashtë, sepse në Gjashtë i ka zënë një sipërfaqe toke dhe ka kanosur me fjalë shtetasin R.S. Nenet 200, 199/a dhe 84 të Kodit Penal.

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për shtetasin E.P., vjeç 25, banues në Sarandë, sepse në lokalin e tij ju gjetën punonjës të pa siguruar dhe u shërbente klienteve pa faturë tatimore. Nenet 180/a dhe 170/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për shtetasin F.D. vjeç 57, banues në Mirditë,për veprën penale parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 01.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për vlerësim, për shtetasen F.Sh. vjeçe 41, banuese në Shkodër, sepse  është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi ka konsumuar medikamente mjekësore, dhe pas marrjes mjekim është larguar për në banesë, pa probleme shëndetësore.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 01.12.2018, shtetasi P.A. vjeç 49, banues në fshatin Grezhdan, ka bërë kallëzim se më datë 29.11.2018, i është larguar nga banesa djali  M.A. vjeç 21, banues në Tiranë. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së  Shkallës Parë Dibër.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 01.12.2018, në galerinë nr. 41, në Bulqizë, shtetasi B.D. vjeç 30, banues në fshatin Fushë-Bulqizë, duke punuar, aksidentalisht është rrëzuar duke u lënduar dhe pas ndihmës mjekësore në spitalin e Bulqizë, u dërgua në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së  Shkallës Parë Dibër, si ngjarje aksidentale.

Arkiva

Janar 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3