Qafë Botë, Sarandë: Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Qafë Botë, Sarandëqafe bote 1
 
Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
 
Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, Sarandë,  në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme,  kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
 
Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të automjetit tip "Ford"  me drejtues shtetasin   F.C, shërbimet  e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore, si dhe duke përdorur qenin antidrogë, kanë konstatuar të fshehur në shasi të automjetit një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva, me peshë totale prej 57 kilogramë.
 
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimit e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i  drejtuesit të mjetit,  F. C, 48 vjeç, banues në Sarandë.
 
Si dhe u procedua  penalisht në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, shtetasja M.C, 50 vjeçe, e cila udhëtonte sëbashku me  bashkëshortin e saj në automjetin ku u gjet lënda narkotike.
 
Materialet do ti dërgohen Prokurorisë për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Arkiva

Janar 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3