Rrugorët e Tiranës, kontrolle e ndëshkime për automjetet pa licencë që transportojnë pasagjerët

TiranëRRUGORE 1 SHKURT

Nisur nga ankesat e sindikatave dhe operatorëve të ndryshëm të transportit publik, në lidhje me informalitetin dhe aktivitetin e palicencuar që ushtrohet nga mjete të kategorive të ndryshme, rrugorët e kryeqytetit, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Sigurisë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, kanë organizuar kontrolle me mjete dhe agjentë civilë, në disa zona të ndryshme të kryeqytetit, ku dyshohet se kryhet ky aktivitet informal.

Si rezultat janë evidentuar dhe ndëshkuar 23 mjete, pjesa me e madhe e tyre për transport udhëtaresh, kur destinacioni i përdorimit të mjetit është vetjak, si dhe për transport udhëtaresh jo në përputhje me kushtet dhe kufizimet e licencave.

Policia falënderon këdo që bashkëpunon dhe kontribuon për një transport cilësor dhe të ligjshëm.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1