Elbasan: Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Elbasan 
 
Vijon puna për kapjen e persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 
 
Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
 
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorin Vendore të Policisë Elbasan pas një pune të mirë organizuar, në bashkëpunim me  Komisariatin e Policisë Cërrik dhe  Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
 
• J. S., 45 vjeç,  banues në Cërrik.
 
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykatës e Barit Itali,  e ka dënuar 11 vjet burg,  për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”.
 
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1