Lushnje, kontrolle për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike dhe atyre të shpallur në kërkim

Lushnjelushnje 07.12.2018 foto

Kontrolle nga Policia vendore Lushnje për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike dhe atyre të shpallur në kërkim.

Bie në pranga një shtetas i cili ishte i shpallur në kërkim nga policia.

Gjatë momentit të kapjes, policia i gjen edhe një armë zjarri pistoletë të cilën ky shtetas e mbante në brez.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan shtetasin:

•B.L., 37 vjeç, banues në Lushnje.

Shtetasi B.L ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje" pasi në datën 19.10.2018, pranë lokalit të shtetasit me iniciale S.Ç, në lagjen “Gafurr Muço” Lushnje, ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E.Xh, 38 vjeç.

Gjatë kontrollit të trupit që iu bë shtetasit B.L., iu gjet një armë zjarri pistoletë TT me 7 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Arkiva

Mars 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31