Rinas - Ekstradohet një shtetas nga Madridi/Spanjë drejt vendit tonë


RinasINTERPOL

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Madridi/Spanjë drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar E. (B.) P., 31 vjeç, banues në Laç - Kurbin.

Shtetasi E. (B.) P., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi me vendimin penal nr.1242-242, datë 17.11.2016, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka vendosur bashkimin e dënimeve dhënë me vendim penal Nr. 488-66 datë 23.05.2013, me vendimin penal Nr. 892-197 datë 21.09.2015, si dhe me vendimin penal Nr. 479-87 datë 03.05.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, duke dhënë dënimin përfundimtar në ngarkim të tij me 7 vjet burgim për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake" parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.


Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 01.08.2012, dyshohet se ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në lagjen Nr.4 të qytetit të Laçit.

Më datë 25.09.2012 , gjatë një kontrolli në një lokal në lagjen Nr. 4 të qytetit të Laçit, është gjetur një armë zjarri automatik model 56 me dy krehra me fishekë, ku pas hetimeve të kryera ka rezultuar se arma në fjalë i përkiste shtetasit E.P.

Më datë 05.02.2013, shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Kurbin janë informuar se në aksin rrugor Laç-Autostradë, është qëlluar me arme zjarri. Nga hetimet ka rezultuar se personi qe kishte qëlluar me armë zjarri ishte shtetasi E.P.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madrid/Spanjë, u bë i mundur arrestimi i tij në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Arkiva

Korrik 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4