Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 05 Dhjetor 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafiqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 18 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 8 drejtues mjetesh.

2 persona për Narkotikët

5 persona në kërkim

1 person për veprën penale "Vjedhja"

1 person për veprën penale "Falsifikimi"

1 person për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 83 persona.

Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:

1- Operacion ndërkombëtar i Policisë Shqiptare, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Karabinierisë së Barit.
Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Il L'atitante", kapet i shumëkërkuari në Durrës.
Pas një hetimi intensiv disa mujor me metoda speciale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Policia e Shtetit dhe Arma e Karabinierëve të Barit, Itali u zbulua vendbanimi dhe u kap një shtetas i shumëkërkuar në nivel ndërkombëtar.

Arkiva

Mars 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31