Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 04 Dhjetor 2018


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafiqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 34 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 10 drejtues mjetesh.

1 person për Narkotikët

11 persona në kërkim

4 persona për veprën penale "Vjedhja"

2 persona për veprën penale "Dhuna në familje"

1 person për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale”

2 persona për Krime ndaj personit

1 person për veprën penale “Mashtrimi”

1 person për veprën penale “Falsifikimi”

1 person për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Gjithashtu janë sekuestruar:


57 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 71 persona.
 

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4