Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 05 Dhjetor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new

Operacion ndërkombëtar i Policisë Shqiptare, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Karabinierisë së Barit.
Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Il L'atitante", kapet i shumëkërkuari në Durrës.
Pas një hetimi intensiv disa mujor me metoda speciale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Policia e Shtetit dhe Arma e Karabinierëve të Barit, Itali u zbulua vendbanimi dhe u kap një shtetas i shumëkërkuar në nivel ndërkombëtar.
Gjatë paradites, Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DPPSH, Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës finalizuan operacionin ku u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi italian G.C., 40 vjeç, lindur dhe banues në Bari, Itali.
Në ngarkim të tij, Gjykata e Barit ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Për këtë vepër penale maksimumi i dënimit është 20 vjet burgim.

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.T., vjeç 26, banues në Tiranë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.K., vjeç 36, banues në Tiranë. Neni 248 i Kodit Penal.

Tiranë
Policia Rrugore e Tiranës gjatë përmbushjes së detyrimeve ligjore për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe verifikimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë burim i shtuar për ngjarjet rrugore, ka konstatuar rastin e dytë të mitëmarrjes në tre ditët e fundit dhe të 22-të për këtë vit.
Më datë 04.12.2018 në rrugën “Sadik Petrela” është ndaluar automjeti me targë AA190TA, për shkelje të rregullave të qarkullimit. Gjatë kontrollit policor drejtuesi i mjetit me iniciale Sh.Sh., 56 vjeç, me qëllim shmangien e penalizimit për shkeljen e konstatuar i ka ofruar një shumë monetare agjentit verifikues dhe është arrestuar në kushtet e flagrancës për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen E.Gj., vjeçe 28, banuese në Tiranë. Nenet  186 dhe 190 të Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen G.P., vjeçe 18, banuese në Tiranë. Nenet 186 dhe 190 të Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.D., vjeçe 30, banuese në Tiranë. Nenet 186, 190 dhe 149 të Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.N., vjeç 21, banues në Tiranë. Nenet 186, 190 dhe 149 të Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.S., vjeç 21, banues në Tiranë. Nenet 186 dhe 190 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 04.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., vjeç 18, banues në Elbasan, pasi në rrugën “Bulevardi i Ri”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Audi” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi tek Sheshi “Shqiponja”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.M., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Llazi Miho”, duke drejtuar mjetin tip “Lancia”, ka aksidentuar këmbësoren L.B., vjeçe 48, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Z.M., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën Elbasan-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësoren J.Sh., vjeçe 8, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Z., vjeç 38, banues në Durrës, pasi në rrugën “Jezerca”, Durrës, duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, motoçikletën pa targa, ka goditur nga mbrapa mjetin e parkuar tip “Opel”, në pronësi të shtetasit V.M., duke i shkaktuar dëme materiale. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 0.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin F.K., vjeç 64, banues në fshatin Seferan. Nenet 288/a, 180 e 170/ç  të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Rr.Ç., vjeç 38, banues në Elbasan, pasi në fshatin Dopaj, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me bordurën anësore të rrugës, për pasojë është dëmtuar vetë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.K., vjeç 25, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz“. Neni 291 i Kodit Penal. 

Më datë 04.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.A., vjeç 53, banues në Librazhd, pasi në Librazhd, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz“ ka humbur kontrollin dhe ka goditur mjetin tip “Kia”, që ishte i parkuar e më pas ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Sh.V., vjeç 15, banues në Librazhd, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Maliq
Në vijim të informacionit paraprak datë 04.12.2018, informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
S.N., 63 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vloçisht, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S.Sh, 70 vjeç dhe bashkëshorten e tij shtetasen V.Sh, 60 vjeçe, banues në fshatin Voskop, kalimtarë në rrugë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.V., vjeç 19, banues në fshatin Ferras, Fier, pasi në Fier, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”, pa targa. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.12.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi O.M., vjeç 22, banues në Gjirokastër, pasi në rrugën “Abedin Dino”, Sarandë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A.A., vjeç 18, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi në vendin e quajtur “Sheshi i Çerçizit”, Gjirokastër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin, tip  “Volvo”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin R.L., vjeç 63, banues në Tiranë, pasi në tregun e Rusit, Shkodër, u kap me mjetin tip “Toyota”, në bagazhin e të cilit iu gjetën produkte ushqimore, pa dokumentacionin përkatës. Nenet 180 dhe 174 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasen J.B., vjeçe 57, banuese në Shkodër, pasi në rrugën Rinia, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Jaguar”, ka aksidentuar drejtuesin e biçikletës, shtetasin P.N., vjeç 66, banues në Vau i Dejës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datën 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin A.Ll., vjeç 38, banues në fshatin Derjan, Mat, pasi ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë biometrike, me të dhëna personale të falsifikuara. Nenet 189 e 190 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë  04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin L.B., vjeç 41, banues në fshatin Frankth, Dibër, pasi më datë 03.12.2018, në rrugën Komsi-Burrel, në vendin e quajtur “Ura e Banush Palit”, duke drejtuar një motor pa targë, ka dalë nga rruga, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë  04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin O.F., vjeç 28, banues në fshatin Vranjt, Peshkopi, pasi në Peshkopi, në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim G.K., vjeç 19, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 04.12.2018, në rrugën “Abdyl Frashri”, ka gjetur vdekjen shtetasi E.K., vjeç 58, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje” dhe veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, më datë 04.12.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen L.S., (A.). Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Nenet 130/a/1 dhe 321 të Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit B.N., L.N., (T.), S.K., G.S., dhe K.B., vjeç 57, 43, 59, 49 e 29, banues në Tiranë. Nenet 262, 274, 236 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, shtetasja B.T., vjeçe 31, bnauese në Tiranë, ka kallëzuar se, në rrugën e “Durrësit”, i kanë vjedhur portoflolin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u ndalua shtetasi në kërkim I.M., vjeç 26, banues në Tiranë. Neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, në rrugën “Kavajës”, në një objekt marrë me qira nga shtetasi F.K., vjeç 64, banues në Shijak, u konstatuan punime pa leje. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 04.12.2018, në rrugën “Bilal Golemi”, është vjedhur banesa e shtetasit F.O., banues në Tiranë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.T., vjeçe 29, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, E.T., vjeç 29, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.12.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.K., vjeçe 39, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, E.K., vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.12.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.L., vjeçe 18, banuese në Tiranë, pasi bashkëjetuesi, A.Xh., vjeç 20, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.M., dhe G.M., vjeç 30 e 38, banues në Tiranë, pasi në rrugën  “Myslym Keta”, duke udhëtuar me mjetin tip “Peugeot”, për shkak të detyrës, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M.Ç., vjeçe 52, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Gaqo Tashko”, ka kanosur me fjalë, shtetasin Sh.Ç., vjeç 65, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.A., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Endri Keko”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasit A.P., D.M., F.D., dhe L.Ll., vjeç 47, 54, 49 e 61, banues në Tiranë. Nenet 262, 274 dhe 293 të Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V.B., vjeç 60, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vedat Kokona”, në banesë, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten dhe djalin, D.B., dhe K.B., vjeç 52 e 26. Punohet për kapjen e V.B. Neni 130 /a /1 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, shtetasi G.A., vjeç 26, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën e “Dibrës” e kanë goditur me send të fortë dy persona të panjohur. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin U.M, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi gjatë natës, në Paskuqan 2, dyshohet se ka vjedhur motorin tip “Bashan”, në pronë e shtetasit A.T., vjeç 47, banues në Kamëz. Po punohet për shoqërimin e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.V., vjeç 11, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.H., vjeç 25, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka vjedhur në lokalin e shtetasit K.C., vjeç 53, banues në Tiranë. Po punohet për kapjen e tij. Nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe punohet për shoqërimin e shtetasit të mitur A.Xh., vjeç 15, banues në Kamëz. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh.P., vjeç 20, banues në Kamëz. Neni 108 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprat penale, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim A.D., vjeç 37, banues në Tiranë. Nenet 274 dhe 278 të Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit K.B., G.S., F.L., L.P., F.P., L.K., A.M., Sh.S., G.Gj., A.D., dhe P.A., vjeç 29, 46, 67, 51, 59, 51, 38, 45, 30, 24 e 17, banues në Tiranë. Nenet 262, 274 dhe 293 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 04.12.2018, shtetasi B.M., vjeç 47, banues në Vorë, kallëzon se, më datë 03.12.2018, në fshatin Muçaj, i kanë vjedhur disa sende personale në banesë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit K.C., e M.Gj., vjeç 19 e 35, banues në Vorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin E.K., vjeç 34, banues në Kavajë, pasi në lagjen Nr. 1, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar rilidhje të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin A.K., vjeç 51, banues në Rrogozhinë, pasi në fshatin Ballaj-Vendas, Rrogozhinë, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, E.K., vjeçe 47, të cilës u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130 /a /1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 04.12.2018, gjatë natës, është vjedhur banesa në pronësi të shtetases P.M., vjeçe 65,. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, gjatë natës, është vjedhur banesa në pronësi të shtetasit E.D. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 

Më datë 04.12.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.D., vjeçe 46, banuese në Rrushbull, pasi bashkëshorti, shtetasi B.D., vjeç 48, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen Z.P., vjeçe 63, banuese në Durrës, pasi në banesë, në lagjen nr. 16, Durrës, nga kontrolli i ushtruar nga O.SH.E.E, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, ka barë kallëzim shtetasi R.Xh., vjeç 45, banues në Durrës, se në lagjen nr.4, i kanë vjedhur portofolin me disa sende personale. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin R.V., vjeç 41, banues në Durrës, pasi në banesë, është vetëdëmtuar me mjet prerës dhe pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, shtetasi A.Gj., vjeç 64, banues në lagjen Nr.6, ka bërë kallëzim se në banesën e shtetasit B.R., vjeç 53, banues në Durrës, emigrant në Itali, kanë vjedhur sahatin e  ujit. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më  datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin P.Rr., vjeç 58, banues në Fushë-Krujë, pasi në Fushë-Krujë, ka goditur me grusht shtetasin A.K., vjeç 36, banues në Fushë-Krujë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më  datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin R.H., vjeç 40, banues në Paskuqan Kamëz, pasi në fshatin Tapizë, ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit G.Ç., vjeç 50, banues në Fushë Krujë. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin I.A., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në fshatin Xhyrë, u konstatua duke ndërtuar, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 04.12.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.G., vjeçe 30, banuese në Kamenicë, pasi bashkëshorti E.G., vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet iu referuan Gjykatës së Shkallë  së Parë Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.12.2018, gjatë natës, në fshatin Mborje, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit R.M., vjeç 58, banues në Mborje. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, gjatë natës, në fshatin Barç, është tentuar të vidhet banesa e shtetases S.A., vjeçe 40. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, në afërsi të fshatit Drenovë, është tentuar të vidhet objekti në pronësi të shtetasit Ll.R., vjeç 60. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll

Më datë 04.12.2018, në fshatin Tren, është konstatuar vjedhja dhe dëmtime e kabinës elektrike në pronësi të shtetasit A.Zh., vjeç 45, banues në qytetin e Bilishtit. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin B.H., vjeç 49, banues në Dunicë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin A.D., vjeç 46, banues Pogradec, pasi më datë 04.12.2018, në lagjen nr. 4, ka goditur me sende të forta shtetasin F.D., vjeç 28, banues në Pogradec. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin M.S., vjeç 25, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, ka kanosur me fjalë shtetasin A.B., vjeç 44, banues në Pogradec. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasen F.T., vjeçe 46, banuese në Pogradec. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.A., vjeç 23, banues në Shijak. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 04.11.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasen N.A., vjeçe 50, banues në fshatin Belishovë, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE,  kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 04.12.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen K.A., vjeçe 28, banuese në fshatin Çeprat, pasi ndaj  saj  ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike bashkëshorti P.A., vjeç 35, banues në fshatin Çeprat. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.  Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Vlorë
Kapet dhe ndalohet nga Policia për "Mashtrim" shtetasi:
R.A., 34 vjeç, banues në Vlorë.
Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi me qëllim ekzekutimin e vendimit nr.288, datë 30.07.2017 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka dënuar me 8 (tetë) muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi", parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal.
Mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetasi K.K., më datë 27.07.2017, shtetasi R.A., i ka marrë një shumë parash prej 1500 euro në këmbim të një automjeti, por si përfundim shtetasi K.K., nuk ka marrë as mjetin dhe as paratë. Gjithashtu bëjmë me dije se shtetasi R.A., ka qenë i arrestuar më parë nga Policia për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" (neni 283).

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pasi më datë 30.11.2018, në fshatin Karoq, është vjedhur banesa e shtetasit A.Z., vjeç 72, banues në fshatin Karoq. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.A., vjeç 35, banues në Korçë, pasi më datë 03.12.2018, në Ksamil, është konstatuar se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Nenet 199/a dhe 200 të Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin F.N., vjeç 19, banues në Laç,  pasi më datë 29.11.2018, në Konispol, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe është kthyer deportiv nga policia greke. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, për shtetasin Q.G., vjeç 46, banues në Sarandë. Nenet 199/a/1 dhe 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin E.K., vjeç 35, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “18 Shtatori”, ka goditur me grusht shtetasin K.T., vjeç 32, banues në  Gjirokastër. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin K.M., banues në fshatin Vodhinë, Dropull, pasi më datë 03.12.2018, në fshatin Vodhinë, ka goditur me grushte, shtetasin V.Q., banues në fshatin fshatin Vodhinë.  Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 04.12.2018, në fshatin Barbullojë, në banesë, është vetëhelmuar me mbidozë ilaçesh, shtetasja K.P., vjeçe 26, e cila ndodhet në spital Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për vlerësim.

Më datë 04.12.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen P.Z., vjeçe 62, banuese në Gjadër, pasi djali, S.Z., vjeç 33, banues në Gjadër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.12.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi S.Z., vjeç 33, banues në Gjadër, për veprën penale bazuar në nenin 134 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin Sh.M., vjeç 54, banues në Fushë-Mamaurras, pasi afër shtëpisë, është konstatuar duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/1, i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin dhe punohet për kapjen e shtetasit G.M., vjeç 29, banues në fshatin Fushë-Kuqe, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, shtetases D.M., vjeçe 60, banuese në fshatin Fushë-Kuqe. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë

Më datë 04.12.2018 gjatë natës, në fshatin Perlat, shtetasit A.S., vjeç 51, banues Burrel, i kanë vjedhur disa koshere bletësh. Po punohet për  identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin K.Ç., vjeç 54, banues në fshatin Malaj, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë shtetasin R.L., vjeç 41, banues në fshatin Malaj. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 03.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.Gj., vjeç 36, banues në Velipojë, pasi në Velipojë, ka ndërtuar një mbulesë verande, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin I.K., vjeç 55, banues në fshatin Dobraç, për veprat penale bazuar në nenet 275, 121/a dhe 293/b të Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi E.N., vjeç 36, banues në Vau i Dejës. Neni 283 i Kodit Penal. 

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin B.M., vjeç 26, banues në Shkodër, pasi më datë 04.12.2018,  në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit  S.M., vjeç 65. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë

Më datë 04.12.2018, shtetasja M.S., vjeçe 36, banuese në qytet Pukë, ka bërë kallëzim se i kanë vjedhur celularin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u ndalua shtetasi A.I., vjeç 40, banues në qytet Pukë, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 04.12.2018, u ndalua shtetasi në kërkim M.R., vjeç 25, banues në fshatin Rajë, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, ka lënë në fuqi, pjesën e mbetur të dënimit prej 1 vit, 7 muaj e 29 ditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Nenet 283/2 e 284/1 të Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, në urgjencën e spitalit Tropojë, është paraqitur shtetasja L.H., vjeçe 58, e cila duke punuar, ka dëmtuar dorën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, dhe punohet për kapjen e shtetasit F. (K.) M., vjeç 31, banues në fshatin Selane dhe shtetasin A.M., vjeç 21, banues në fshatin Selane, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Bolonjës”, Peshkopi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin A.A.(B.), vjeç 35, banues në fshatin Vakuf. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal. 

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 04.12.2018, në KKM, Rinas, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.K., vjeç 32, banues në Tiranë, kthyer deportiv nga Italia, pasi më datë 29.11.2018, në afërsi të Konispolit, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin e deportuar nga Anglia, B.M., vjeç 28, banues në Fier, pasi më datë 26.08.2017, në afërsi të PKK, Muriqan, Shkodër, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e deportuar nga Anglia, K.D., vjeç 25, banues në  Klos, Burrel, pasi më datë 14.07.2018, në afërsi të PKK Bllatë, Dibër, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e deportuar nga Franca, R.A., vjeç 34, banues në Lezhë, pasi më datë 11.09.2018, në afërsi të PKK Morinë,  Kukës, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e deportuar nga Belgjika, E.Ç., vjeç 21, banues në Shkodër, pasi më datë 05.11.2018, nga PKK Durrës, në dalje, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e deportuar nga Belgjka, N.B., vjeç 22, banues në Shkodër, pasi më datë 05.11.2018, nga PKK Durrës, në dalje, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.S., vjeç 26, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë i është gjetur një kartë identiteti greke e falsifikuar. Neni 189/2 i Kodit Penal.

Më datë 04.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e deportuar nga Italia, M.H., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi më datë 12.08.2018, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, në afërsi të PKK Morinë. Neni 297 i Kodit Penal.
   
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Më datë 04.12.2018, në S.P.K.M Hani i Hotit, u ekstradua në dalje, nëpërmjet Z.Q.K. Interpol Tirana, shtetasi kosovar Xh.B., vjeç 39, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kolasin - Mali i Zi, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj hiqe lirie, për veprën penale “Vjedhje me pasoja të rënda”, parashikuar nga nenet 240/1 paragrafi i parë lidhur dhe me nenin 23 dhe 49, neni 403/2 të Kodit Penal të Malit të Zi.

Arkiva

Mars 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31