Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 03 Dhjetor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Ç., vjeç 26, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M.L., vjeçe 18, banuese në Tiranë, pasi në Unazën e Madhe, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasen T.K., banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.F., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Siri Kodra”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin F.H., vjeç 62, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për narkotikët

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokuronin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Z.H., vjeç 22, banues në Durrës. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin A.M., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në P K K Kapshticë, u kap me dokumentacion udhëtimi të falsifikuar. Neni 190/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin G.K., vjeç 16, banues në Fier, pasi në lagjen “8 Shkurti”, tek “Kryqëzimi i Grecallisë”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë.
• T. T, 51 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë Vlorë-Orikum pasi duke drejtuar automjetin tip "Mercedes Benz" ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet S.T., dhe G.T,, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
• Y.Ç., 58 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë në vendin e quajtur "Bishti i Kalldrëmit" Vlorë pasi ky shtetas është kapur duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë", parashikuar nga nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni për narkotikët

Më datë 02.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Gj., vjeç 19, banues në Rubik Mirditë. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Në vijim të komunikatës datë 17.11.2018, që bën fjalë për aksidentimin e shtetases Sh.H., më datë 02.12.2018, rreth orës 07.00, vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni për narkotikët

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin K.I., vjeç 16, banues në Shkodër. Neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Morinë-Kukës.
Tentojnë të kalojnë nëpërmjet kufirit në mënyrë të paligjshme disa shtetas, arrestohen në flagrancë 3 persona.
Specialistët e Sektorit për Krimet në DVP Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasit;
-E.B., vjeç 40, banues në Tiranë.
-A.K., vjeç 19, banues në Durrës.
-A.L., vjeç 29, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, dyshohet se në SPK Morinë, kanë tentuar të kalojnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas, për në vendet Shengen, kundrejt pagesës, me mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin E.B.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, të parashikuar nga nenet 298/2-25-22 të Kodit Penal.


DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.K., vjeç 68, banues në Tiranë. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit P.P., vjeç 58, banues në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin P.Xh., vjeç 67, banues në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 02.12.2018, shtetësia V.Sh., vjeçe 37, banuese në Tiranë, kallëzon se në autobus i kanë vjedhur celularin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 02.12.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin G.P., vjeç 65, banues në Tiranë, pasi shtetasi A.H., vjeç 45, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.12.2018, në rrugën “Siri Kodra”, shtetasit E.M., vjeç 34, i kanë vjedhur në mjet. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen N.Xh., vjeçe 54, banuese në Tiranë, pasi nipi Xh.Xh, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.12.2018, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, në marketin e shtetasit P.Z., vjeç 55, banues në Tiranë, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale një sasi fishekzjarre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 02.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.L., vjeç 31, banues në Kamëz. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 02.12.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.M., vjeçe 27, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, shtetasi G.M., vjeç 36, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.D., dhe A.A., vjeç 15 e 46, banues në fshatin Sharrë e Ndroq, pasi në rrugën “Shaban Bardhoshi”, kanë goditur me grusht njëri - tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Tiranë
Informacion Paraprak
Në rrugën “Teodor Keko” ka rënë zjarr në panelin elektrik të një pallati i cili është fikur nga shërbimi i zjarrfikëses. Shërbimet e policisë në bashkëpunim me zjarrfikësit po bëjnë evakuimin e banorëve për shkak të prezencës së madhe të tymit. Deri në këto momente nuk ka persona të dëmtuar. Në vendngjarje ndodhen edhe ambulancat.

Tiranë
I gjendet në banesë armë zjarri kallashnikov, karikator e një sasi fishekësh.
Arrestohet 30-vjeçari për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr.6 arrestuan në flagrancë shtetasin:
- J.H., 30 vjeç, banues në fshatin Varosh.
Në fshatin Varosh/Ndroq, nga kontrolli i ushtruar në banesë këtij shtetasi iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një karikator dhe 146 fishekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2018, gjatë natës, në fshatin Pezë Helmës, kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit A.K., vjeç 38, banues në këtë fshat. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin N.B., vjeç 42, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Kelmendi”, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes A.B., vjeçe 39, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Y.S., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Azem Galica”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Sh.S., vjeç 29, banues në Tiranë. Nenet 279 e 247 të Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018 në Kavajë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë magazinën e shtetasit F.V., vjeç 61, banues në Kavajë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë. Neni 139 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 02.12.2018, në lagjen nr. 13, në banesë ka vdekur shtetasi H.B., vjeç 31, (me probleme mendore). Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka qenë natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Më datë 02.12.2018, në lagjen nr. 13, në banesë, shtetasi R.T., 71 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia duke pastruar armën e gjahut çifte është shkrepur dhe ka ndërruar jetë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut, me leje. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2018, gjatë natës, në fshatin Shkallnur, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit S.A., vjeç 39, banues në Shkallnur. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.V., vjeç 49, banues në fshatin Sallmone. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin M.D., vjeç 57, banues në fshatin Derven, pasi në fshatin Sukth Vëndas, ka kanosur shtetasin P.T., vjeç 56, banues në këtë fshat. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetaset F.Ç., dhe V.Ç., vjeç 45 dhe 42, banues në fshatin Griqan. Neni 89 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 02.12.2018, në fshatin Shkëndi, në banesë ka vdekur shtetasi H.U., vjeç 60. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Xh.Q., vjeç 20, banues në Përrenjas, pasi  në Përrenjas, ka goditur me grusht shtetasin G.B., vjeç 23, banues në fshatin Fanjë. Neni 89 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 02.12.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin S.D., banues në Gramsh, pasi shtetësia B.B., ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec

Në vijim të informacionit, që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për  shtetasin E.S., vjeç 16, banues në Pogradec. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2018,  shtetasi D.Xh., vjeç 57, banues në fshatin Vërdovë, kallëzon se më datë 01.12.2018, i është larguar nga banesa vajza e bashkëshortes, shtetësia M.S., vjeçe 15. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 03.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.V., vjeç 69, banues në fshatin Sadovicë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases B.V., vjeçe 63, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin E.Ç., vjeç 30, banues në Vorë, Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 161/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 02.12.2018, gjatë natës, në lagjen “24 Maj”, shtetasit I.M., vjeç 40, i kanë vjedhur në banesë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 

Më datë 01.12.2018, gjatë natës, në lagjen “Lef Sallata”, është vjedhur dyqani i shtetasit A.H., vjeç 57. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen L.Sh., vjeçe 48, banuese në Vlorë, pasi bashkëshorti, shtetasi S.Sh., vjeç 48, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.  Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 02.12.2018, shtetësia Z.D., vjeçe 46, kallëzon se më datë 30.11.2018, gjatë natës, në lagjen “Pavarësia”, i kanë vjedhur në dyqan. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin S.S., vjeç 50, banues në Vlorë, pasi më datë 30.11.2018, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua mungesë e elementëve të sigurisë në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.P., vjeç 40, banues në Vlorë, pasi në lagjen “28-Nëntori”, ka goditur shtetasin F.B., vjeç 36, banues në Vlorë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2018, shtetasi P.Ll., vjeç 78, banues në fshatin Skrofotinë, kallëzon se në banesë, është dhunuar psikologjikisht nga ish-nusja e djalit, shtetësia L.Ll., vjeçe 47, banuese në Skrofotinë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim.

Më datë 02.12.2018, gjatë natës, në lagjen “10 Korriku”, pranë banesës, shtetasit Q.R., vjeç 60, i kanë vjedhur disa pajisje ndërtimi. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 02.12.2018, në lagjen nr. 1, në banesë është gjetur i vdekur, shtetasi Dh.B., vjeç 82, i cili jetonte vetëm. Nga veprimet rezultoi pa shenja dhune, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Komisariati i Policisë Tepelenë

Më datë 02.12.2018, në fshatin Martallos, shtetasi M.E., vjeç 63, banues në këtë fshat, gjatë kohës që po ngarkonte një karrocë me bazë ushqimore për bagëtitë, aksidentalisht është rrëzuar, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ngjarje aksidentale.

Më datë 02.12.2018, gjatë natës, në lagjen “Demokracia”, pranë banesës, shtetasit Q.H., vjeç 62, i kanë vjedhur disa shpendë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, si dhe punohet për kapjen e shtetasit D.M., vjeç 36, banuese në Memaliaj, për veprën penale parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 02.12.2018, rreth orës 02:00, në spital ka vdekur shtetasi Gj.F., vjeç 64, banues në Shënkoll, i shtruar më datë 26.11.2018. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë.

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin A.P., vjeç 51, banues në fshatin Baçël, pasi në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një shkallë betoni pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin A.Gj., vjeç 42, banues në fshatin Baçël, pasi në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt (banesë) pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasit F.Gj., dhe K.Gj., vjeç 47 e 37, banues në Fushë Milot, pasi në fshatin Fushë Milot, kanë ndërtuar një kioskë pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen N.H., vjeçe 21, banuese në Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 02.12.2018, gjatë natës, në fshatin Brest i Epërm, është vjedhur dyqani i shtetasit P.L., vjeç 52, banues në fshatin Kishavec. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Arkiva

Mars 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31