Vlorë. Kapet i kërkuari për tentativë vrasje në Orikum

Vlorë vlore 12.04.2018 arrestim

Kapet i kërkuari për tentativë vrasje në Orikum

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe Pronës pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një person në kërkim ndodhej në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”, është bërë e mundur kapja e ndalimi i tij dhe konkretisht:

E.Ç., 29 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.

Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë kryer veprimet proceduriale për ndalimin e tij bazuar në Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 76 dhe 22 të Kodit Penal.

E.Ç., dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më 27 Korrik të 2016-ës, ku në bulevardin e Orikumit ka tentuar të vrasë me mjete prerëse shtetasin M.A.

Arkiva

Mars 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31