Finalizohet operacioni i koduar "Il L'atitante", kapet i shumëkërkuari në Durrës

Operacion ndërkombëtar i Policisë Shqiptare, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Karabinierisë së Barit.I Kerkuari 5 dhjetor 2018

Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Il L'atitante", kapet i shumëkërkuari në Durrës.

Pas një hetimi intensiv disa mujor me metoda speciale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Policia e Shtetit dhe Arma e Karabinierëve të Barit, Itali u zbulua vendbanimi dhe u kap një shtetas i shumëkërkuar në nivel ndërkombëtar.

Gjatë paradites, Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DPPSH, Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës finalizuan operacionin ku u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi italian G.C., 40 vjeç, lindur dhe banues në Bari, Itali.

Në ngarkim të tij, Gjykata e Barit ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Për këtë vepër penale maksimumi i dënimit është 20 vjet burgim.

Arkiva

Mars 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31