Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 06 Dhjetor 2018

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit01drejtoria new 

Departamenti i Policisë Kriminale 

Drejtoritë Vendore të Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për korrupsionin

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Gj.K., vjeç 35, banues në Tiranë. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.J., vjeç 21, banues në Tiranë. Nenet 186 dhe 184 të Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, shtetasi D.Xh., vjeç 30, banues në Tiranë, ka kallëzuar se më datë 30.11.2018, në fshatin Zhurje, Ndroq, Tiranë, duke qenë në punë, në një pikë karburanti drejtuesi i një mjeti, është furnizuar me karburant, duke i dhënë një kartëmonedhë të dyshuar e falsifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 183 dhe 149  të Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen B.G., vjeçe 39, banuese në Tiranë. Nenet 186 dhe 184 të Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Z.N., vjeç 45, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.S., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen K.L., vjeçe 71, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital, u largua për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi A.B., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në në rrugën “Sami Frashëri”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Toyota”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi A.V., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kasem Shima”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, shtetasja D.B., vjeçe 64, banuese në Tiranë, ka kallëzuar se, në rrugën “Pandi Dardha”, e ka përplasur një mjet i paidentifikuar, duke i shkaktuar dëmtime, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.K., vjeç 37, banues në Durrës, pasi në fshatin Shën Vlash, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motorin tip “Yamaha”, të drejtuar nga shtetasi A.P., vjeç 26, banues në Shën Vlash, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 05.12.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi K.Sh., vjeç 26, banues në fshatin Fikas, pasi në aksin rrugor Cërrik-Papërr, në fshatin Broshkë, duke drejtuar mjetin kamion tip “Iveko”, ka aksidentuar shtetasin I.Q., vjeç 28, banues në fshatin Valas, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ndalimin e shtetasve:
• L.B, 33 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë ish-Drejtor në ZVRPP-Korçë).
• E.G, 34 vjeç, banues në fshatin Barç, (ish-punonjës në ZVRPP-Korçë)
• A. H, 28 vjeçe, banuese në Korçë, (me detyrë regjistruese në ZVRPP-Korçë) të tre për veprat penale parashikuar nga nenet 248, 143/2, 186, 192/a të Kodit Penal.
• E. A, 36 vjeç, banues në Korçë, (ish-punonjës në ZVRPP-Korçë) nenet 143/2 dhe 186 të Kodit Penal,
• A. Z, 65 vjeç, banues në Korçë, neni 245/1 i Kodit Penal.
Ndalimi i tyre u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendim datë 05.12.2018, ka vendosur për këta shtetas, masën e sigurisë "Arrest me burg" pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se iu kanë marrë qytetarëve, sasi lekësh duke iu përpiluar dokumente fiktive, për regjistrim pasurish të cilat rezultonin me probleme në përfitimin e certifikatës së pronësisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:
E.M., 30 vjeç, banues në Korçë.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim nr 180 datë 27.04.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 7 muaj dhe 24 ditë burg, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” parashikuar nga nenet 290/2 dhe 273 të Kodit Penal.

Pogradec
Në vijim të informacionit paraprak datë 05.12.2018, informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
F.M., 25 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Korçë- Pogradec, në Çërravë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin Nj.H, 77 vjeç, banues Petrushë, Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit, ku më pas ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/3 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 05.12.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi G.S., vjeç 25, banues në fshatin Plug, Lushnje, pasi në lagjen “Çlirim”, tek kryqëzimi i postës së vjetër, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, motoçikletën tip “YAMAHA” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier, për shtetasin N.Ll., vjeç 51, banues në fshatin Bishan, i pajisur me leje drejtimi, pasi në aksin rrugor Cakran-Kreshpan, në fshatin Cakran, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen N.Sh., vjeçe 9, banuese në fshatin Cakran, ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin N.K., vjeç 26, banues në Elbasan. Nenet 288/a, 180 dhe 170/a të Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin D.P., vjeç 43, banues në Elbasan. Nenet 174, 180 dhe 170/a të Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin Sh.D., vjeç 50, banues në Elbasan. Neni 180 i Kodit Penal.

Në vijim të ngjarjes, datë 16.03.2017, që bënë fjalë për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në ngarkim të shtetasit R.R., vjeç 50, banues në Vlorë, më datë 06.12.2018, u ekzekutua urdhri i Prokurorisë, në zbatim të Vendimit Penal nr. 2101, datë 28.11.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë, apartament me sipërfaqe 83 m2 në Vlorë, mjetet tip “Benz, Volkswagen, Renault dhe Kia”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 287 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni për narkotikët

Më datë 05.12.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.G., vjeç 20, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë, pasi gjatë kontrollit në një ambient në mbikëqyrje të tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 124 kg, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër filluan procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
- S.K., 34 vjeç, (ish-Drejtor i Spitalit Rajonal Dibër)
- E.S., 40 vjeç, (Shef Personeli)
- V.D., 37 vjeçe, (Shefe e Financës)
- V.V., 55 vjeçe, (Përgjegjëse e Zyrës së Kostos)
- Z.L., 57 vjeçe, (Specialiste e Pagave).
Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi nga administrimi dhe analizimi i materialeve të deritanishme rezulton se janë punësuar shtetasit e lartpërmendur pa përfunduar arsimin përkatës duke përfituar pagë më të lartë se niveli i arsimit.
Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shpërdorim detyre" dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen D.Gj., vjeçe 47, banuese në Tiranë. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen T.D., vjeçe 02.03.1978, banuese në Tiranë, pasi ish-bashkëshorti B.B., vjeç 40, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases U.M., vjeçe 22, banuese në Tiranë, më datë 06.12.2018, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, të cilët deklarojnë se është me probleme mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.A., vjeç 34, banues në Tiranë. Neni 247 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.D., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, nuk iu është bindur urdhrit të punonjësit të policisë. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Sh., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Medar Shtylla”, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin G.D., vjeç 28, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.P., vjeç 34, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Po punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.M., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi tek sheshi “Skënderbej”, ka goditur me sende të forta, shtetasin K.Z., vjeç 24, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim M.D., vjeç 35, banues në Kamëz. Neni 312/a i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.T., vjeç 66, banues në Tiranë, pasi në rrugën “At Zef Valentini”, në banesë, iu konstatuan punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, shtetasi K.Ç., vjeç 69, banues në Tiranë, ka kallëzuar se, i është larguar nga banesa djali, A.Ç., vjeç 15, banues në Tiranë. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit I.K., dhe E.K., vjeç 50 e 30, banues në Tiranë. Nenet 161 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit B.M., e M.M., vjeç 32 e 42, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Eshref Frashëri”, për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Nenet 89 e 130 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Xh.Xh., banues në Tiranë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetases (hallës), N.Xh., vjeçe 54, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.K., vjeç 41, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Gj., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maj”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, M.M., vjeç 19, banues në Kamëz, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj heqje lirie, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”. Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 05.12.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, F.B., vjeç 41, banues në Kamëz, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 11 muaj heqje lirie, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, shtetasja T.P., vjeçe 62, banuese në Tiranë, ka kallëzuar se, i ka humbur portofoli. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim, A.T., vjeç 44, banues në Kamëz. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, shtetasja R.B., vjeçe 42, banuese në Kamëz, ka kallëzuar se i është larguar nga banesa vajza, S.B., vjeçe 19, banuese në Kamëz. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 04.12.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M.L., vjeçe 22, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti E.L., vjeç 31, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.12.2018, në rrugën “Leka i Madh”, në banesë, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë dhe ka gjetur vdekjen, shtetasi D.G., vjeç 60. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit K.B., A.B., F.P., G.S., G.Gj., A.D., dhe P.A., vjeç 29, 78, 59, 49, 30, 24 e 17, banues në Tiranë. Nenet 262, 274 dhe 293 të Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi A.L., vjeç 38, banues në Tiranë. Nenet 305 dhe 305/b të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 05.12.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen E.K., vjeçe 39, banuese në Kavajë, pasi vjehrra, shtetasja Sh.K., vjeçe 67, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë. Ligji 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.D., vjeç 48, banues në Kavajë. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për “Plagosja e lehtë me dashje”, më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit Ç.Sh., vjeç 49, banues në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen N.S., vjeçe 63, banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, në banesë, nga kontrolli i ushtruar nga Taks Forca e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen T.D., vjeçe 40, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti i saj N.D., vjeç 48, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.12.2018, në Durrës, në banesë është gjetur e vdekur shtetasja Sh.M., vjeçe 76. Nga veprimet e para hetimore rezulton se, shkaku i vdekjes ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Më datë 05.12.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen I.D., vjeçe 84, banuese në Durrës, pasi nusja e djalit  shtetasja V.D., vjeçe 47, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.12.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi M.Ç., vjeç 22, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 1 Durrës, nuk është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar mjetin, si dhe ka goditur e ofenduar punonjësit e policisë. Neni 236/2 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi K.D., vjeç 39, banues në Durrës, pasi në gjatë shoqërimit në polici për konflikt në familje, ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë. Neni 236/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin B.K., vjeç 30, banues në fshatin Cudhi, pasi në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujës, për shtetasit B.H., I.H., dhe D.M., vjeç 30, 25 e 23, banues në Fushë-Krujë dhe Ishëm Durrës, pasi më datë 04.12.2018,  në Fushë Krujë, kanë goditur me mjete të forta njëri-tjetrin, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin K.Z., vjeç 53, banues në fshatin Mukje. Neni 199/a e  200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 05.12.2018, në fshatin Rubjekë, në banesë ka rënë nga shkallët shtetasja Sh.F., vjeçe 46, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Elbasan

Elbasan
Informacion paraprak
Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me mjet prerës (thikë) të 36-vjeçarit.
Më datë 05.12.2018, rreth orës 16:50, në lagjen "Shënkoll", Elbasan, shtetasi L.L., për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës thikë fqinjin e tij shtetasin A.Sh., 36 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, i cili është transportua në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.B., vjeç 37, banues në fshatin Qarrishtë, pasi në Librazhd, u kap duke transportuar lëndë drusore, me mjetin furgon  tip “Benz”, pa dokumentacionin përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin T.K., vjeç 25, banues në Korçë, pasi më datë 04.12.2018, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M.R., vjeçe 59, banuese në Korçë, pasi motra, shtetasja B.T., vjeçe 63, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë . Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.12.2018, gjatë natës, në lagjen nr.1 Korçë, është vjedhur në objektin në pronësi të shtetasit L.B., vjeç 63, banues në Korçë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, më datë 05.12.2018,  u vetëdorëzua shtetasi në kërkim, E.B., vjeç 28, banues në fshatin Podgorije, i cili do ndiqet në gjendje të lirë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 05.12.2018, në fshatin Gështenjas, shtetasi Xh.K., vjeç 78, banues në fshatin Gurras, duke punuar është rrëzuar, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u  referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, si ngjarje aksidentale.


Pogradec 
Në vijim të informacionit datë 02.12.2018, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases M.S, 15 vjeçe, banuese në fshatin Vërdovë, Pogradec, informojmë se më datë 05.12.2018, kjo shtetase u gjet dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin G.Xh., vjeç 25, banues në fshatin Trebinjë, pasi është kthyer nga pala Maqedonase në PKKK Qafë-Thanë, pasi ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, shtetasi E.L., vjeç 23, banues në Pogradec, ka kallëzuar se, në lagjen nr.2, një mjet tip “Volkswagen” me targë të pa identifikuar, duke u përplasur, i ka dëmtuar mjetin në pronësi të tij, tip“Volkswagen”. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. Nenet 150 e 273 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 05.12.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen V.D., vjeçe 47, banuese në Berat, pasi në banesë, kushëriri i bashkëshortit të saj, shtetasi S.D., vjeç 34, banues në Berat, ka ushtruar dhunë psikologjike. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ‘’Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 05.12.2018, gjatë natës, në fshatin Buzmadh, janë vjedhur disa bagëti të trasha, në kasollen e bagëtive të shtetasit L.L., vjeç 59. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, shtetasi V.K., vjeç 77, banues në Fier, kallëzon se ka konstatuar se i mungonin 8.000 lekë, ku ka dyshime se ia kanë vjedhur. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin R.Ç., vjeç 53, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Hajro Çakërri”, ka kanosur shtetasin M.M., vjeç 62, banues Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.A., vjeç 47, banues në Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, shtetasi A.G., vjeç 42, banues në Vlorë, ka kallëzuar se më datë 06.11.2018, në lagjen “Kushtrimi”, para banesës, në mjetin tip “Hyndai”, i kanë vjedhur një pjesë (sensorët). Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin N.A., vjeç 18, banues në Orikum, pasi në Orikum, ka goditur me grusht, shtetasin M.Gj., vjeç 44, banues në fshatin Tragjas. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim, pasi ka bërë kallëzim, shtetasi T.M., vjeç 58, banues në Vlorë, pasi sipas tij, një defekt në shtyllën e tensionit, i ka djegur të gjitha pajisjet elektroshtëpiake.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 05.12.2018, u ndalua shtetasi në kërkim Y.Gj., vjeç 42, banues në fshatin Çukë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Nga veprimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin B.D., vjeç 24, banues në Ishull-Shëngjin. Nenet 199 e 203 të Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin D.Sh., vjeç 58, banues në fshatin Gramsh, pasi në këtë fshat, po ndërton një banesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Në vijim të komunikatës, më datë 05.12.2018, u ndalua shtetasi G.M., vjeç 29, banues në fshatin Fushë-Kuqe, për veprën penale “Dhunë në familje”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për vlerësim, për shtetasin S.Xh., vjeç 52, banues në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit A.S., vjeç 54, banues në Laç,


Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin Gj.Ll., vjeç 57, banues në Laç, Kurbin. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.G., vjeç 42, banues në fshatin Kosmaç, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin P.N., vjeç 39, banues në fshatin Bratosh. Nenet 84 e 130/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë

Më datë 05.12.2018, në fshatin Bujanë, në banesë, shtetasi E.D., vjeç 33, (i sëmurë epileptik), është vetëplagosur me thikë, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin L.S., vjeç 42, banues në fshatin Jaho Salihi, pasi në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një banesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasen S.S., vjeçe 78, banuese në fshatin Rragam, pasi gjatë kontrollit, u konstatua një objekt në ndërtim, pa lejen përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Has

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasit N.L., dhe I.D., vjeç 68 e 72, banues në fshatin Zahrisht, pasi në këtë fshat, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin, duke ushtruar vetëgjyqësi. Nenet 89 e 277 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin Dh.T., vjeç 37, banues në fshatin Smollik, pasi në fshatin Tërnovë, u kap pasi kishte prerë dru. Neni 206 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin V.K., vjeç 11., banues në Gjoricë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin E.H., vjeç 22, banues në  Burrel, pasi më datë 04.12.2018, në Burrel, ka goditur me grusht, shtetasin E.R., vjeç 15, banues në fshatin Batër. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.12.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen F.K., vjeçe 45, banuese në fshatin Cërruj, Klos, pasi bashkëshorti I.K., vjeç 50, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Mat. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


Më datë 05.12.2018, në fshatin Vig, në vendin e quajtur ”Gryka e Valit”, shtetasi R.C., vjeç, 58, banues në Burrel, duke udhëtuar me kafshë, ka rënë aksidentalisht duke u dëmtuar, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për ngjarje aksidentale.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.B., vjeç 29, banues në Sarandë, kthyer deportiv nga Belgjika, pasi më datë 04.10.2018, në afërsi të P.K.K Qafë Botë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Rinas
Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Madridi/Spanjë drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar E. (B.) P., 31 vjeç, banues në Laç - Kurbin.
Shtetasi E. (B.) P., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi me vendimin penal nr.1242-242, datë 17.11.2016, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka vendosur bashkimin e dënimeve dhënë me vendim penal Nr. 488-66 datë 23.05.2013, me vendimin penal Nr. 892-197 datë 21.09.2015, si dhe me vendimin penal Nr. 479-87 datë 03.05.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, duke dhënë dënimin përfundimtar në ngarkim të tij me 7 vjet burgim për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake" parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Më datë 01.08.2012, dyshohet se ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në lagjen Nr.4 të qytetit të Laçit.
Më datë 25.09.2012 , gjatë një kontrolli në një lokal në lagjen Nr. 4 të qytetit të Laçit, është gjetur një armë zjarri automatik model 56 me dy krehra me fishekë, ku pas hetimeve të kryera ka rezultuar se arma në fjalë i përkiste shtetasit E.P.
Më datë 05.02.2013, shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Kurbin janë informuar se në aksin rrugor Laç-Autostradë, është qëlluar me arme zjarri. Nga hetimet ka rezultuar se personi qe kishte qëlluar me armë zjarri ishte shtetasi E.P.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madrid/Spanjë, u bë i mundur arrestimi i tij në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Më datë 05.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Y.B., vjeç 65. Neni 179/a  i Kodit Penal.

Më datë 06.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.S., vjeç 24, banues në Fier, kthyer deportiv nga Holanda, pasi më datë 18.09.2018, në afërsi të P.K.K Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Më datë 05.12.2018, në KPK, Kapshticë, u kap shtetasja në kërkim M.M., vjeçe 26, banuese në Elbasan. Neni 124 i Kodit Penal. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryen nga DVP Korçë.

Më datë  04.12.2018, në dalje të qytetit Bilisht, shërbimet e kufirit kanë kapur 4 shtetas të huaj, të cilët  kishin kaluar kufirin në  mënyrë të paligjshëm në afërsi të PKK Kapshticë. Këta shtetas në përfundim të procedurave përkatëse do të dërgohen në vendet e tyre të origjinës.

Më datë 05.12.2018,  në P.K.K Qafë Thanë, nga patrulla e kufirit të gjelbër, në vendin e quajtur Rrajce, u kap shtetasi L.A., vjeç 21, banues në Krujë, pasi më datë 05.12.2018, në afërsi të P.K.K. Qafë Thanë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshëm. Veprimet proceduriale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Pogradec. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër

Më datë  04.12.2018, në Gjirokastër, tek  “Ura e Glinës”, janë kapur  2 shtetas të huaj, të cilët kishin kaluar kufirin në  mënyrë të paligjshëm në afërsi të fshatit Grapsh. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit u proceduan me urdhër largimi vullnetar.

Arkiva

Mars 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31