Vijojnë kontrollet në qarkun Fier, sekuestrohen kapsolla e fishekzjarre

FierFoto 2 3 dhjetor ok

Vijojnë kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën.

Në qytetin e Fierit, Lushnjes, Divjakës dhe Ballshit u kontrolluan 65 subjekte të ndryshme (dyqane, supermarkete dhe pika shumicash).

Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar 210 kapsolla dhe 410 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Gjithashtu kontroll u ushtrua edhe në lidhje me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.

Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregëtimit të lëndëvë të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin "Komisariati Dixhital".

 

Foto 1

Foto 2 3 dhjetor ok

Foto 3 dhjetor 2018

Arkiva

Mars 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31