Qarku Durrës – Policia vijon kontrollet për sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike

Durrës durres 6.12.2018

Vijojnë kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën.

Në qytetin e Durrësit, Krujës dhe Shijakut u kontrolluan 34 subjekte të ndryshme ( dyqane, supermarkete dhe pika shumice).

Si rezultat i kontrolleve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla apo fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Gjithashtu kontroll u ushtrua edhe në lidhje me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.

Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregtimit të lëndëve të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin "Komisariati Dixhital".

Arkiva

Prill 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 1 2 3 4 5