Fier: Vidhte portofolat pacientëve që shkonin në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore, policia vë në pranga autorin e dyshuar

Fier
 
Vidhte portofolat pacientëve  që shkonin në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore, policia vë në pranga autorin e dyshuar.
 
Pas një pune  hetimore 1 mujore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar i cili ishte kthyer në një shqetësim për të moshuarit që merrnin shërbimet në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier.
 
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin N.L, 62 vjeç, banues në Kuçovë.
 
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier,  ky shtetas dyshohet se në kohë të ndryshme ka kryer disa vjedhje, ku nga puna hetimore e deritanishme është bërë e mundur dokumentimi i tre prej tyre, konkretisht vjedhja e portofolit të  shtetasit G.T., I.D,  dhe A.Gj.
 
Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes të kryera nga ky shtetas.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhja".

Arkiva

Gusht 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31 1