Mat - Publikimi i personave në kërkim nga Policia, bie në pranga një prej të kërkuarve falë informacioneve të ardhura nga qytetarët.

MatAlban Gjegji ne kerkim

Publikimi i personave në kërkim nga Policia, bie në pranga një prej të kërkuarve falë informacioneve të ardhura nga qytetarët.

Kapet dhe ndalohet një shtetas në kërkim për veprat penale “Grup i Strukturuar kriminal”, “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ky shtetas i dënuar me 8 vite burgim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim si dhe në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët pas publikimit të foto-ve, të të kërkuarve, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

A.Gj., 43 vjeç, banues në fshatin Madhesh, Mat.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprat penale “Grup i Strukturuar kriminal”, “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 333/a/2, 28/4, 284/1, 334/1, e 55 të Kodit Penal, ku ka për të kryer dhe 7 vjet 4 muaj e 24 ditë burg.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Mars 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31