Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 04 Dhjetor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit 01drejtoria new

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Xh., vjeç 15, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.V., vjeç 20, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.M., dhe E.B., vjeç 24 e 22, banues në Tiranë. Nenet 283/1 dhe 300 të Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin

Më datë 03.12.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, S.N., vjeç 35, banues në Kamëz, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M.M., (T.), vjeçe 26, banuese në Tiranë. Nenet 143, 180 dhe 181 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.Z., vjeç 72, banues në Tiranë, pasi në afërsi të rrugës “Frosina Plaku”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen e mitur E.Y., vjeçe 8, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin N.C., vjeç 61, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Durrësit”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur motorin e markës “Honda”, me drejtues V.Y., vjeç, 45, banues në Tiranë, me pasagjere L.Y., vjeçe 38, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.H., vjeçe 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën Dajt-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur mjetin tip “Ford”, me drejtues E.B., vjeç 35, banues Tiranë, për pasojë është dëmtuar E.B., dhe bashkëshortja E.B., dhe vajza e mitur B.B, vjeç 30 e 5, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetësia D.H., vjeçe 30, banuese në Tiranë, pasi tek “Stacioni i Trenit”, Vorë, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka aksidentuar këmbësorin Z.Gj., vjeç 75, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.12.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi F.T., vjeç 33, banues në Durrës, pasi në rrugën “Pavarësia”, në lagjen 13, Durrës, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Land Rover”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.Sh., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në rrugën e fshatit Shahinaj, Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”, me leje drejtimi, ka dalë nga rruga, për pasojë ka aksidentuar këmbësoret S.K., dhe V.B., vjeç 43 e 49, banuese në Shijak, të cilat pasi morën mjekim në spital u larguan në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.G., vjeç 43, banues në Golem, Kavajë, me leje drejtimi, pasi në datë 03.12.2018, në rrugën dytësore Plepa- Golem, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip ”Benz”, me drejtuese E.S., vjeçe 24, banuese tek Shkëmbi i Kavajës, me leje drejtimi, e cila është dëmtuar dhe pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin K.Q., vjeç 54, banues në Elbasan. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.12.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi A.M., vjeç 19, banues në fshatin Griqan, Elbasan, pasi në fshatin Griqan, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin motorrçiklet tip “LIFAN”, pa targë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin L.D., vjeç 67, banues në Ersekë. Neni 180 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni për narkotikët

Berat 
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë ndalimi i dy shtetasve të shpallur në kërkim:
•T.V., 31 vjeç banues në Berat.
•Xh.H., 23 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar.
Ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, ka vendosur ndryshimin e masës sigurisë nga "Arrest shtëpie" në "Arrest me burg", për veprën penale parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.12.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi J.D., vjeç 37, banues në Berat, pasi në rrugën automobilistike në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.Ç., vjeç 46, banues në fshatin Kozare, pasi në “Salckozare”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin A.S., vjeç 61, banues në fshatin Kozare, që drejtonte një karrocë të tërhequr nga kafshë, i cili ndodhet në spital. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.M., vjeç 55, banues në Fier. Neni 183 i Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit

Më datë 03.12.2018, u ndalua shtetasi në kërkim B.K., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 2 vjet e 1 muaj burg, për veprën penale, “Vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim të mbetur në tentativë”. Nenet 76, 22 e 25 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin K.L., vjeç 65, banues në Fier, pasi në lagjen “15 Tetori”, vendi i quajtur “Kryqëzimi i stacionit të trenit”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar drejtuesin e biçikletës shtetasin B.B., vjeç 66, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Fierit. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi, B.M., vjeç 44, banues në Ballsh, pasi në në  lagjen ”11 Janari”, Fier është kapur duke drejtuar mjetin  tip “Ford”, në gjendje të dehur. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin V.M., vjeç 30, banues në Vlorë. Neni 174 i Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit

Vlorë
Kapet i kërkuari për tentativë vrasje në Orikum
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe Pronës pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një person në kërkim ndodhej në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”, është bërë e mundur kapja e ndalimi i tij dhe konkretisht:
E.Ç., 29 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.
Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë kryer veprimet proceduriale për ndalimin e tij bazuar në Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 76 dhe 22 të Kodit Penal.
E.Ç., dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më 27 Korrik të 2016-ës, ku në bulevardin e Orikumit ka tentuar të vrasë me mjete prerëse shtetasin M.A.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 03.12.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi A.N.,  vjeç 31, banues në Shullaz, Kurbin, pasi në aksin e vjetër Lezhë - Milot, vendi i quajtur  fshati Zejmen, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasja E.Q., vjeçe 26, banues në fshatin Torovicë, e pajisur me leje drejtimi, pasi në aksin rrugor Torovicë - Balldre, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Fiat”, që drejtohej nga shtetasi K.M., vjeç 27, banues në Torovicë, i pa pajisur me leje drejtimi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, K.M., ndodhet në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa E.Q., ndodhet në spitalin rajonal Lezhë, nën kujdesin e mjekëve. Nenet  290/2 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Shkodër
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër pas një hetimi disa mujor u bë arrestimi i shtetasit:
B.P., 44 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi me datë 03.12.2018 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër është lëshuar Urdhri i Ekzekutimit në bazë të Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku ndaj këtij shtetasi është caktuar masa e sigurimit  “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”,  parashikuar nga nenet 287, 190 dhe 199/a/3 të Kodit Penal.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një hetimi disa mujor bënë të mundur dokumentimin e aktivitetit kriminal të shtetasit B.P., i cili prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katësh pa u pajisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kompetente.
Gjatë hetimeve  të kryera ka rezultuar se ky objekt është financuar nga të ardhura që dyshohet që kanë ardhur si rrjedhojë e aktivitetit kriminal që ka kryer ky shtetas më parë, e për këtë arsye është vendosur dhe masa e sigurimit pasuror me vendim gjykate “Sekuestro preventive”, në bazë të Urdhrit të Ekzekutimit Vendimit Penal nr.1169 datë 29.11.2018, për objektin 10- katësh që ndodhet në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, objekt i cili kap vlerën 2 milion Euro
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”,  parashikuar nga nenet 287, 190 dhe 199/a/3 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 03.12.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen P.C., vjeçe 34, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti E.C., vjeç 44, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.12.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin N.P., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi djali, K.P., vjeç 26, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit M.T., vjeç 24, banues në Farkë e Vogël, E.T., vjeçe 49, E.B., vjeçe 34, (banuese në Sauk), për veprën penale të parashikuar nga Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 03.12.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi Sh.D., vjeç 40, banues në Tiranë, dhe u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V.D., vjeç 31, banues në Tiranë, për veprat penale parashikuar nga nenet 76, 22, 279/2 dhe të Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M.S., vjeçe 39, banuese në Tiranë, pasi vëllai Sh.S., vjeç 49, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 02.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe punohet për kapjen e shtetasit I.M., vjeç 26, banues në Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit e mitur E. K., dhe F. M,  11 vjeç, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, e cila bënë fjalë për veprën penale “Mashtrimi”, më datë 03.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja J.S., vjeçe 28, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.H., vjeç 39 dhe E.B., vjeç 30 (të dy banues në Tiranë), pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta E.B., ka goditur E.H., ndërsa ky i fundit i ka dëmtuar portën banesës E.B. Nenet 90 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, shtetasi P.V., vjeç 55, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 03.12.2018, në rrugën “Siri Kodra”, një person i paidentifikuar, e ka goditur me grushte. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.V., vjeç 29, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u arrestuan shtetasit R.B., vjeç 25 banues në Tiranë, dhe L.P., vjeçe 25, banuese në fshatin Sukth Durrës, pasi janë kapur në flagrancë me sendet e vjedhura në një ciklomotorr. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen S.P., vjeçe 38, banuese në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Sh.B., vjeç 50, banues në Kamëz, pasi në rrugën “Dituria”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, shtetasja M.M., vjeçe 17.07.1976, banuese në Tiranë, ka kallëzuar se, në rrugën “Marubi”, i ka humbur telefoni. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit L.B., E.S., F.N., G.S., F.P., L.P., L.K., A.M., A.D., K.B, E.A., E.S., E.B., N.M., Sh.S., dhe G.S., banues në Tiranë, për veprat penale parashikuar nga nenet 262, 274, 25 dhe 293 të Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.G., vjeç 39, banues në fshatin Ndroq, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes V.G., vjeçe 37, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit S.F., M.F., F.D., dhe Xh.V., vjeç 23, 34, 38 e 26, banues në Pezë-Helmës, Kamëz e Vorë, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, në bashkëpunim, kanë goditur me grushte shtetasin M.D., vjeç 45, banues në fshatin Sukth. Nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 03.12.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen J.A., vjeçe 36, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti i saj E.A., vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.12.2018, gjatë natës, në lagjen nr.13, Durrës, është  tentuar për t’u vjedhur dyqani i shtetasit B.Ç., vjeç 47. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin Z.K., vjeç 66, banues në Shkallnur, pasi u kap duke kryer punime në çatinë e banesës, pa lejen përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për shtetasen Sh.N., vjeçe 35. Neni 127 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, gjatë natës në Manëz, kanë vjedhur në një kioskë në pronësi të shtetasit A.D., vjeç 55, banues në Manëz. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen E.V., vjeçe 33, banuese në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin V.S., vjeç 75, banues në Mazhe e Madhe, Krujë, pasi në fshat, ka kanosur me fjalë shtetasin R.D., vjeç 60, banues në Mazhe e Madhe. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin L.D., vjeç 45, banues në Tapizë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-kunatës L.D., vjeçe 35, banuese në Tapizë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasit P.P., dhe A.K, vjeç 23 dhe 15, banues në Fushë Krujë. Nenet 134 e 22 i Kodit Penal.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin G.Rr., 26 vjeç, banues në Krujë.
Shtetasi i mësipërm dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën K.L., 16 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç" parashikuar në nenin 101/1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 03.12.2018, në banesën e tij, në Shijak, ka gjetur vdekjen shtetasi N.M., vjeç 78, i cili dyshohet të jetë vetëhelmuar me lëndë toksike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen F.B., vjeçe 46, banuese në Maminas, pasi bashkëshorti Dh.B., vjeç 63, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Shkallës Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 03.12.2018, u ndalua shtetasi në kërkim E.M., vjeç 53, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 1 vit, 5 muaj e 23 ditë burg, për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B.G., vjeç 30, banues në Elbasan, pasi ka goditur me grushte shtetasin I.F., vjeç 35, banues në Elbasan. Neni 90 i Kodit Penal. 

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.H., vjeç 40, banuese në Elbasan, pasi në lagjen ‘Partizani’, për shkak të detyrës, nuk  i është bindur policisë së rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Sh.B., vjeç 48, banues në fshatin Rrajcë-Fushë Prrenjas, pasi u konstatua se po ndërtonte katin e dytë të banesës, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen B.D., vjeçe 34, banuese në Librazhd, pasi bashkëshorti shtetasi O.D., vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 03.12.2018, në spitalin Rajonal Korçë, ka gjetur vdekjen shtetasi Z.Th., vjeç 78, banues në Korçë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka qenë natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Më datë 03.12.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen V.H., vjeçe 70, banuese në Korçë, pasi vajza A.H., vjeçe 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet iu referuan Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasen A.H., vjeçe 38, banuese në Korçë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës V.H., vjeçe 70, banuese në Korçë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për identifikimin dhe kapjen e autorit të kanosjes së shtetasit V.A., 55 vjeç, banues në Korçë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.Xh., 56 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale bazuar në nenet 134/2 dhe 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 03.12.02018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin M.B., vjeç 58, banues në fshatin Potgorije. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin A.B., vjeç 33, banues në fshatin Zëmblak - Maliq, pasi në Zëmblak, në lokalin e tij, u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 03.12.2018, në banesën e tij në Bilisht, duke pastruar armën e gjahut, është vetëplagosur shtetasi F.Ç., vjeç 64, banues në Bilisht dhe është dërguar për kujdes të mëtejshëm mjekësor në spitalin e traumës Tiranë. Materialet i kaluan për vlerësim, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Më datë 03.12.2018, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.Ç., vjeç 38, banues në Vranisht, pasi në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij L.Ç., vjeçe 33. Nenet 130/a dhe 321 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 03.12.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 5, Pogradec, pranë banesës, shtetasit L.H., vjeç 49, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, gjatë natës, në fshatin Drilon, Pogradec, nga persona të paidentifikuar, është vjedhur në ambientet e ndërtesës në pronësi të shtetasit A.B., vjeç 52. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasen O.Ç., vjeçe 34, banuese në fshatin Proptisht. Neni 320 i Kodit Penal. 

Në vijim të informacionit, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases M.S., më datë 03.12.2018, kjo shtetase është gjendur dhe iu dorëzua familjarëve të saj, e cila deklaroi se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasit S.M., dhe F.P., vjeç 41 e 42, banues në fshatin Salçë Kozare e Berat, pasi në fshatin Havaleas, Kuçovë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kapën duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit, pa leje. Në cilësinë e provës u bllokuan 2 kompjuterë dhe 1 televizor. Neni 197, 198 e 25 të Kodit Penal.

Kuçovë
Tenton të vrasë me thikë një shtetas, policia kap dhe arreston në flagrancë autorin
Gjithashtu u arrestuan dhe tre shtetas të tjerë të cilët dyshohen se para një muaji i kanë hequr lirinë një shtetasi tjetër
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
•F.B., 25 vjeç, banues në lagjen ”11 Janari”, Kuçovë.
•E.K., 29 vjeç,
•A.K., 17 vjeç
•Sh.P., 16 vjeç, të tre banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë. 
Arrestimi i tyre u bë pasi, pas një konflikti të hershëm për motive të dobëta, shtetasi F.B., ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) shtetasin E.K., duke i shkaktuar dëmtime të rënda, pasi ky i fundit në bashkëpunim me shtetasit A.K., dhe Sh.P., dyshohet se para një muaji i kanë hequr lirinë shtetasit R.B, 18 vjeç ( i afërm i shtetasit F.B)
Policia e Komisariatit Kuçovë sapo morën njoftimin organizuan punën dhe falë një pune të mirëorganizuar identifikuan dhe arrestuan në kohë rekord autorin.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, shtetasi F.B., për veprën penale, “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë", ”Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 76, 22, 300 të Kodit Penal. Shtetasit E.K., A.K., dhe Sh.P., për veprat penale "Moskallëzim krimi", "Heqje e paligjshme e lirisë, kryer në bashkëpunim",  parashikuar nga nenet 300, 110 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 03.12.2018, gjatë natës, në fshatin Kallm i Madh, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bagëti të trashë, në kasollen e bagëtive, të shtetasit I.B., vjeç 59. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin B.Z., vjeç 48, banues në Patos. Neni 112/2 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë panë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.M.,  vjeç 63, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhune fizike ndaj djalit M.M., vjeç 15. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, më datë 03.12.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.G., vjeç 17, banues në Lushnje. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.Sh., vjeç 41, banues në Vlorë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës E.Sh., vjeçe 65. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 03.12..2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.Sh., vjeçe 65, banuese në Vlorë, pasi djali i saj A.Sh., vjeç 41, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin F.K., vjeç 44, banues  në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarësia 2”, ka ndërtuar kolona betoni në një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin R.I., vjeç 58, banues në fshatin Gjashtë, pasi më datë 02.12.2018, në afërsi të banesës, ka kanosur shtetasin Z.Q., vjeç 61, banues në Sarandë. Neni 84 i Kodit Penal.

Qafë Botë, Sarandë
Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të automjetit tip "Ford", me drejtues shtetasin F.C., shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me ato doganore, si dhe duke përdorur qenin antidrogë, kanë konstatuar të fshehur në shasi të automjetit një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, me peshë totale prej 57 kilogramë.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët për Hetimit e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, F.C., 48 vjeç, banues në Sarandë.
Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë bashkëshortja e tij, shtetasja M.C., 50 vjeçe, e cila udhëtonte sëbashku me bashkëshortin e saj në automjetin ku u gjet lënda narkotike.
Materialet do ti dërgohen Prokurorisë për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, në fshatin Krane, kanë thyer pllakatin përkujtimor, ku ishte gdhendur portreti i shtetasit Th.L., dhe është dëmtuar flamuri grek. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Neni 132 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Sh.Ll., vjeç 68, banues në fshatin Asim Zeneli, Gjirokastër, pasi në pronën e tij, ka ndërtuar një shtesë të magazinës, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.K., vjeçe 39, banuese në Gjirokastër, pasi bashkëshorti L.K., vjeç 45, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin E.M., vjeç, 38, banues në Kallmet, Lezhë, pasi në rrugën e fshatin Kallmet, u kap duke transportuar lëndë drusore pa dokument përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin P.P., vjeç, 32, banues në Kallmet, Lezhë, pasi në oborrin e banesës tij, u konstatuan  lëndë drusore, pa dokument përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 03.12.2018, në Barbullojë, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetësja K.P., vjeçe 26. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin E.S., vjeç 38, banues në Laç. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, në Fushë-Mamurras, është djegur në lëvizje mjeti tip “Ford”, që drejtohej nga shtetasi J.D., vjeç 61, banues në Fushë-Mamurras. Nga veprimet rezultoi se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në rrjetin elektrik të mjetit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, si ngjarje aksidentale.

Informacion paraprak
Më datë 03.12.2018, në Laç, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetësja V.D., vjeçe 33. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen F.N., vjeçe 44, banuese në Shkodër. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit F.P., vjeç 27, banues në Shkodër, pasi rreth orës 15:45, në lagjen “Tre Heronjt”, përpara shkollës Pyjore, ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin N.P., vjeç 21, banues në Shkodër, rezident në Itali, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 76, 22 dhe 279 të Kodit Penal.

Më datë 03.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.D., vjeç 25, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Vasil Shanto”, u kap duke vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit J.S., vjeç 20, banues Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Mat
Publikimi i personave në kërkim nga Policia, bie në pranga një prej të kërkuarve falë informacioneve të ardhura nga qytetarët.
Kapet dhe ndalohet një shtetas në kërkim për veprat penale “Grup i Strukturuar kriminal”, “ Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Ky shtetas i dënuar me 8 vite burgim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim si dhe në bazë të informacioneve të marra nga qytetarët pas publikimit të foto-ve, të të kërkuarve, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:
A.Gj., 43 vjeç, banues në fshatin Madhesh, Mat.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprat penale “Grup i Strukturuar kriminal”, “ Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 333/a/2, 28/4, 284/1, 334/1, e 55 të Kodit Penal, ku ka për të kryer dhe 7 vjet 4 muaj e 24 ditë burg.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Më datë 03.12.2018, shtetasi L.B., 41 vjeç, banues në Mat, duke drejtuar (i dyshuar në gjendje të dehur), dhe pa leje drejtimi një motoçikletë në aksin rrugor Komsi-Burrel, ka dalë nga rruga së bashku me motomjetin e tij duke përfunduar në një kanal dhe si pasojë ka marrë dëmtime në trup. I dëmtuari ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, në gjendje të lirë, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 03.12.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi S.B., vjeç 28, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, i është gjetur një kartë identiteti greke e falsifikuar. Neni 189/2 i Kodit Penal.

Arkiva

Janar 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3